Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Halili-nuk jam prapa shokeve

Sulmuesi ishte i vetmi lojtar qė s'iu bashkua skuadrės nė Egjipt pėr shkak tė provimeve nė shkollėn e lartė
Halili: S'kam mbetur prapa shokėve

Mahir Halili, sulmuesi kryesor i Tiranės, ėshtė futbollisti i vetėm qė nuk i ėshtė bashkuar skuadrės pėr minifazėn pėrgatitore qė po zhvillon nė Egjipt. Arsyeja tashmė dihet: shlyerja e provimeve nė Fakultetin e Mjekėsisė, dega farmaci, mė datat 9 dhe 14 janar. Megjithatė, pėr asnjė moment, kryegolashėnuesi i kampionatit tė kaluar (20 gola) nuk e ka ndėrprerė stėrvitjen individuale. Sipas njė plani tė detajuar nga trajneri Mirel Josa, pėrpara nisjes pėr nė tokėn e piramidave, Mahiri, prej 7 ditėsh, po stėrvitet nė fushė, por edhe nė sallė force. Ai ėshtė i bindur se do tė jetė nė tė njėjtin nivel pėrgatitjeje me shokėt, tė cilėt pritet tė kthehen tė hėnėn nga Kajro. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 29-vjeēari shprehet: "Qė kur Tirana ėshtė larguar pėr nė Egjipt, prej afro njė jave jam duke u stėrvitur individualisht si nė stadiumin "Selman Stėrmasi", por edhe nė sallė force. Pėrpara nisjes, trajneri Josa mė dha njė plan stėrvitjeje, tė cilin jam duke e zbatuar me rigorozitet. Besoj se kur tė kthehen shokėt nga Egjipti, nuk do tė kem mbetur prapa si nė pėrgatitjen fizike, ashtu edhe nė atė tekniko-taktike,"- bėn tė ditur "Kėpuca e artė" e sezonit tė kaluar.
Duke lėnė mėnjanė stėrvitjen, Halili, nė deklarimin e tij flet edhe nė lidhje me pretendimet e ish-klubit tė Hit Goricės, mė tė cilin ka luajtur pėrpara 5 vjetėsh. Pas faksit tė dėrguar pėrpara 10 ditėsh nga drejtuesit sllovenė, nė tė cilin pretendohej se klubi "Tirana" dėnohej me gjobėn prej 60 mijė eurosh pėr mbajtje tė lojtarit nėn kontratė, ka qenė i menjėhershėm reagimi i dibranit. Mahir Halili vazhdon tė pretendojė se me Goricėn nuk e lidh asnjė lloj kontrate, sepse ai klub e ka ****ur te Delemonti. "Siē ėshtė bėrė e ditur prej dy javėsh, klubi i Hit Goricės kėrkonte tė mė gjobiste me 60 mijė euro, duke pretenduar se kam thyer kontratėn me tė. Kjo faktikisht nuk ėshtė e drejtė, sepse nga ai klub jam larguar pėrpara katėr vjetėsh pėr te Delemonti, nė Zvicėr, i cili i shleu tė gjitha detyrimet. Mė pas, prej andej erdha te Tirana, ku presidenti El Sajed bleu kartonin tim pėr 20 mijė dollarė nga zviceranėt. Detyrimisht, unė s'kam asnjė lidhje me sllovenėt, tė cilėt, pas kaq shumė kohėsh, ngrihen dhe kėrkojnė tė rrėmbejnė ndonjė tė hollė. Pas faksit tė tyre, klubi "Tirana" menjėherė u ka kėrkuar drejtuesve tė Goricės tė na sjellin kopjen origjinale tė kontratės pėr tė vėrtetuar gjithēka. Por me sa shoh, deri tani, asgjė nuk ka mbėrritur, sepse kjo ishte vetėm njė "tullumbace" e tyre, ndoshta pėr tė na frikėsuar dhe pėr tė paguar 60 mijė eurot,"- thotė numri 14 i bardhebluve. Kjo do tė thotė se tashmė Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund ta pezullojė kurrsesi lojtarin nga aktiviteti, siē u aludua fillimisht.
Nė fund tė komentit, Halili flet edhe pėr objektivat personalė dhe ato tė skuadrės nė pėrgjithėsi. Ai ėshtė i bindur se nė fund tė edicionit, Tirana do tė bėjė bis trofesh, ndėrkohė qė veten e quan jashtė "luftės" pėr fitimin e "Kėpucės sė artė". "Synimet e Tiranės ēdo sezon janė tė qarta, pra shpallja kampione e vendit dhe fitimi i Kupės sė Shqipėrisė. Besoj se kemi pėr tė arritur qė nė fund t'i pronėsojmė kėto dy trofe, sepse ndeshjet direkte kanė treguar se jemi njė shkallė mė lart se kundėrshtarėt. Ndėrsa pėr vete shpresoj tė shėnoj gola sa mė tė rėndėsishėm, qė t'i japin skuadrės tri pikėt dhe jo mua kurorėn e kryegolashėnuesit,"- pėrfundon idenė e tij sulmuesi kryesor i kampionėve nė fuqi, Mahir Halili.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po