Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Josa -kampionati nuk duhej te nderpritej!

Pėr trajnerin e Tiranės, Mirel Josa, ndėrprerja e kampionatit pėr turneun e Norēias nuk i shėrben skuadrės sė tij nė rrugėn e gjatė pėr fitimin e tė dy trofeve kombėtare. Sipas tij, nėse nga kėto turne pritet tė nxirren talente, kjo do tė duket mė sė miri nė aktivizimin e tyre nė miqėsoren e 18 shkurtit ndaj Suedisė. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", trajneri qė ende nuk e njeh humbjen me bardheblutė, flet edhe pėr planin e skuadrės gjatė kėtyre ditėve pushim tė kampionatit.
- Josa, riktheheni nė stėrvitje pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit dhe dy ditėve pushim. Cila ėshtė gjendja e skuadrės?
- Nė stėrvitjen e sotme (tė djeshme) kam disa mungesa, duke filluar me Mukėn dhe Deden tė dėmtuar, si dhe Bulkun me Agollin tė grumbulluar me kombėtaren B nė turneun e Norēias. Pjesa tjetėr ėshtė e plotė dhe nuk ka probleme.
- Si do ta komentonit fitoren e fundit nė trasfertė ndaj vlonjatėve?
- Ishte njė fitore e rėndėsishme pėr ne nė luftėn pėr fitimin e titullit kampion. Ndonėse luajtėm nė njė terren mjaft tė rėnduar nga balta, djemtė ditėn tė pėrshtateshin si duhet, duke shėnuar dy gola.
- Ēfarė konkluzionesh keni nxjerrė nga ky 90-minutėsh?
- Nuk mund tė pretendosh tė nxjerrėsh konkluzione nga njė ndeshje futbolli e luajtur nė kushte ku edhe makina e ka tė vėshtirė tė lėvizė. Rėndėsi pėr mua kishte sedra qė shfaqėn lojtarėt dhe pėr kėtė dua t'i falėnderoj.
- Prej disa ditėsh, kampionati ka marrė "lejen e zakonshme", e cila do tė zgjatė deri mė 21 shkurt, kur do tė pėrballeni me Besėn. A mendoni se ėshtė e drejtė njė ndėrprerje e tillė pėr njė turne tė kombėtares B?
- Jo, nuk ėshtė e drejtė qė kampionati tė ndėrpritet nė momentin qė sapo nisi. Kemi tė bėjmė me njė shkėputje shumė tė gjatė, e cila ka pasojat e saj negative pėr ēdo skuadėr. Tirana vjen nga njė fazė pėrgatitore dhe me kėto "pushime", nėse mund t'i quajmė, humbet shumė nga forma e saj fizike. Megjithatė, janė drejtuesit mė tė lartė tė FSHF-sė dhe trajneri Brigel, tė cilėt programojnė gjithēka, ndėrkohė qė neve, si klube, s'na mbetet gjė tjetėr veēse t'u pėrshtatemi kėrkesave tė tyre.
- Brigeli pretendon se ky turne qė do tė zhvillohet nė Norēia shėrben pėr gjetjen e talenteve nga kampionati shqiptar. Ju ēfarė do tė shtonit?
- Nėse trajneri Brigel mendon kėshtu, kjo do tė duket nė takimin miqėsor tė 18 shkurtit, ndaj Suedisė. Pra, pėr mendimin tim, Suedia do tė jetė pasqyra mė e mirė e turneut tė Norēias, ku do tė shihet sesa nga kėta lojtarė aktualė do tė zbulohen si talente dhe do tė luajnė si titullarė nė miqėsoren e kombėtares.
- Ēfarė mund tė na tregoni pėr planin e stėrvitjes sė Tiranės gjatė kėtyre 3 javėve?
- Edhe pse kampionat nuk do tė ketė, sė bashku me stafin tim drejtues kemi hartuar njė plan stėrvitjeje, qė do t'i mbajė plotėsisht futbollistėt nė tonus. Kėshtu, dy javėt e para kemi menduar qė djemtė t'i ngarkojmė maksimalisht si nga ana fizike, por edhe tekniko-taktike. Ndėrkohė, qė nė javėn e tretė, disa ditė pėrpara ndeshjes me Besėn, kjo ngarkesė do tė ulet. Gjithashtu, nė planin tim figurojnė edhe dy ndeshje miqėsore, tė cilat do tė mė ndihmojnė tė shoh se nė ēfarė gjendjeje do tė jetė skuadra.
- A do t'jua prishin planet mungesat e Mukės, Dedes, Agollit dhe Bulkut?
- Nuk besoj. Rėndėsi pėr mua ka qė Muka dhe Dede tė riaftėsohen plotėsisht, sepse ata janė dy lojtarė qė pėrshtaten shpejt me ekipin. Ndėrkohė, Bulku dhe Agolli, edhe pse nuk do t'i kem nė dispozicion, mendoj se do tė stėrviten maksimalisht me kombėtaren.
- Pėrveē kėtyre problemeve qė pėrmendėm mė lart, a ka shqetėsime tė tjera brenda ekipit?
- Normalisht, ashtu si nė ēdo skuadėr tjetėr, edhe ne mund tė kemi probleme tė ndryshme, tė cilat nuk mund t'i bėj tė ditur, sepse presim presidentin El Sajed qė tė kthehet ditėn e enjte nė Tiranė.
Kampionėt, dje me dy seanca
Futbollistėt e Tiranės kanė zhvilluar dje dy seanca stėrvitore. Fillimisht, nė orėn 9:30 tė mėngjesit, bardheblutė kanė punuar nė sallėn e forcės "Power House", e cila ndodhet te kalēeto "Dajti". Trajneri Josa ka punuar me tė tijtė nė aspektin fizik, ku pėr 60 minuta tė gjithė lojtarėt kanė marrė ngarkesėn e programuar. Ndėrkohė, pasdite, Tirana i ėshtė rikthyer fushės sė "Skėnder Halilit" dhe ėshtė stėrvitur me topin.
Tirana-Naftėtari, miqėsorja e parė bardheblu
Pas disa bisedimesh, mė nė fund skuadra e Tiranės e ka siguruar miqėsoren e parė nė kėtė ndėrprerje trijavore tė kampionatit. Naftėtari i Kuēovės do tė jetė kundėrshtari qė do tė pėrballet ditėn e shtunė me kampionėt nė fuqi. Kėshtu, nė orėn 14:00, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", djemtė e Josės do tė zbresin nė fushė pėr tė parė gjendjen nė tė cilėn ndodhen pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit. Nė kėtė 90-minutėsh, ndaj kuēovarėve qė luajnė nė grupin A2, njėshi i stolit bardheblu do tė ndiejė mungesėn e disa prej titullarėve, siē janė Muka, Dede, E. Bulku dhe Agolli, ku dy tė parėt janė tė dėmtuar, ndėrkohė qė dy tė fundit janė grumbulluar me kombėtaren B.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po