Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Patushi-jam gati te"zbraz" te gjitha baterite ne Vlore

Mesfushori kthehet nė skuadėr pas skualifikimit dhe kėrkon me ēdo kusht fitoren ndaj Flamurtarit
Patushi: Mė mirė 3 pikė se njė eurogol

Tirana, pėr ballafaqimin e sotėm ndaj vlonjatėve, do tė ketė nė dispozicion mesfushorin me tipare shkatėrruese, Saimir Patushi, i cili mungoi ndaj Lushnjės pėr shkak skualifikimi me kartonė tė verdhė. Matjani pritet tė marrė vendin e tij nė mesfushėn me shumė probleme tė Tiranės, sepse ndaj vlonjatėve do tė mungojnė Lici, E. Bulku, Agolli dhe Muka. Ballafaqimi me kuqezinjtė vlonjatė cilėsohet delikat nga ana e Patu**** pėr vetė pozitat qė mbajnė vendėsit nė fundin e tabelės. Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", autori i atij eurogoli nė fitoren 3-0 tė Tiranės nė fazėn e parė shprehet: "Kjo javė, nė pamje tė parė, rezervon njė takim plotėsisht t'u fituar ndaj Flamurtarit pėr tė gjithė opinionin sportiv, por unė personalisht mendoj tė kundėrtėn. Ndeshjen e parashikoj tejet tė vėshtirė, pavarėsisht gjendjes nė tabelė qė kanė vlonjatėt. Nuk mendoj se vendėsit kanė pėr tė na toleruar lehtė, kjo pėr vetė rivalitetin qė Tirana dhe Flamurtari kanė pasur ndėr vite,"- thotė 26-vjeēari. Patushi nuk luajti tė dielėn ndaj Lushnjės nė fushėn asnjanėse tė Kuēovės pėr shkak pezullimi me kartonė tė verdhė dhe tė gjitha "bateritė" tashmė kėrkon t'i zbrazė ndaj vlonjatėve. Dy pikėt e lėna ndaj "lagunarėve" pėr Saimirin mund tė pėrbėjnė problem nė vazhdimin e kampionatit, edhe pse rruga ėshtė ende e gjatė. "Nuk kam qenė nė fushė ndaj lushnjarėve, megjithėse e kam ndjekur pėr kėrshėri pėrfundimin e rezultatit tė ndeshjes, i cili fillimisht mė la tė mėrzitur pėr vetė synimet qė kishim nė kėtė pėrballje. Gjithsesi, ky nuk ėshtė fundi i botės, sepse pėrpara janė edhe shumė javė tė tjera, ku Tirana ka pėr tė treguar vlerat e saj tė padiskutueshme nė luftėn pėr titullin kampion,"- bėn tė ditur ish-mesfushori i Vllaznisė. Tanimė pėr numrin 21 tė kampionėve nė fuqi, e gjithė vėmendja ėshtė pėrqendruar nė sfidėn e sotme ndaj Flamurtarit. "Sot ndaj vlonjatėve do tė rikthehem nė formacion me mė shumė energji dhe dėshirė pėr tė marrė revansh pėr dy pikėt e lėna me Lushnjėn. Edhe pse kemi disa mungesa tė rėndėsishme nė skuadėr, jemi tė bindur qė ky grup futbollistėsh do tė dijė tė zhvillojė sot njė lojė tė mirė dhe nė fund do tė marrim tri pikėt. Duke parė renditjen nė tabelėn e klasifikimit nuk na nevojitet asnjė rezultat tjetėr, pėrveē fitores, e cila do tė na linte tė qetė dy javė tė tjera nė krye,"- gjykon matjani i natyralizuar bardheblu. Nė fazėn e parė tė kampionatit, pikėrisht me Flamurtarin, Patushi ka realizuar njė eurogol nga 30 metra, duke sigluar nė tė njėjtėn kohė fitoren 3-0 tė Tiranės. Edhe pse ai gol mbahet mend akoma, mesfushori shkatėrrues nuk beson se ka pėr t'u pėrsėritur mė. "Nuk e besoj se do tė shėnoj edhe sot tė njėjtin gol qė shėnova ndaj vlonjatėve nė fazėn e parė. Ai gol ishte i veēantė pėr mua dhe kėshtu ka pėr tė mbetur. Sot rėndėsi kanė vetėm tri pikėt, asgjė mė shumė. Nėse e realizojmė kėtė objektiv, do tė jemi plotėsisht tė kėnaqur,"- vazhdon idenė e tij Patushi. Nė fund tė deklarimit tė tij, mesfushori jep opinionin e tij edhe pėr kundėrshtarėt. "Me fitoren qė Vllaznia bėri ndaj Partizanit, e quaj edhe atė pretendente nė luftėn pėr tė dy trofetė. Ndėrkohė, kundėrshtare mė tė vėshtirė cilėsoj Dinamon dhe mė pas Partizanin dhe Teutėn."

