Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Merkoci-Do futem dhe une ne listen e golashenuesve!

Sulmuesi bardheblu beson se do tė jetė i rėndėsishėm pėr skuadrėn nė dy fazat e mbetura
Merkoēi: Do tė vijnė edhe golat e mi

Eldorado Merkoēi ėshtė i bindur se do tė jetė deciziv pėr skuadrėn nė pjesėn e mbetur tė sezonit. Sulmuesi bardheblu ka shėnuar vetėm 3 gola nė dy fazat e para tė kampionatit, pikėrisht ndaj Vllaznisė, Teutės dhe Lushnjės, dhe ėshtė i bindur se do ta rritė kėtė kuotė. I rikthyer te Tirana pas njė eksperience tė shkurtėr 6-mujore nė radhėt e Partizanit, 26-vjeēari pėrbėn njė prej katėr sulmuesve kryesorė tė kampionėve nė fuqi. Nė takimin e fundit ndaj Flamurtarit, Merkoēi luajti titullar pėrkrah Xhafės dhe Fortuzit, por nuk mundi ta gjente rrugėn e rrjetės. Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", sulmuesi energjik flet pėr veten dhe skuadrėn. "Nuk kam shėnuar shumė gola nė dy fazat e para tė kampionatit, sepse kam qenė i dėmtuar dhe pjesėn mė tė madhe tė takimeve i kam nisur nga stoli. Megjithatė, nė ato raste qė mė janė paraqitur kam shėnuar 3 herė, kur ndaj Vllaznisė dhe Lushnjės morėm tri pikėt, ndėrsa me Teutėn humbėm fatalisht. Gjithsesi, jam i bindur se nė takimet e mbetura tė sezonit do tė vijnė edhe golat e mi,"- shprehet numri 23 i kampionėve.
Nė kėtė ndėrprerje trijavore tė kampionatit, si rrjedhojė e ndeshjeve miqėsore tė kombėtares B, bardheblutė po stėrviten me nga dy seanca ditėn. Madje, ditėn e shtunėn, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", Tirana luajti njė takim miqėsor me Naftėtarin, tė cilin e fitoi me rezultatin e thellė 6-1. Ēdo gjė pėr kampionėt nė fuqi shkoi sipas parashikimeve, edhe pse ishin tė shumta mungesat e lojtarėve tė grumbulluar me kombėtaren. Pėr sa i takon kėsaj pauze tė kampionatit, Merkoēi mendon se nuk ėshtė nė favor tė Tiranės. "Nuk ėshtė nė favorin tonė kjo ndėrprerje. Megjithatė, nga ana e stafit drejtues po merren tė gjitha masat qė skuadra tė mos bjerė fizikisht, por edhe taktikisht. Po stėrvitemi me nga dy seanca ditėn dhe, nga ajo qė u pa nė ndeshjen me Naftėtarin, forma jonė ishte relativisht e mirė. Shpresojmė tė vazhdojmė kėshtu edhe nė ditėt nė vazhdim,"- bėn tė ditur numri 23 i bardhebluve.
Nė lidhje me kundėrshtarėt nė rrugėn e gjatė pėr tė dy trofetė kombėtarė, Merkoēi, si njė ish-lojtar i Partizanit dhe i Vllaznisė, i sheh tė dy kėto ekipe rivalė kryesorė. "Kundėrshtarė tė drejtpėrdrejtė shoh Partizanin dhe Vllazninė. Megjithatė, mėnjanė nuk lihen as Dinamo dhe Teuta. Do tė jetė njė luftė e hapur ndėrmjet nesh dhe kėtyre katėr skuadrave ajo qė do tė pėrcaktojė gjithēka. Nėse fitojmė sėrish ndaj tyre, ashtu siē bėmė nė fazėn e dytė, atėhere titulli kampion do tė jetė yni,"- gjykon Eldorado. Nė fund tė deklarimit tė tij, sulmuesi kėmbėshpejtė parashikon njė betejė delikate ndaj Besės mė datė 21 shkurt. Merkoēi mendon se, nėse ndaj kavajasve merren tri pikėt, atėhere vihet njė dorė tė titulli, duke parė edhe pėrballjen direkte tė Teutės me Partizanin. "Ndeshja me Besėn do tė jetė ndoshta mė e vėshtira e kėsaj faze tė tretė, duke parė situatėn qė po kalojnė kavajasit. Nėse fitojmė ndaj tyre dhe kundėrshtarėt direktė dalin barazim, atėherė normalisht kemi vėnė njė dorė tė titulli,"- i jep fund idesė sė tij sulmuesi bardheblu, Eldorado Merkoēi.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po