Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
E.Sina flet per fitoren ne Vlore...

Pėr mesfushorin e krahut tė djathtė tė kampionėve, Elvis Sinėn, fitorja 2-0 e Tiranės nė trasfertė ndaj Flamurtarit erdhi nė momentin e duhur. Nė dy takimet e fundit jashtė fushe, pikėrisht ndaj Elbasanit dhe Lushnjės, kampionėt kishin koleksionuar dy barazime 1-1, duke e shkurtuar diferencėn me pikė me kundėrshtarėt. Nė tė tilla kushte, fitorja ndaj vlonjatėve ishte domosdoshmėri pėr tė qenė kryesues tė kampionatit. Edhe pse me mungesa tė shumta nė formacion pėr shkak pezullimesh dhe dėmtimesh, Tirana ia arriti qėllimit pėr tė dalė me tri pikė nga fusha e lojės. Dy golat e Xhafės dhe Fortuzit u mjaftuan bardhebluve pėr tė fituar ndaj njė kundėrshtari me shumė probleme, siē ishte Flamurtari. Tashmė si rrjedhojė e ndėrprerjes sė kampionatit pėr turneun miqėsor tė Norēias, tė gjithė nė skuadėr bėjnė analizėn e dy javėve tė para tė fazės sė tretė. Njėri prej tyre ėshtė edhe futbollisti i palodhur i krahut tė djathtė, Elvis Sina, i cili nė njė koment pėr "Sportin shqiptar" jep opinionin e tij pėr ecurinė e Tiranės: "Fazėn e tretė nuk e kemi nisur aq mirė sa e kishim parashikuar, pas atij barazimi 1-1 ndaj Lushnjės. Kemi lėnė rrugės dy pikė tė tjera tė ēmuara, duke pėrfshirė kėtu edhe barazimet me Teutėn dhe me Elbasanin nė fundin e fazės sė dytė. Gjithsesi, fitorja e fundit me Flamurtarin tė premten na ka ēliruar disi moralisht nė kėtė ndėrprerje trijavore qė i ėshtė bėrė kampionatit si rrjedhojė e ndeshjeve miqėsore tė kombėtares,"- bėn tė ditur numri 2 i bardhebluve. Ndryshe nga terreni me baltė i fushės asnjanėse tė Kuēovės, ku kampionėt nė fuqi luajtėn me Lushnjėn, ndaj Flamurtarit u pėrballėn me njė "liqen". Stadiumi i Vlorės ishte i mbushur me ujė nga shirat e fundit, duke mos i lejuar tė dyja skuadrat tė shfaqnin nė fushė njė futboll qė u shkon pėr shtat tė dy ekipeve. Sina, i cili ishte njė ndėr "notarėt" e kėtij takimi, i shpjegon nė kėtė mėnyrė 90 minutat ndaj vlonjatėve: "Nė Vlorė patėm dy kundėrshtarė, skuadrėn e Flamurtarit dhe terrenin e rėnduar nga shiu. Qe e pamundur qė nė tė tilla kushte tė pretendoje tė luaje njė ndeshje futbolli, megjithatė ato ishin kushtet dhe ne kishim si detyrė vetėm tė fitonim. Ia arritėm qėllimit falė njė loje me karakter tė tė gjithė skuadrės, duke shėnuar dy gola dhe duke e mbyllur shpejt atė takim. Ndėrkohė, keqardhje mė vjen pėr skuadrėn e Flamurtarit, njėra prej skuadrave qė i ka dhėnė tonusin kampionatit ndėr vite, e cila po rrezikon shumė qė kėtė sezon tė bjerė nė Grupin A2. Do tė jetė e vėshtirė pėr vlonjatėt qė ta pėrballojnė kampionatin me lojtarė pa shumė eksperiencė,"- vazhdon idenė e tij 25-vjeēari. Qė sot, kur tė fillojnė stėrvitjen, dhe deri mė datė 21 shkurt, qė rifillon kampionati, bardheblutė kanė nė dispozicion kohėn e pėrshtatshme pėr tė kolauduar formacionin. Elvis Sina mendon se gjatė kėtyre ditėve stėrvitje, pėrfshi edhe ndonjė ndeshje miqėsore, Tirana do tė kapė formėn e saj mė tė mirė. "Ditėt e pushimit nė kampionat do t'i shfrytėzojmė pėr tė ndrequr ato pak tė meta qė janė shfaqur sė fundmi. Besoj se deri sa tė rifillojė kampionati, do tė jemi nė formėn tonė mė tė mirė."
Ndėrkohė, nė fund, mesfushori i krahut jep opinionin e tij dhe pėr kundėrshtarėt direktė nė luftėn pėr trofetė. "Besoj se titullin do ta diskutojmė me 4 skuadrat qė vijnė pas nesh. Pra, ndeshjet direkte do tė jenė ato qė do tė pėrcaktojnė 90 % tė skuadrės fituese tė kampionatit."

Tirana, sot stėrvitje nė kalēeto
Pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit dhe dy ditėve pushim, sot paradite skuadra e Tiranės do t'i rikthehet stėrvitjes. Nė orėn 10:00, nė kalceto "Dajti", bardheblutė e teknikut Mirel Josa do tė nisin pėrgatitjet e tyre pėr ndeshjen e javės sė tretė, atė ndaj Besės, mė datė 21 shkurt. Koha nė dispozicion ėshtė e madhe deri ditėn e ndeshjes, kėshtu qė stafit drejtues tė skuadrės i ka dalė pėr detyrė tė sigurojė dy ndeshje miqėsore nė vazhdim. Ende nuk bėhen tė ditur emrat e kundėrshtarėve, por gjithsesi mėsohet se deri tė shtunėn do tė gjendet njė skuadėr, e cila tė matė forcat me kampionėt. Nė stėrvitjen e sotme, trajneri Josa pritet tė pėrballet me 5 mungesa tė lojtarėve kryesorė nė ekip, siē janė Muka, Dede, Bulku, Agolli dhe Dabulla. Dy tė parėt janė tė dėmtuar, ndėrkohė qė kėta tre tė fundit janė grumbulluar dje me kombėtaren, pėr t'u nisur mė pas nė drejtim tė Italisė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po