Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Pohimet e mohimet e trajnerit bardheblu,Josa

Tekniku bardheblu e cilėson tė suksesshme minifazėn pėrgatitore, duke e analizuar nė detaje
Josa: Egjiptit i morėm "piramidat"
Pas mbėrritjes nė kryeqytet dhe njė dite pushim, trajneri Mirel Josa menjėherė i ėshtė rikthyer dje stėrvitjes me skuadrėn nė fushėn "Skėnder Halili". Faza pėrgatitore e zhvilluar nė tokėn e piramidave e ka lėnė tė kėnaqur njėshin e stolit bardheblu, i cili nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar" shprehet se Egjiptit i morėn maksimumin. Trajneri qė ende nuk e njeh humbjen qė nga periudha qė ka marrė timonin drejtues tė skuadrės, bėn tė ditur se Tirana e dy fazave tė mbetura do tė jetė njė skuadėr mė e ekuilibruar se ajo qė ėshtė parė nė 2003-shin. Ndėrkohė, nė fund tė deklarimit, 40-vjeēari flet edhe pėr sfidėn me Lushnjėn tė dielėn, skuadra me tė cilėn ai ka bėrė debutimin nė stolin bardheblu.
- Josa, riktheheni nė Tiranė pas 10 ditėsh minifazė pėrgatitore nė Port-Said dhe Kajro. Cili do tė ishte vlerėsimi juaj pėr atė ēfarė dhatė e morėt njėkohėsisht atje?
- Nė pėrgjithėsi, ditėt e stėrvitjes nė Egjipt mund t'i konsideroj tė suksesshme pėr punėn nė tėrėsi tė skuadrės. U munduam tė merrnim maksimumin nga djemtė, sidomos nė planin fizik, por pa lėnė mėnjanė edhe atė tekniko-taktik. Normalisht jam i kėnaqur, edhe pse e mira nuk ka fund.
- Sa tė rėndėsishme ishin pėr ju 3 ndeshjet miqėsore ndaj Ruandės, El Shemsit dhe El Masrit?
- Kėto takime na shėrbyen shumė pėr tė parė sesa ishin korrigjuar ato tė meta qė kishim shfaqur nė fazėn e dytė tė kampionatit. Nė dy ndeshjet e para, kur i kisha gjithė futbollistėt nė dispozicion, fituam me lojė dhe rezultat, ndonėse nė momente tė veēanta toleruam. Pėr sa i takon 90-minutė**** tė fundit ndaj El Masrit, kisha probleme nė ndėrtimin e formacionit, kjo pėr shkak tė largimit tė justifikuar tė disa prej lojtarėve tanė titullarė. Detyrimisht, disa i vendosa nė role tė panjohura, qė do tė thotė se ky nuk ishte testi real i forcės sonė.
- Mendoni se ia keni arritur qėllimit qė i ki**** vėnė vetes pėrpara nisjes pėr nė vendin e piramidave pėr njė Tiranė mė tė konsoliduar nė kampionat dhe kupė?
- Ashtu shpresoj, ndonėse nė dispozicion do tė kemi edhe dy javė tė tjera ndėrprerje tė kampionatit, pas ndeshjes me Lushnjėn tė dielėn, tė cilat do tė na japin mundėsi tė ingranojmė nė ekip lojtarėt qė nuk e kryen deri nė fund minifazėn pėrgatitore, si Bulku, Agolli apo Halili.
- Tirana e dy fazave tė mbetura, a do tė ketė ndryshime nė modul loje?
- Ndryshimet e lojės varen nga kundėrshtari qė do tė kemi pėrballė. Gjithsesi, mėnyra e lojės sonė do tė mbetet ajo e zakonshmja, qė ėshtė parė qė nga periudha kur unė jam trajner. Asnjėherė nuk ėshtė nė tė mirė tė skuadrės tė bėsh ndryshime rrėnjėsore nė mes tė kampionatit, sepse lojtarėt duan kohė tė ambientohen.
- Si e parashikoni pjesėn e mbetur tė sezonit?
- Mė tė vėshtirė se atė qė lamė pas. Ndonėse ky kampionat ka njė strukturė tė re, jam i bindur se dy fazat e mbetura do tė karakterizohen nga njė luftė e fortė sportive, si nga skuadrat qė luftojnė pėr titull, ashtu edhe nga ato qė duan t'i shpėtojnė rėnies nga kategoria.
- Cilėt shihni rivalė tė drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr fitimin e titullit kampion dhe tė Kupės sė Shqipėrisė?
- Pa dyshim Partizanin, Dinamon, Teutėn dhe Vllazninė. Kjo ėshtė katėrshja qė gjithmonė e ka rivalizuar denjėsisht Tiranėn ndėr vite, kėshtu qė mendoj se lufta pėr trofe do tė jetė e hapur deri nė fund. Diferenca nė pikė them se do tė bėhet nė takimet direkte.
- Pas tri miqėsoreve, tė dielėn do tė zbrisni nė fushė pėr njė ndeshje zyrtare, si ajo ndaj Lushnjės, pėr fazėn e tretė tė kampionatit. Ēfarė Tirane do tė shohim?
- Njė skuadėr tė ekuilibruar, e cila nė ēdo moment do tė kėrkojė golin dhe fitoren. Ky ėshtė objektivi mė normal qė Tirana ka pėrpara se tė hyjė nė fushė. Ndeshja as diskutohet qė do tė jetė e vėshtirė, edhe pse do tė luhet nė fushė asnjanėse. Megjithatė, nėse kėrkojmė tė ruajmė vazhdimėsinė, duhet qė ndaj lushnjarėve tė japim shpirtin nė fushė.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po