Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet Lici

Lici: E respektoj fanellėn kuqezi
Mesfushori Suad Lici dhe portieri Isli Hidi, dje janė nisur nė drejtim tė Norēias, duke qenė se janė thirrur "nėn armė" nga trajneri Brigel pėr turneun miqėsor qė po zhvillohet nė Itali. Shkodrani bardheblu ėshtė grumbulluar edhe vitin e kaluar nė po kėtė turne nga ana e gjermanit, madje i ka luajtur tė tri takimet si titullar. Kjo rithirrje e Suad Licit me pėrfaqėsuesen mbetet njė vlerėsim, tė cilin ai ia dedikon stėrvitjes dhe lojės sė tij me fanellėn e Tiranės. 29-vjeēari ka qenė pjesė e kuqezinjve edhe nė periudhėn, kur trajner ishte Astrit Hafizi, por edhe mė pas me Medin Zhegėn. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar" pėrpara nisjes, Suadi ėshtė shprehur: "Pak mė intereson mėnyra sesi rrodhėn ngjarjet derisa arrita tė grumbullohesha edhe unė pėr turneun miqėsor tė Norēias. Pėr mua ėshtė vlerėsim qė trajneri Brigel mė beson njė fanellė kuqezi nė kėto miqėsore qė do tė luajmė nė Itali. Shpresoj t'ia shpėrblej besimin, ashtu si njė vit mė parė,"- thotė shkodrani. Kėtė rikthim nė pėrfaqėsuese, Suadi nuk e konsideron veten lojtar rezervė, qė mund tė mbushė boshllėqet qė shfaqen nė ekip. Sipas tij, nė radhė tė parė, ėshtė fanella e kombit, e cila duhet tė vlerėsohet sa herė qė tė jepet shansi. "Nuk e quaj veten mbushės boshllėqesh tė lojtarėve tė kombėtares, por njė profesionist, sepse pėr 5 vjet e kam mbajtur mbi shpatulla fanellėn kuqezi. Kjo ėshtė njė fanellė e respektuar pėr mua, edhe pse jam nė njė moshė relativisht jo tė vogėl pėr ekipin kombėtar. Do tė mundohem tė jap maksimumin nė ndeshjet qė do tė kem mundėsi tė aktivizohem, pasi forma ime ma lejon njė gjė tė tillė,"- thotė mesfushori i krahut tė majtė.
Mė pas, nė komentin e tij, Suadi ka folur edhe pėr skuadrėn e Tiranės, e cila u rikthye tė fitorja pas dy barazimeve me Elbasanin dhe Lushnjėn. Edhe pse ai vetė nuk ishte i pranishėm nė fitoren 2-0 ndaj Flamurtarit, shprehet i kėnaqur pėr tri pikėt e ēmuara qė morėn shokėt e ekipit. "Edhe pse vetė nuk luajta ndaj vlonjatėve, gjatė gjithė ndeshjes kam qenė nė ankth pėr tė mėsuar rezultatin pėrfundimtar. Pėr ne, kjo ishte njė fitore e rėndėsishme nė vazhdim tė luftės pėr titullin kampion. Tashmė diferenca me Partizanin ėshtė 2 pikė dhe deri nė rifillimin e ndeshjes sė tretė me Besėn, nė skuadrėn tonė do tė mbizotėrojė klima optimiste se edhe ky sezon do tė jetė i suksesshėm,"- bėn tė ditur ish-mesfushori i Vllaznisė, Teutės dhe Luftėtarit. Nė fund tė komentit tė tij, Suad Lici ka folur edhe pėr kundėrshtarėt qė e ndjekin Tiranėn, si dhe pėr ndėrprerjen e kampionatit. "Javė pas jave, kundėrshtarėt tanė mbeten tė njėjtėt, duke filluar me Partizanin, Dinamon, Vllazninė dhe Teutėn. Shkodranėt mė duken mė tė pėrgatitur nė kėtė fazė tė tretė dhe besoj se ngjitja e tyre nė shkallėt e renditjes do tė jetė graduale. Vllaznia ėshtė njė skuadėr qė hėpėrhė nuk ka presion mbi vete dhe do tė luftojė deri nė fund me ne pėr titull. Ndėrsa pėr sa i takon ndėrprerjes sė kampionatit, shpresoj qė trajnerit Josa t'i shėrbej pėr riparimin e disa tė metave qė shfaqėm nė dy ndeshjet e para."

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po