Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet Alban Tafaj

Mesfushori i krahut, "i ringjallur" me ardhjen e trajnerit Josa, kėrkon tė japė ende kontributin e tij
Tafaj: Kam ende pėr t'i dhėnė Tiranės

Ndonėse mbi shpatullat e tij regjistrohen mbi 12 kampionate tė luajtura nė nivel tė lartė, ai nuk ndien tė lodhur nė fushė. Bėhet fjalė pėr mesfushorin e krahut tė majtė tė Tiranės, Alban Tafaj, i cili mund tė quhet zbulimi i fazės sė dytė. Ardhja nė krye e trajnerit Mirel Josa i hoqi Tafajt "pluhurin e stolit", qė mbante nė periudhėn kur ekipin e drejtonte Sulejman Mema, duke u shndėrruar nė njė prej pikave kyēe tė mesfushės. Falė eksperiencės dhe zhdėrvjelltėsisė sė tij, Tafaj sė bashku me Patushin dhe Ervin Bulkun kanė qenė njė mur i pakalueshėm pėr ēdo skuadėr. Nė njėfarė mėnyre, ky ka qenė dhe sekreti i bardhebluve nė fitimin e ndeshjeve direkte me Vllazninė, Partizanin dhe Dinamon. Moduli i lojės 3-5-1-1 i ka dhėnė tė drejtė teknikut Mirel Josa pėr tė marrė tė gjitha komplimentet. Njė gjė tė tillė e pohon vetė Alban Tafaj nė deklarimin e tij pėr "Sportin shqiptar", kur thotė: "Sigurisht, mėnyra e lojės me 3 mesfushorė shkatėrrues ka qenė siguri pėr skuadrėn nė takimet direkte me kundėrshtarėt tanė pėr titull. Edhe pse zakonisht kam luajtur alf i majtė, nė qendėr tė mesfushės kam gjetur njė dialog tė shkėlqyer me Patushin dhe Bulkun. Me kėtė mėnyrė loje i kemi dhėnė mė frymėmarrje skuadrės dhe e kemi goditur kundėrshtarin nė ēastet kur nuk e priste. Besoj se njė mėnyrė e tillė loje do tė shfaqet sėrish nė tė ardhmen,"- thotė numri 7 i bardhebluve.
Pėr sa i takon vetes sė tij, Albani komenton se ndihet nė formė shumė tė mirė, tė cilėn kėrkon ta vendosė nė dispozicion tė skuadrės. "Jam i ndėrgjegjshėm se kam ende pėr t'i dhėnė Tiranės. Po kaloj njė formė shumė tė mirė fizike dhe kėtė kėrkoj ta vė nė shėrbim tė ekipit pėr arritjen e objektivave. Njė meritė kėtu pėr formėn time ka edhe trajneri Mirel Josa, i cili mė ka dhėnė mundėsinė tė aktivizohem si titullar nė fazėn e dytė. Besoj se edhe unė ia kam shpėrblyer,"- vazhdon idenė "sallaksi" i kampionėve nė fuqi. Nė lidhje me skuadrėn, Albani shprehet se Tirana e sivjetme ėshtė mė e mira e kėtyre viteve tė fundit. Sipas tij, forca e ekipit mbėshtet nė konkurrencė, kualitetet dhe nė frymėn harmonike mes stafit dhe lojtarėve. "Tiranėn e sivjetme mund ta pėrkufizoj thjesht mė tė mirėn e kėtyre viteve tė fundit. Nė skuadėr ka njė konkurrencė tė madhe mes 19 futbollistėsh tė pėrafėrt nė cilėsi, si dhe ekziston njė klimė harmonike ndėrmjet lojtarėve dhe drejtuesve. Kjo sjell atė qė Tirana tė jetė absolute nė kampionat dhe tė kihet zili prej tė gjithė kundėrshtarėve,"- gjykon 30-vjeēari.
Pėr ndėrprerjen trijavore tė kampionatit, Tafaj mendon se nuk i shėrbeu skuadrės, pasi i uli vrullin fazės pėrgatitore tė zhvilluar nė Egjipt. "Ndėrprerja e kampionatit pėr miqėsoret e kombėtares B nuk ishte nė tė mirėn tonė, sepse ne vinim pas njė faze pėrgatitore intensive nė Egjipt. Megjithatė, trajneri Josa u mundua qė me nga dy seanca stėrvitore ditėn, si dhe me ndeshje miqėsore tė na ruajė gjendjen fizike pėr vazhdimin e kampionatit. Tashmė presim tė luajmė ndeshjen me Besėn, e cila do tė thotė shumė pėr ne nė luftėn pėr fitimin e titullit, duke parė edhe sfidat direkte qė kanė rivalėt."
(shih pergjigjen per problemin e Sokol Prenges...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Sokol Prenga-nuk kam faj!

