Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
El Sayed zgjidh perfundimisht cdo problem ne ekip

Pas njė takimi me sekretarin Muēa, egjiptiani ka dhėnė viston pėr shpėrndarjen e kėsteve tė prapambetura
El Sajedi hap "thesin" pėr bardheblutė

Rikthimi nė Tiranė i presidentit El Sajed ka korresponduar me zgjidhjen e disa problemeve qė kanė mbizotėruar nė kampin bardheblu prej disa muajsh. Mė shqetėsuesi pėr futbollistėt ka qenė mosshlyerja e njėrit kėst tė kontratės, si dhe 4 shpėrblimeve tė fundit. El Sajedi, gjithashtu, i ka dhėnė zgjidhje edhe ēėshtjes "Bulku-Agolli", tė cilėt u pezulluan pėr tė mos luajtur njė ndeshje nga klubi, sepse nuk udhėtuan me skuadrėn nė takimin me Lushnjėn. Njė gjė tė tillė e ka konfirmuar dje pėr "Sportin shqiptar" sekretari i klubit "Tirana", Shkėlqim Muēa. Ky i fundit ka pasur dje njė takim me presidentin El Sajed, me tė cilin, pasi ka biseduar disa orė pėr problemet e skuadrės, ka rėnė nė njė pikė tė pėrbashkėt. "Pas kthimit tė presidentit nga Egjipti, dje jam takuar me tė pėr tė diskutuar mė shumė nė lidhje me disa probleme tė fundit tė ekipit. Presidenti dha viston pėr shlyerjen e tė gjitha detyrimeve karshi lojtarėve brenda kėtyre ditėve, pėrfshi kėtu edhe disa shpėrblime,"- thotė shefi Muēa.
Nė lidhje me Ervin Bulkun dhe Ansi Agollin, dy mesfushorėt qė tashmė janė grumbulluar me kombėtaren B, sekretari i klubit bardheblu shprehet se ata nuk do tė lėvizin nga Tirana. "Ėshtė e sigurt se Ervin Bulku dhe Ansi Agolli janė dhe do tė mbeten lojtarė tė Tiranės deri nė fund tė sezonit. Presidenti ka kontaktuar vetė me ta dhe ka rėnė dakord pėr t'ua plotėsuar kėrkesat ekonomike. Dėnimi prej njė jave qė u dhamė ne si klub tashmė ka pėrfunduar dhe Bulku me Agollin do tė jenė nė dispozicion tė trajnerit Josa pėr takimin me Besėn pas kthimit nga Norēia,"- bėn tė ditur ai.
Nė fund tė deklarimit, Shkėlqim Muēa ka pohuar se sot Tirana do tė luajė njė tjetėr miqėsore, pikėrisht ndaj Besėlidhjes. "Pėr sot kemi rėnė dakord me drejtuesit e skuadrės sė Besėlidhjes pėr tė zhvilluar njė ndeshje miqėsore me Tiranėn. Pas asaj me Naftėtarin, kjo do tė jetė miqėsorja e dytė pėr skuadrėn tonė nė kėtė ndėrprerje trijavore tė kampionatit. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'i mbajtur lojtarėt nė tonus pėr sa u takon pėrgatitjeve tė tyre dhe nė tė njėjtėn kohė pėr t'i dhėnė mundėsi trajnerit tė korrigjojė sadopak lojėn e ekipit pėrpara ndeshjes me Besėn, mė 21 shkurt,"- pėrfundon komentin e tij ish-trajneri i bardhebluve.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po