Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Kujdes Ervin!

Futbollisti i Tiranės ka paraqitur njė kėrkesė nė sektorin e garave, ku kėrkon tė largohet nga klubi bardheblu
E. Bulku kėrkon prishjen e kontratės nė FSHF
Ervin Bulku ka paraqitur nė FSHF kėrkesėn pėr tė prishur kontratėn me klubin e Tiranės. Eshtė ky lajmi mė i fundit i dalė nga zyrat e sektorit tė garave nė FSHF, madje i konfirmuar nga drejtues tė sektorit tė garave. Sipas shefit tė sektorit tė garave, Hito Hitaj, futbollisti i Tiranės, Ervin Bulku, ka sjellė njė kėrkesė nė Federatė pėr tė prerė marrėdhėniet me klubin bardheblu. "Eshtė e vėrtetė qė futbollisti i Tiranės, Ervin Bulku, ka paraqitur njė kėrkesė nė Federatė. Futbollisti nė fjalė kėrkon tė prishė kontratėn aktuale qė ka me ekipin e Tiranės," - ėshtė shprehur pėr kėtė ēėshtje Hitaj. Sipas kėtij tė fundit, futbollisti i Tiranės kėrkon qė tė prishė kontratėn me Tiranėn, pasi, sipas tij, ekzistojnė disa probleme mes tij dhe klubit "Tirana". "Nga shkresa qė kam nė dorė, futbollisti Ervin Bulku kėrkon tė prishė kontratėn me Tiranėn, sepse sipas tij, klubi kryeqytetas dhe presidenti El Sajed nuk e kanė paguar pėr kohėn qė ka luajtur me ekipin e Tiranės," - ka vazhduar mė tej Hitaj. Shefi i garave ka pohuar se kėrkesa tashmė ekziston nė FSHF dhe do tė shqyrtohet nga organet juridike tė Federatės (komisioni i disiplinės). Madje shefi i garave ėshtė shprehur se ndėrmjet klubit "Tirana" dhe Ervin Bulkut mund tė bėhet edhe njė ballafaqim, ku tė dypa palėt tė parashtrojnė kėrkesat e tyre. Nė kėtė ballafaqim do tė kėrkohet nga palėt tė japin argumentet e tyre pėr prishjen e kontratės nga Ervin Bulku dhe mos lejimin e kėtij futbollisti nga klubi "Tirana". Historia e largimit tė Ervin Bulkut nga Tirana (nėse do tė ndodhė) ka filluar qė para fillimit tė fazės sė tretė tė kampionatit shqiptar. Ervin Bulku nuk ka udhėtuar me ekipin e tij nė Kuēovė, pėr ndeshjen me Lushnjėn, pasi, sipas tij, presidenti El Sajed duhet ta paguajė pėr djersėn qė ka derdhur pėr ekipin e Tiranės. Madje ish-kapiteni ekipit Shpresa pretendon (kėtė e ka deklaruar edhe nė shtyp) se pėr kėtė veprim tė tij i ka informuar drejtuesit e Tiranės. Ndėrkohė, menjėherė klubi "Partizani" i ka afruar Ervin Bulkut njė vend nė skuadrėn e kuqe, nėse ky i fundit i zgjidh problemet me ekipin e tij tė vjetėr. Madje edhe presidenti Xhani e ka pohuar njė fakt tė tillė nė shtyp. Nga ana tjetėr, Tirana i ka pezulluar dy futbollistėt Ervin Bulku dhe Ansi Agolli, pasi kėta tė dy nuk kanė udhėtuar me ekipin pėr ndeshjen me Lushnjėn.
Ndėrkohė, shefi i sektorit tė garave, Hito Hitaj, ėshtė shprehur se dy futbollistėt e Tiranės, Ervin Bulku dhe Ansi Agolli, figurojnė nė listėn e lojtarėve qė Partizani ka regjistruar pėr t'i federuar nė kėtė merkato dimri. Gjithsesi, ndonėse E. Bulku ka paraqitur nė Federatė njė kėrkesė pėr prishjen e kontratės qė ka me Tiranėn, duket se ēėshtjen do ta zgjidhė pėrfundimisht ballafaqimi qė pritet tė ndodhė mes Ervin Bulkut dhe drejtuesve tė Tiranės para komisionit tė disiplinės nė Federatė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po