Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Fortuzi-edhe une mendoj se kampionati sduhej te nderpritej

Goleadori bardheblu, kėtė periudhė tė ndėrprerjes sė kampionatit e sheh pa stimuj pėr skuadrėn
Fortuzi: Norēia na zbriti nga "piramidat"

Pėr sulmuesin e Tiranės Indrit Fortuzi, nuk ėshtė e drejtė qė kampionati tė ndėrpritej kaq gjatė si rrjedhojė e njė turneu tė miqėsor tė kombėtares B. Kjo periudhė stėrvitore, sipas tij, ėshtė pa stimuj dhe ka ndikim negativ, sidomos nė ato skuadra qė vijnė pas njė faze pėrgatitore.
Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", njė ndėr goleadorėt mė tė mirė ndėr vite i bardhebluve shprehet se faza pėrgatitore zhvilluar nė Egjipt, nė vendin e piramidave, i shkoi dėm ekipit tė tij. "Norēia na e ēoi dėm tė gjithė djersėn e derdhur nė Egjipt pėr fazėn pėrgatitore. Nuk e kuptoj se pse ky turne miqėsor i kombėtares duhej tė zhvillohej nė momentin qė kampionati kishte dy javė i hapur dhe tė gjitha skuadrat ishin tė pėrqendruara maksimalisht,"- thotė Indriti. Sipas tij, drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit duhet t'i kishin organizuar mė mirė ndeshjet e kombėtares dhe tė kampionatit. "Unė mendoj se drejtuesit e FSHF-sė, por edhe trajneri Brigel, duhet tė kishin bėrė njė organizim mė tė mirė, nė kuptimin qė tė mos rregullonin vetėm planet e kombėtares dhe t'u prishnin punė skuadrave tė Grupit A1. Duhej tė gjendej njė e mesme e artė, si tė thuash, qė edhe ne, futbollistėt qė nuk marrim pjesė nė pėrfaqėsuese, tė mos e humbasim formėn fizike. Tashmė, me kėtė pauzė kaq tė gjatė, shpenzimet e bėra nė fazėn pėrgatitore thuajse nuk kanė vlerė, ndėrsa ne duhet tė bėjmė tė pamundurėn pėr tė mos humbur shumė nga vetja jonė,"- thotė 30-vjeēari.
Prej katėr ditėsh, kampionėt nė fuqi kanė rifilluar stėrvitjen e tyre me nga dy seanca ditėn dhe nesėr pritet tė zhvillojnė njė takim miqėsor me Naftėtarin. Indriti i sheh tė nevojshme kėto ndeshje pėr ta mbajtur nė tonus nė njėfarė mėnyre ekipin. "Nė planin e stėrvitjes, gjatė kėtyre ditėve pushim tė kampionatit, janė planifikuar dy ndeshje miqėsore, tė cilat do tė na shėrbejnė pėr tė ruajtur disi ritmin e kampionatit. Edhe pse kemi shumė mungesa nė skuadėr, besoj se trajneri Josa do tė ketė mundėsi ta shikojė nga afėr gjendjen e gjithsecilit prej nesh,"- vazhdon idenė e tij numri 11 i Tiranės. Dy ballafaqimet e para tė fazės sė tretė, ndaj Lushnjės dhe Flamurtarit, e kanė rikthyer te goli "Zogun", i cili e sheh veten nė kuotėn e 10 golave, dy mė pak se Abilio i Partizanit. Edhe pse ka shėnuar, Indriti nuk e sheh ende veten nė formėn maksimale, teksa thotė: "Nuk jam ende nė 100 % tė formės sime mė tė mirė, ndonėse kam shėnuar gjatė fazės pėrgatitore, si dhe nė dy ndeshjet e para tė fazės sė tretė. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė se ndiej rritje nė aspektin fizik, nė krahasim me njė vit mė parė, kur isha i dėmtuar. Shpresoj qė nė javėt e ardhshme tė arrij maksimumin, qė mė pas ta vė nė shėrbim tė Tiranės,"- bėn tė ditur Fortuzi. Nė fund tė komentit tė tij, Indriti ka folur edhe pėr ndeshjen me Besėn, qė do tė luhet mė 21 shkurt, si dhe pėr kundėrshtarėt e drejtpėrdrejtė tė ekipit. "Ndeshja me Besėn, pas dy javėsh, do tė ketė vėshtirėsinė e saj, pasi kavajasit do tė kėrkojnė me ngulm pikė pėr tė dalė nga fundi i tabelės. Po bėjmė tė pamundurėn pėr t'u pėrgatitur denjėsisht ndaj verdhezinjve, sepse ata kanė njė skuadėr qė gjithmonė na ka hapur telashe nė kryeqytet. Ndėrkohė, pėr kundėrshtarėt mund tė them se Vllaznia ka njė ngritje tė dukshme dhe ėshtė futur nė vallen e titullit kampion,"- e pėrfundon idenė e tij Indrit Fortuzi.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po