Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Dabulla-Po,te dy trofete do jene bardheblu!

Stoperi i kampionėve analizon 10 ditėt stėrvitore nė vendin e piramidave dhe ėshtė i bindur pėr fitimin e titullit
Dabulla: Tani me njė "piston" mė shumė
Kampionėt nė fuqi janė rikthyer dje nė Tiranė pas 10 ditėsh minifazė pėrgatitore nė Egjipt. Tashmė bardheblutė do t'i vijojnė kėtu pėrgatitjet deri nė rifillimin e kampionatit, qė starton kėtė tė dielė. Njė nga lojtarėt titullarė tė skuadrės, Rezart Dabulla, i quan tė suksesshme ditėt e pėrgatitjeve nė Port-Said dhe Kajro, sepse, sipas tij, janė minimizuar disa probleme qė ishin shfaqur nė dy fazat e para. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", mbrojtėsi shprehet: "Minifaza 10-ditore qė zhvilluam nė Egjipt, nė tėrė kuptimin e fjalės, mund tė konsiderohet e suksesshme. Jemi stėrvitur si nė planin fizik, ashtu edhe atė tekniko-taktik, gjė qė na ka bėrė tani tė ndihemi mė tė fortė se kurrė. Kjo u vėrtetua nė dy ndeshjet e para miqėsore, ndaj Ruandės dhe El Shemsit, ku fituam me gola, por edhe me lojė. Njė gjė ėshtė e sigurt, se deri tani jemi nė rrugė tė mbarė dhe presim fillimin e kampionatit,"- bėn tė ditur mbrojtėsi energjik. Njė ditė pėrpara kthimit nė Shqipėri, Tirana zhvilloi miqėsoren e fundit ndaj skuadrės ku ėshtė njėkohėsisht president El Sajedi, El Masri. Edhe pse kanė humbur 1-0, bardheblutė nuk ndihen tė zhgėnjyer, sepse, ashtu siē rrodhėn ngjarjet, duhej tė fitonin medoemos egjiptianėt. Sipas Dabullės, kjo ndeshje nuk ishte testi i vėrtetė i forcės pėr Tiranėn, sepse pėr 90 minuta mė shumė u dhanė shkelma sesa spektakėl dhe futboll. "Takimi i fundit miqėsor me El Masrin nuk ishte testi i vėrtetė i forcės dhe i punės qė realizuam disa ditė nė Egjipt. Vendėsit kėrkonin medoemos ta fitonin kėtė ndeshje derbi, nėse mund ta quajmė kėshtu pėr presidentin El Sajed, dhe luanin me ndėrhyrje tė rėnda, sa qė Fortuzi doli i dėmtuar nga fusha. Po ashtu, edhe gjyqtari ishte kundėr nesh, kur nxori me tė kuqe Deden dhe na mohoi njė penallti tė pastėr tė Licit. Nuk ishte nevoja qė egjiptianėt tė silleshin ashtu, sepse, nė fund tė fundit, ishte vetėm njė miqėsore,"- komenton Dabi.
Nė vazhdim tė deklarimit tė tij, Rezarti gjykon se Tirana e sezonit 2003-2004 ėshtė skuadra mė e mirė qė ai ka parė pėr 6 sezone qė aktivizohet nė radhėt e bardhebluve. "Po tė vija nė balancė skuadrėn nė kėto 6 vite qė jap kontributin tim, mund tė them se Tirana e sivjetme ėshtė mė e mira nga tė gjitha pikėpamjet. Nė skuadėr ekziston forca, dėshira dhe klasi pėr tė qenė gjithmonė ne udhėheqėsit e kampionatit. Prej disa vitesh ėshtė krijuar njė grup bazė futbollistėsh dhe, duke pėrfshirė edhe tė ardhurit e fundit, pėrbėjmė njė ansambėl pėr t'u pasur zili. Tashmė s'na mbetet gjė tjetėr, veēse tė vazhdojmė rrugėn e nisur, ku synimet pa dyshim janė titulli kampion dhe Kupa e Shqipėrisė,"- shprehet mė tej numri 3 i kampionėve. Nė fund tė idesė sė tij, stoperi bardheblu jep opinionin e tij nė lidhje me ballafaqimin e parė tė fazės sė tretė, atė tė sė shtunės, ndaj Lushnjės. Dabulla do tė pėrballet ndaj ish-skuadrės sė tij tė lindjes, e cila ia nxori nė pah aftėsitė prej talenti tė vėrtetė, pėr tė kaluar mė pas nė radhėt e Tiranės. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė e kėsaj trasferte, megjithatė ka bindjen se tri pikėt do t'i buzėqeshin skuadrės sė tij. "Rifillimi i kampionatit na vė pėrballė njė trasfertė tė vėshtirė, siē ėshtė ajo e Lushnjės. Duhet tė bėjmė shumė kujdes ndaj tyre dhe nė fund tė marrim tri pikėt."

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po