Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flasin futbollistet bardheblu per ndeshjen me Lushnjen

Kapiteni shprehet i indinjuar qė ndaj Lushnjės u luajt nė "moēal" dhe jo nė njė stadium tė rikonstruktuar
Dede: Kuēova, turpi i FSHF-sė
Kanė kaluar dy ditė nga pėrballja e sė dielės ndaj Lushnjės dhe nė kampin bardheblu vazhdon ende tė "qahet" barazimi 1-1 i arritur nė fushėn asnjanėse tė Kuēovės. Kjo pėr arsyen e vetme, terrenin e rėnduar, ku u luajt ky 90-minutėsh. Edhe pse drejtuesit bardheblu kėrkuan qė ky takim tė mos luhej nė atė fushė, FSHF-ja nuk e vuri ujin nė zjarr pėr tė gjetur njė tjetėr stadium, duke toleruar tė luhej njė lojė pa cilėsi. Njė gjė e tillė nuk mund tė kapėrdihet lehtė nga kapiteni i Tiranės, Nevil Dede, i cili nė njė koment pėr "Sportin shqiptar" vė gishtin mbi plagė: "Nuk e kuptoj sesi Federata e Futbollit lejoi qė ndeshja ndėrmjet Lushnjės dhe Tiranės tė luhej nė "moēal" dhe jo nė njė prej stadiumeve tė rikonstruktuara tė Grupit A1. Personalisht mendoj se Kuēova mund tė quhet turpi i FSHF-sė, sepse janė drejtuesit kryesorė tė kėtij organizmi tė parėt qė kėrkojnė rritjen e cilėsisė sė futbollit shqiptar. E si mund tė ngrihet kjo cilėsi, kur kampionia e vendit luan nė njė fushė tė pėrbaltur, ndėrkohė qė stadiumet e tjera tė rregulluara ishin tė lira. Ē'lidhje kemi ne me stadiumet e Grupit A2, kur bėjmė pjesė nė A1,"- thotė i indinjuar mbrojtėsi i kombėtares kuqezi. Sipas tij, drejtuesit e Federatės janė tė prirur nė kėtė sezon qė tė mos shfaqet vetėm dhuna, pavarėsisht se ku luajnė futbollistėt. "Me sa po shoh kėtė sezon, drejtuesit e Federatės po priren mė shumė tė luftojnė fenomenet e dhunės, sesa terrenet. Pas kėsaj jave ata dolėn nėpėr media, duke deklaruar se kampionati u zhvillua nė kushte normale, pa marrė parasysh se lojtarėve tė Tiranės dhe tė Lushnjės iu u bėnė kėmbėt "kopaēe" nga balta. Nuk e di sesi do t'i shkojė fundi kėtij problemi, por skuadra jonė, e cila ka nė pėrbėrje lojtarė cilėsorė, e ka tė pamundur tė luajė nė tė tilla terrene, kėshtu qė rezultatet negative normalisht janė pjesė pėrbėrėse e kėsaj meseleje,"- vazhdon idenė e tij Nevil Dede.
Mė pas, stoperi bardheblu flet edhe pėr ndeshjen, nė tė cilėn luajti i sakrifikuar, sepse ishte me gjendje gripale. "Nuk duhet tė kishim barazuar ndaj Lushnjės, sepse rastet mė tė shumta pėr gol i patėm ne. Gabuam disa herė pėrballė portės, ndaj dhe shprehja nė futboll, se po nuk shėnove do ta pėsosh, u vėrtetua plotėsisht. Tė vetmin rast qė patėn lushnjarėt, e konkretizuan me gol. Mė pas, gjėrat u vėshtirėsuan pėr ne pėr arsyet qė i pėrmenda mė lart. Tanimė ėshtė e kot tė vazhdojmė tė diskutojmė barazimin, sepse ndeshja e radhės me Flamurtarin ėshtė nė prag dhe duhet tė nxjerrim mėsimet e duhura. Kėto dy pikė qė lamė ndaj Lushnjės le tė jenė tė fundit, pasi nė rast tė kundėrt mund ta humbasim kreun,"- pėrfundon deklarimin e tij lideri i Tiranės, Nevil Dede.
(vijon ne pergjigjen e mesazhit)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Flasin futbollistet bardheblu per ndeshjen me Lushnjen

