Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Lojtaret qe do nuk do luajne ndeshjen e fundit miqesore flasin per ditet ne Egjipt.

Mesfushori bardheblu ka lėnė dje vendin e piramidave pėr t'u bashkangjitur nė kombėtaren B
Ervin Bulku: Ja ditėt tona egjiptiane
Ka qenė ora 15:00 e pasdites sė djeshme, kur dy mesfushorėt e Tiranės, Ervin Bulku dhe Ansi Agolli, kanė prekur Aeroportin "Nėnė Tereza". Tė nisur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm me linjėn ajrore Kajro-Stamboll-Tiranė, tė dy lojtarėt kanė mbėrritur shėndoshė e mirė pas 7 ditėsh stėrvitje nė Egjipt. Thirrja e trajnerit tė kombėtares kuqezi Brigel pėr turneun miqėsor tė Portugalisė ua ndėrpreu nė mes pėrgatitjet nė vendin e piramidave dy futbollistėve tė talentuar bardheblu. Ata tashmė do tė stėrviten nėn kontrollin e gjermanit pėr dy ndeshjet qė pėrfaqėsuesja do tė luajė mė datat 20 dhe 22 janar. Ervin Bulku, ish-kapiteni i ekipit Shpresa nė eliminatoret e fundit tė evropianit, nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar" rrėfen ditėt e stėrvitjes egjiptiane. Ai bėn tė ditur se ēdo gjė nė Port-Said, por edhe nė Kajro, shkoi sipas parashikimeve. "Pėr 7 ditė jemi stėrvitur nė Egjipt nė kushte komode, madje zhvilluam dy ndeshje miqėsore, tė cilat i fituam 2-1 dhe 3-2. Trajneri Josa ka punuar me ne shumė, sidomos nė planin fizik, pėr tė qenė plotėsisht tė gatshėm nė fazėn e mbetur tė sezonit. Edhe pse kanė mbetur disa ditė stėrvitje, me bindje mund tė them se deri tani ėshtė bėrė njė punė e mirė nė skuadėr dhe pėrgatitjet janė nė rrugė tė mbarė,"- thotė 22-vjeēari.
Tirana, deri tani, ka luajtur dy takime miqėsore, ndaj Ruandės dhe El Shemsit, tė cilat i ka fituar me lojė dhe rezultat bindės. Ndėrkohė, tė dielėn do tė luajė miqėsoren e fundit pėrpara nisjes pėr nė Shqipėri. Ervin Bulku ka qenė nė formacionin bazė nė tė dy kėto ballafaqime. Ja sesi i komenton ai: "Kur ishim nė Port-Said luajtėm njė miqėsore ndaj kombėtares sė Ruandės, tė cilėn e fituam 2-1. Gjatė gjithė lojės kemi qenė nė epėrsi 2-0, ndėrkohė qė ruandezėt shėnuan gol kur kishim mbetur me 10 veta, pas largimit me karton tė kuq tė Tafajt. Ndėrsa pėr ndeshjen e ditės sė enjte me El Shemsin nė Kajro, e ndryshuam modulin e lojės sonė dhe pjesėn e parė e mbyllėm 3-0, me dy gola tė Fortuzit dhe Xhafės. Pjesa e parė qe shumė e mirė pėr ne, ndėrkohė qė nė tė dytėn lėshuam terren, ndoshta tė kėnaqur nga ajo qė dhamė nė fushė nė fillim tė lojės. Gjithsesi, dua tė them se Tirana nga dita nė ditė po e konsolidon formacionin dhe trajneri ėshtė i kėnaqur me ne. Tani na mbetet ta tregojmė veten nė kampionat, por edhe nė kupė,"- thotė "Uku". Nė fund tė deklarimit, Ervin Bulku komenton edhe grumbullimin e tij nga trajneri Hans Peter Brigel nė kombėtaren B pėr dy miqėsoret e radhės. "Pėr mua ėshtė kėnaqėsi qė trajneri Brigel vazhdon tė mė ketė nė konsideratė edhe pas kalimit tė moshės me ekipin Shpresa, duke mė thirrur nė skuadėr. Dua qė t'ia shpėrblej besimin e tij nė kėto dy miqėsore dhe nė fund ndoshta tė marrim rezultate pozitive,"- i jep fund deklarimit tė tij mesfushori me tipare shkatėrruese.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po