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Tirana qe tani ne Vlore gati per ndeshjen

Mahir Halili "arrestohet" nga policia
Nuk bėhet fjalė pėr Mahir Halilin, sulmuesin e Tiranės, por pėr njė person tjetėr me tė njėjtin emėr si tė dibranit, i cili ėshtė arrestuar dje nga policia pėr gjetjen e 1.000 paundėve anglezė falsė. Lajmi i arrestimit tė personit me emrin Mahir Murat Halili ka shqetėsuar tė gjithė njerėzit e afėrm dhe shoqėrinė e sulmuesit bardheblu, tė cilėt menjėherė i kanė telefonuar atij, duke e pyetur sesi ėshtė puna. Por Mahiri, si gjithmonė i qetė, i ka sqaruar tė gjithė se nuk bėhet fjalė pėr tė, por pėr njė person tjetėr qė ka emrin e tij. Madje njė sqarim tė tillė dibrani bėri dje edhe pėr "Sportin shqiptar". "Nuk bėhet fjalė se jam arrestuar unė, por njė person tjetėr, qė ka emrin dhe mbiemrin si unė. Ndryshimi ndėrmjet nesh ėshtė tek atėsia, sepse personi i arrestuar e ka emrin e babait Murat, ndėrkohė qė imi e ka Faiz. Meqenėse po me jepet rasti nėpėrmjet gazetės suaj, dua tė sqaroj tė gjithė opinionin sportiv se nuk jam unė personi qė ėshtė pėrfolur nė media si i arrestuar nga policia,"- thotė sulmuesi i kampionėve. Pak a shumė, njė rast i tillė te Tirana ka ndodhur pėrpara disa muajsh me mesfushorin Ardian Mema, i cili nuk merrte dot vizė nė Ambasadėn Italiane pėr shkak se njė person tjetėr me emrin e tij figuronte "non grata" nė shtetin fqinj. Ja qė ndodh edhe kėshtu.

Tirana, stėrvitja e fundit nė "Fahrie Hoti"
Skuadra e Tiranės ka zhvilluar dje paradite stėrvitjen e saj tė fundit pėrpara sfidės sė sotme me Flamurtarin. Nė orėn 11:00, nė pallatin e sportit "Fahrie Hoti", trajneri Mirel Josa ka punuar me lojtarėt nė aspektin teknik, duke i dhėnė dorėn e fundit njėkohėsisht formacionit bazė. Nga ajo qė u pa dje, 11-shi anti-Flamurtar mund tė jetė ky: nė portė Hidi; mė pas, nė mbrojtje, Dede, Hajdari dhe Dabulla. Mesfusha do tė pėrbėhet nga 5 lojtarė, ku nė tė majtė do tė luajė Tafaj, nė qendėr S. Bulku, Patushi, Prenga dhe nė tė djathtė Sina. Sulmi sėrish kėtė javė do t'i besohet dyshes Fortuzi-Xhafa. Pėr ndeshjen e sotme, ashtu siē ėshtė bėrė e ditur edhe mė parė, do tė mungojnė E. Bulku, Agolli, tė pezulluar nga klubi, Lici i skualifikuar dhe Muka i dėmtuar.

Hotel "Bolonja", strehėza e kampionėve
Ora 17:00 e pasdites sė djeshme e ka parė stafin dhe lojtarėt e Tiranės nė udhėtim. Me autobusin e tyre personal, skuadra ka udhėtuar qė dje drejt qytetit tė Vlorės, ku menjėherė porsa ka mbėrritur ėshtė sistemuar nė hotelin "Bolonja". Ndryshe nga ē'ishte parashikuar fillimisht pėr hotel "Tiranėn" nė Golem, drejtuesit e ekipit e panė tė arsyeshme kėtė herė tė ndryshojnė mendje, duke i sistemuar futbollistėt sa mė afėr stadiumit, ku do tė zhvillohet ndeshja.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po