Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Ceshtja"Halili".

Rihapet ēėshtja "Mahir Halili" nė lidhje me kėrkesėn e klubit slloven tė Hit (Nova) Goricės, se dibrani ka me tė njė kontratė tė pazgjidhur. Pas njė muaji, kur sllovenėt dėrguan njė letėr me gjobėn prej 60.000 eurosh, qė Tirana u detyrohet t'u paguajė atyre, dje nė zyrat e klubit "Tirana" ka mbėrritur njė faks nga organizmi mė i lartė i futbollit nė botė, siē ėshtė FIFA, i cili kėrkon qė problemi i kontratės sė sulmuesit Mahir Halili tė zgjidhet me konsensus ndėrmjet tė dy klubeve. Njė lajm tė tillė pėr "Sportin shqiptar" e ka pohuar dje vetė sekretari i klubit bardheblu, Shkėlqim Muēa. Nga ajo qė mėsohet, drejtuesit e Hit Goricės vazhdojnė tė pretendojnė ende se Halili ka thyer kontratėn qė kishte me ta deri nė qershor tė vitit 2002. Problemi faktikisht ėshtė disi i ngatėrruar, duke qenė se lojtari ka luajtur nė radhėt e sllovenėve pėrpara 4 vjetėsh dhe mė pas, nė 6 muajt e fundit tė kontratės, ėshtė huazuar nė radhėt e Tiranės, kundrejt njė pagese prej 20 mijė markash qė El Sajedi u pagoi atyre. Ndėrkohė, pretendimet e Hit Goricės konsistojnė nė idenė se edhe pas mbarimit tė kontratės nė vitin 2002, Mahir Halili duhej tė paraqitej nė Slloveni. Por dibrani, duke qenė se e ka pasur me vete ēertifikatėn e transferimit, nuk ka shkuar sėrish tė ish-klubi i tij, duke u federuar mė pas nga FSHF-ja si njė lojtar i blerė nga Tirana. Kjo sjellje dhe mosinteresim i Halilit i ka acaruar sllovenėt e Hit Goricės, tė cilėt vazhdojnė tė pretendojnė se Mahiri ėshtė lojtar i tyre, madje kanė dėrguar disa dokumente nė organizmin e FIFA-s. Kjo e fundit, pasi ėshtė njohur me dosjen qė i ka mbėrritur, nuk ka preferuar tė futet nė sherrin midis dy klubeve, duke dėrguar dje njė faks, nga i cili i kėrkon Tiranės ta zgjidhė kėtė problem nė fjalė me njė marrėveshje konsensuale. Nė rast tė kundėrt, ata mund tė ndėrhyjnė me forcėn dhe kompetencėn qė ia lejon rregullorja. Menjėherė sapo janė njohur me kėtė faks, drejtuesit bardheblu pėrpiluan njė letėr, nė tė cilėn kėrkojnė prej klubit Hit Gorica tė sjellė nė klubin "Tirana" njė kopje tė kontratės qė ka firmosur Mahir Halili. Kjo kėrkesė e drejtuesve tė Tiranės nuk ėshtė e para qė ata kanė dėrguar nė drejtim tė homologėve tė tyre, por sllovenėt, duke qenė se nuk kanė njė kontratė origjinale tė futbollistit pėr sezonin 2002-2003, kėrkojnė ta zgjidhin problemin me rrugė tė tjera.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po