Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Ansi Agolli-Mirel me aktivizo si titullar ose do te huazohem diku tjeter!

Mesfushori nuk dėshiron qė pėr pėr pjesėn e mbetur tė sezonit tė ngrohė stolin dhe pret takimin me El Sajedin
Tė vazhdoj tė luaj me Tiranėn edhe pėr pjesėn e mbetur tė sezonit, apo tė kėrkoj huazim nė njė skuadėr tjetėr ku do tė kem mė shumė shanse pėr tė luajtur si titullar? Kjo ėshtė dilema e mesfushorit tė talentuar bardheblu, Ansi Agolli, i cili nuk ka vendosur pėrfundimisht pėr tė ardhmen e tij. "Sallaksi" i kampionėve ishte njė nga tė preferuarit e Sulejman Memės nė fazėn e parė tė kampionatit, ndėrkohė qė nė tė dytėn me uljen nė stol tė Mirel Josės, Agolli ka luajtur me "pikatore". Ky fakt e detyron 21-vjecarin t'i shkojė nėpėr mend njė largim nė formė huazimi nga skuadra e tij "mėmė" e Tiranės. Klubet mė tė interesuara pėr ta bėrė tė tyre "xhevahirin" bardheblu janė Teuta dhe Dinamo. Kjo e fundit pas largimit tė Ahmatajt nė drejtim tė Partizanit kėrkon njė zėvendėsues dhe mė ideali nė krahun e majtė do tė ishte Ansi Agolli. Ndėrkohė edhe "djemtė e detit" nuk kanė mbetur prapa nė ofertėn e tyre. Ėshtė pikėrisht trajneri Hasan Lika i cili ia njeh mirė vlerat qė nga periudha kur e ka pasur nė ekipin Shpresa pėr eliminatoret e Evropianit tė fundit. Tanimė Agolli ndihet nė mes tė njė "udhėkryqi", tė cilin bėn tė ditur se do ta zgjidhė shumė shpejt brenda kėsaj merkato dimri. Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar" mesfushori energjik shprehet: "Hėpėrhė nuk kam vendosur nėse do tė qendroj te Tirana, apo t'iu kėrkoj drejtuesve tė klubit njė huazim nė njė skuadėr tjetėr. Ndryshe nga faza e parė e kampionatit, nė tė dytėn kam luajtur fare pak minuta, tė cilat janė tė pamjaftueshme pėr mua nė formimin si lojtar. Nuk dua tė rrezikoj me veten, sepse jam nė njė moshė tė re dhe qenia nė stol pėr njė sezon mund tė ketė pasoja negative,"- thotė Ansi. Pėr tė ardhmen Agolli shprehet se pas rikthimit nga Portugalia, ku ėshtė grumbulluar me kombėtaren B pėr njė turne miqėsor, do tė flasė me presidentin El Sajed. "Besoj se pėr tė ardhmen time do tė vendos pas kthimit nga Portugalia. Me presidentin El Sajed kam biseduar dhe deri tani ai ka shprehur dėshirėn qė tė qėndroj, gjithsesi, takimi i fundit do tė vendos gjithēka nėse do tė mė lejojė tė huazohem,"- vazhdon idenė e tij mesfushori i krahut tė majtė. Pėr sa u takon ofertave qė i kanė mbėrritur, ai tregohet i gatshėm pėr t'i zbuluar. "Kam pasur disa oferta nga skuadra tė ndryshme tė kampionatit, por mė konkretet kanė qenė ato tė Teutės dhe Dinamos. Tė dyja kėto ekipe kanė shprehur dėshirėn pėr tė qenė pjesė e synimeve tė tyre pėr pjesėn e mbetur tė sezonit dhe pėr kėtė ndihem i vlerėsuar. Ditėt e ardhshme besoj se do tė zbardhet edhe destinacioni im i mundshėm,"- bėn tė ditur numri 15 i kampionėve. Nėse Agolli do tė largohet nga Tirana, ky do tė jetė huazimi i tij i dytė brenda dy vjetėsh, duke qenė se sezonin e kaluar pėr 6 muaj luajti nė radhėt e Apolonisė.
Nė fund tė deklarimit tė tij mesfushori i krahut flet pėr stėrvitjen e Tiranės nė Egjipt dhe kėnaqėsinė pėr ftesėn e trajnerit tė kombėtares Brigel pėr turneun miqėsor tė Portugalisė. "Nė Egjipt kemi zhvilluar njė minifazė tė fortė pėrgatitore nga tė gjitha pikėpamjet dhe jam i bindur se Tirana e pjesės sė mbetur tė sezonit, do tė jetė edhe mė e fortė se ajo e dy fazave tė para. Kėtė gjė e treguan edhe dy ndeshjet miqėsore qė zhvilluam, tė cilat i fituam me meritė. Ndėrkohė pėr sa i takon grumbullimit me pėrfaqėsuesen kuqezi, jam shumė i kėnaqur dhe pėr kėtė dua tė falėnderoj trajnerin Brigel pėr besimin qė ka ndaj meje. Do tė jap maksimumin pėr tė dhėnė mė tė mirėn time nė fushė nėse do tė luaj nė kėto dy ndeshje qė janė programuar. Shpresoj qė nė fund tė marrim ndonjė fitore,"- i jep fund idesė sė tij 21-vjeēari.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po