(...vijon nga mesazhi i kaluar)
Vlonjati e nisi ndeshjen si titullar ndaj lushnjarėve dhe ishte protagonist nė ēastin e penalltisė
Fjodor Xhafa: Na mungoi finalizimi
Sėrish dy pikė tė lėna rrugės ndaj kundėrshtarėve tė njė niveli jo tė lartė. Sėrish zhgėnjim nė radhėt bardheblu si nė fundvitin me Elbasanin, ashtu dhe nė kėtė fillimviti ndaj lushnjarėve. Dy barazime qė nė kampin bardheblu djegin jo pak, por qė kėrkohen tė harrohen pėr vetė faktin se janė ende nė vendin e parė. Kampionėt nė fuqi kanė "harruar" tė fitojnė nė trasfertė (me pėrjashtim tė dy ndeshjeve miqėsore tė luajtura nė Egjipt), qė do tė thotė se diēka nuk shkon si duhet brenda skuadrės. Njė pėrgjigje tė tillė e jep pikėrisht njė prej sulmuesve mė tė mirė tė bardhebluve, siē ėshtė Fjodor Xhafa. Vlonjati ėshtė aktivizuar titullar nė fushėn asnjanėse tė Kuēovės ndaj lushnjarėve, duke qenė protagonist nė sulmet e skuadrės, por edhe nė momentin e fitimit tė penalltisė, e cila u konkretizua me gol nga Fortuzi. Ish-dinamoviti doli fitimtar nė duelin me mbrojtėsin Malko, falė njė sprinti mė tė shpejtė se veterani i Lushnjės. Forma e mirė fizike e Xhafės ėshtė shfaqur edhe gjatė fundit tė fazės sė dytė (shėnoi dy gola ndaj Dinamos nė fitoren e Tiranės 5-1), si dhe gjatė minifazės pėrgatitore nė Port-Said dhe Kajro. Tashmė ky duket se ėshtė momenti i Fjodor Xhafės, qendėrsulmuesit i cili shpalli Dinamon kampion, por edhe Tiranėn, sezonin e kaluar, falė golave decizivė. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 26-vjeēari shprehet i mėrzitur pėr dy pikėt e lėna rrugės nga ana e ekipit tė tij. Ai mendon se ishte mungesa e finalizimit pėr gol, ajo qė e ndėshkoi Tiranėn. "Na mungoi finalizimi i duhur nė disa raste qė patėm pėrballė portės sė Lushnjės. Por pjesėn e vet nė kėtė rezultat pati edhe terreni i rėnduar nga balta, qė nuk na lejonte tė zhvillonim njė lojė me ritėm dhe pasime tė sakta. Tė dy kėta faktorė sollėn atė barazim qė nuk na vlejti, duke qenė se synimet i kishim vetėm pėr tri pikė,"- thotė numri 20 i kampionėve. Duke u futur nė imtėsi tė ndeshjes me "lagunarėt", Fjodori mundohet tė sqarojė se takimi u mbizotėrua nga Tirana. "Nė pėrgjithėsi, loja ėshtė kontrolluar nga ana jonė, duke mos u dhėnė mundėsi lushnjarėve tė godisnin portėn. Fillimisht, ndeshjen e nisėm mirė, me gol, duke e mbyllur pjesėn e parė nė avantazh. Nė tė dytėn, nė tė vetmin rast qė pati Lushnja, shėnoi dhe barazoi rezultatin. Nė kėtė moment u munduam tė tregonim nė fushė karakterin tonė, por ishte e pamundur ta gjenim golin e fitores. E pėrsėris qė terreni linte shumė pėr tė dėshiruar dhe, nė kėsisoj rastesh, skuadra qė pėrfiton ėshtė ajo qė ka nivel mė tė ulėt. Gjithsesi, tanimė kjo ndeshje i pėrket sė shkuarės dhe duhet tė pėrpiqemi tė nxjerrim gabimet tona pėr t'i ndrequr qė nė ndeshjen e ardhshme ndaj Flamurtarit,"- vazhdon idenė e tij sulmuesi bardheblu. Me kėtė barazim 1-1, Tirana sėrish mbetet nė krye tė renditjes, me ndryshimin se diferenca prej njė pike ėshtė me Dinamon dhe jo me Partizanin. Tashmė blutė janė ndjekėsi mė i afėrt i 20 herė kampionėve dhe vetė Xhafa e cilėson dinamovitėt kundėrshtarė mė tė fortė mes Partizanit, Teutės dhe Vllaznisė. "Unė mendoj se Dinamo ėshtė rivali kryesor nė luftėn pėr titullin kampion. Blutė kanė njė grup mė tė konsoliduar dhe i shoh mė favoritė se ēdo skuadėr tjetėr pretendente,"- pėrfundon idenė e tij sulmuesi bardheblu.
Aurel CELIBASHI

Devi Muka, mungesa e vetme nė stėrvitje
Kampionėt kanė zhvilluar dje seancėn e dytė tė radhės pėr kėtė fillimjavė. Si zakonisht, nė orėn 14:00, nė fushėn e pėrbaltur tė "Skėnder Halilit", trajneri Mirel Josa ka punuar me futbollistėt pėr sa i takon pėrgatitjes sė tyre shumėplanėshe nė kuadrin e ndeshjes sė radhės me Flamurtarin, tė premten. Pėrgatitja e tyre ėshtė intensive, duke qenė se ndaj vlonjatėve nė skuadėr do tė ketė 3 mungesa tė rėndėsishme, si ato tė Bulkut, Agollit tė pezulluar dhe Licit tė skualifikuar. Pėrpara stėrvitjes sė djeshme, tekniku Josa zhvilloi me tė tijtė njė analizė, ku shpjegoi me detaje planin stėrvitor. Mungesa e vetme qė ra nė sy dje ishte ajo e fantazistit Devi Muka. Vlonjati ėshtė dėmtuar nė kavilje nė sfidėn me lushnjarėt dhe, sipas masazhatorit Haxhia, ndien dhimbje. Sipas kėtij tė fundit, Mukės i janė sugjeruar disa ditė pushim dhe gjasat janė qė "Labi" tė jetė njė tjetėr mungesė pėr skuadrėn nė sfidėn me kuqezinjtė vlonjatė. Pas 10 ditėsh ėshtė bashkuar me ekipin nė stėrvitje mesfushori Alban Tafaj. 30-vjeēari ka pasur njė problem familjar dhe ka qenė disa ditė nė Turqi. Nga ajo qė u pa nė stėrvitje, numri 7 i kampionėve gėzonte formė tė mirė fizike, ndėrkohė qė pritet qė ndaj Flamurtarit tė luajė nė krahun e majtė tė mesfushės.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po