Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
1)Flet kapiteni Dede.2)Josa kerkon te pakten 1 mesfushor shkaterrues.

Dede: Tirana, kohė pėr tė shpėrthyer
Pėr kapitenin bardheblu, Nevil Dede, Tirana i ka tė gjitha mundėsitė qė tė shpėrthejė edhe nė kėtė fillimfaze tė tretė, ashtu siē ka bėrė nė dy tė parat. Sipas tij, faza pėrgatitore e zhvilluar nė Egjipt ishte guri i provės pėr njė ecuri tė suksesshme si nė luftėn pėr titullin kampion, ashtu edhe nė atė tė Kupės sė Shqipėrisė.
Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", stoperi bardheblu shprehet: "Mendoj se tani ėshtė koha qė tė shpėrthejmė nė kampionat me lojėrat tona dinjitoze. Ashtu si nė dy fazat e para, dhe kėtė herė tė tretė jemi tė bindur se kemi pėr tė bėrė tė njėjtėn paraqitje, duke e ruajtur tė paprekur serinė prej 7 fitoresh radhazi. Nė skuadėr, te secili prej nesh ekziston dėshira dhe kurajoja pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e pėr tė dhėnė mė tė mirėn pėr Tiranėn,"- thotė 28-vjeēari.
Kjo bindje, Nevilit i vjen jo vetėm nga fakti se Tirana ėshtė kampionia e dyfishtė nė fuqi, por edhe nga ajo ēfarė shfaqi ekipi pėr 10 ditė nė tokėn e piramidave. Pėr tė, minifaza pėrgatitore ishte "oksigjeni" mė i mirė qė u duhej tė gjithė lojtarėve nė luftėn e gjatė pėr fitimin e titullit tė 21-tė kampion. "Minifaza pėrgatitore qė zhvilluam nė Port-Said dhe Kajro, nė tėrė kuptimin e fjalės mund tė quhet mjaft e rėndėsishme pėr ne, sepse u hodhėn "themele" tė reja pėr vazhdimin e luftės nė tė dy frontet. Pėr 10 ditė me radhė jemi stėrvitur maksimalisht, por kemi luajtur edhe tri takime miqėsore, tė cilat na ndihmuan pėr tė parė realisht se ku ndodheshim. Elementi mė i mirė qė u shfaq gjatė kėtyre ballafaqimeve ishte mėnyra sesi dhe sa shpejt e gjenim golin. Sulmi, pa frikė mund tė quhet udhėheqėsi i skuadrės, pėr vetė numrin e madh tė sulmuesve qė kemi nė ekip. Ndėrkohė, pėr mbrojtjen, ku edhe unė bėj pjesė, mund tė them se na duhet edhe pak punė pėr tė bėrė, sidomos nė aspektin psikologjik, sepse, me sa vura re, tolerojmė gjithmonė kur jemi nė avantazh. Tė tilla fenomene kurrsesi nuk duhen tė ndodhin te Tirana, nėse vėrtet e mbajmė veten liderė tė kampionatit,"- thotė Nevil Dede.
Nė lidhje me kundėrshtarėt direktė nė luftėn pėr titull, kapiteni "i hekurt" parashikon sfida tė hapura me Dinamon, Partizanin, Teutėn dhe Vllazninė. Sipas tij, tė katėrt kėto ekipe do tė mundohen deri nė fund tė edicionit qė tė mos i hapin rrugė Tiranės. "Ky kampionat me katėr faza po tregon njė betejė tė ashpėr ndėrmjet skuadrave qė pretendojnė pėr titull dhe ato qė mund tė bien nga kategoria. Ndryshe nga vitet e tjera, kėtė herė mendoj se do ta kemi mė tė vėshtirė fitimin e kampionatit dhe kupės, duke qenė se rivalėt e drejtpėrdrejtė janė forcuar ndjeshėm. Megjithatė, Tirana mbetet Tiranė dhe gjithmonė e frikshme. Ajo nuk dorėzohet deri nė momentin e fundit,"- bėn tė ditur numri 4 i kampionėve.
Nė fund tė komentit tė tij, mbrojtėsi i kombėtares kuqezi flet edhe pėr sfidėn e sė dielės ndaj Lushnjės. Dede kėrkon t'i mbajė shokėt e skuadrės me kėmbė nė tokė qė tė mos bien nė eufori, sepse i kanė fituar tė katėrta ballafaqimet ndaj "lagunarėve" nė kėtė sezon. "Nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta nėnvleftėsojmė ekipin e Lushnjės. Ata gjithmonė luajnė njė futboll kolektiv dhe ndaj nesh mobilizohen shumė pėr tė marrė sikur edhe njė pikė. Duhet tė bėjmė kujdes dhe nė fund tė marrim tri pikėt, pėr tė qenė mė tė qetė mė pas."

Josa nė kėrkim "tė shkatėrruesit"
Pėr ndeshjen e sė dielės ndaj Lushnjės, tekniku bardheblu Mirel Josa ėshtė nė kėrkim tė mesfushorėve shkatėrrues tė qendrės. Kjo pėr arsye se edhe ata 4 qė janė, aktualisht nuk bėjnė pjesė nė planet e Josės. Kėshtu, Ervin Bulku dhe Ansi Agolli ndodhen nė Portugali prej 4 ditėsh nė turneun miqėsor dhe vetėm nesėr, njė ditė para ndeshjes, mund tė stėrviten me grupin. Gjithashtu, Alban Tafaj, pėr arsye familjare, nuk ka qenė i pranishėm nė fushėn "Skėnder Halili", ndėrkohė qė Saimir Patushi ėshtė i skualifikuari i vetėm me kartonė tė verdhė ndaj myzeqarėve. Tė vetmit mesfushorė qė ndodhen nė skuadėr janė Muka, Sokol Bulku dhe Prenga, por kėta duhet thėnė se mė shumė kanė tipare sulmuese, sesa mbrojtėse.
Nė stėrvitjen e djeshme, njėshi i stolit tė kampionėve ėshtė parė nė vėshtirėsi pėr sa i takon formacionit anti-Lushnja dhe ka provuar disa variante loje. Edhe pse duhen akoma dy seanca stėrvitore pėrpara 90-minutė**** me lushnjarėt nė fushėn asnjanėse tė qytetit tė Kuēovės, duket se Tiranės do t'i duhet tė presė rikthimin e dy prej kuqezinjve, Bulkut dhe Agollit. Tė dy kėta tė fundit do t'i bashkangjiten Licit dhe Sinės nė krah pėr tė formuar katėrshen e mesfushės. Mbrojtja pritet tė jetė po ajo, me Deden, Hajdarin dhe Dabullėn, ndėrkohė qė sulmi do t'i besohet Mukės, Fortuzit dhe njėrit prej Xhafės ose Halilit.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po