Mesfushori nuk ėshtė dakord me gjobėn prej 50.000 lekėsh dhe dėnimin dyjavor tė presidentit
Prenga: Jam i pafajshėm
Presidenti El Sajed pezullon Sokol Prengėn pėr tė mos luajtur 2 javė nė kampionat dhe e gjobit njėkohėsisht me 50.000 lekė tė reja. Nga ajo qė mėsohet, dje, nė ambientet e klubit bardheblu, egjiptiani ka marrė njė masė tė ashpėr pėr futbollistin, pasi ėshtė njohur me incidentin e Vlorės. Nė ballafaqimin e fundit me Flamurtarin pėr kampionat, Prenga, nė analizėn para fillimit tė ndeshjes ka debatuar disa minuta me trajnerin Josa pėr mospėrfshirje nė formacion. Nė kėtė 90-minutėsh, tekniku bardheblu preferoi qė tė aktivizonte Merkoēin pėrkrah Xhafės dhe Fortuzit, duke e lėnė nė stol Prengėn, i cili nė njė takim mė parė ndaj Lushnjės kishte luajtur titullar. Duke mos e parė veten nė formacion, 31-vjeēari ka diskutuar me trajnerin se pse e la nė stol. Njė kėrkesė e tillė "llogarie" e lojtarit e ka fyer teknikun Josa, i cili me ardhjen e El Sajedit ia ka paraqitur dėshpėrimin e tij. Nė kėtė mėnyrė, egjiptiani ka marrė njė masė tė tillė ndėshkimore karshi Sokol Prengės, duke e paralajmėruar edhe me pėrjashtim nga skuadra nė rast pėrsėritjeje. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, vetė mesfushori nė deklarimin e tij pėr "Sportin shqiptar" sqaroi: "Nuk e kuptoj pse duhet tė dėnohem kaq ashpėr vetėm pse kam debatuar me trajnerin pėr mospėrfshirje nė formacion. Problemi ka qenė se unė gjatė gjithė javės nė stėrvitje kam qenė nė formacion, ndėrkohė qė nė ndeshjen me Flamurtarin, nė ēastet e fundit, jam lėnė nė stol. Jam ndier i dėshpėruar dhe pėr kėtė i kėrkova trajnerit tė mė bėnte tė ditur arsyen se pse nuk duhet tė luaja. Nė njė takim mė parė, ndaj Lushnjės, nuk kam luajtur keq dhe aktualisht po kaloj formė tė mirė. Kjo ka qenė arsyeja pse nuk mund ta pranoja lehtė lėnien nė stol. Gjithsesi, problemi nuk duhet tė shkonte deri kėtu, sa tė dėnohesha dy javė dhe tė gjobitesha me 50 mijė lekė. Pėr kėtė, ditėn e hėnė do tė kem njė takim me presidentin dhe trajnerin pėr tė sqaruar gjithēka, por njė gjė ėshtė e sigurt: unė jam i pafajshėm,"- thotė i indinjuar Sokol Prenga.
A.CELIBASHI

Josa: Prenga? Do ta diskutojmė sėrish
I pyetur dje nė lidhje me incidentin me mesfushorin Sokol Prenga dhe gjobėn e tij, trajneri Mirel Josa nuk ka dashur tė bėjė shumė komente pėr shtypin. Ai ėshtė shprehur se njė problem i tillė do tė diskutohet sėrish nė ditėt nė vazhdim, pėr tė dalė mė pas nė njė konkluzion. "Nuk mund tė them gjė hėpėrhė nė lidhje me Sokol Prengėn, i cili ka pasur njė debat me mua dhe ėshtė dėnuar nga presidenti me dy javė pezullim dhe njė gjobė prej 50 mijė lekėsh tė reja. Nė ditėt nė vazhdim besoj se do tė zbardhet ēdo gjė ndėrmjet meje dhe atij."

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po