Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Thote Sina-kete vit te dy trofete!

"Kėmbėshpejti" bardheblu ka bindjen se nė fund tė sezonit Tirana do tė fitojė titullin dhe Kupėn e Shqipėrisė
Sina: 2004-a, viti i dy kurorave

Fillimviti po i sheh bardheblutė me petkun e kampionėve nė fuqi dhe njėkohėsisht si ata tė dimrit. Djemtė e Mirel Josės e kanė nisur me kėmbėn e mbarė 2004-n, duke fituar 2-1 ndaj Ruandės ditėn e hėnė. Edhe pse ishte njė ndeshje miqėsore, skuadra e Tiranės tregoi nė lojėn e saj progres, nė krahasim me takimet qė ka zhvilluar nė fund tė kampionatit. Tanimė trajneri Josa duket se do tė marrė frymė mė lirisht pėr kėtė skuadėr "ėndrrash", qė kėrkon gjithmonė maksimumin, pavarėsisht kundėrshtarit qė ka pėrballė. Prej 5 ditėsh, kampionėt po vijojnė pėrgatitjet nė minifazėn qė po kryejnė nė Egjipt dhe mezi presin rifillimin e kampionatit. Njė nga lojtarėt titullarė nė ekip, siē ėshtė mesfushori i krahut tė djathtė, Elvis Sina, mendon se Tirana, nė pėrfundim tė sezonit, do t'i fitojė tė dy trofetė kombėtarė. Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", i palodhuri i krahut tė djathtė tė mesfushės sė Tiranės shprehet i kėnaqur me fazėn pėrgatitore nė Port-Said. "Prej 5 ditėsh ndodhemi nė Egjipt dhe jemi tė kėnaqur me kushtet qė na janė afruar pėr t'u stėrvitur. Nė ndryshim me ato nė Tiranė, kėtu nė Port-Said kemi favor edhe klimėn e ngrohtė qė mbizotėron, si dhe terrenet sportive qė janė moderne. Nė njėfarė mėnyre, tė gjitha kėto na e lehtėsojnė ngarkesėn fizike qė po marrim,"- thotė Sina. Faza pėrgatitore qė po zhvillohet nė vendin e piramidave e sheh pėr herė tė katėrt Elvisin njė nga protagonistėt e padiskutuar tė skuadrės. Sa herė qė Tirana stėrvitet nė kėtė shtet, ai gjithmonė ka qenė pjesė e pandarė e Tiranės, ashtu si Dede, Fortuzi, Bulku, Tafaj dhe Hidi, qė nga periudha kur ėshtė president El Sajedi. Nė lidhje me ndeshjen miqėsore ndaj Ruandės, 25-vjeēari bėn tė ditur se Tirana bėri njė lojė tė mirė dhe nė fund u kurorėzua me sukses. "Ndaj Ruandės zhvilluam njė lojė tė rrjedhshme dhe me shumė raste pėr gol, nga tė cilat shfrytėzuam vetėm dy. Edhe pse kishim vetėm pak ditė stėrvitje, ndaj kombėtares ruandeze nuk ndryshuam shumė nė modulin e lojės, duke bėrė lojėn tonė karakteristike. Largimi me karton tė kuq nga loja i Tafajit dhe mbetja me 10 veta nė fushė, te ne solli njė mobilizim mė tė madh pėr ta fituar kėtė takim, edhe pse ishte miqėsor. Tanimė pėrpara kthimit pėr nė Shqipėri kemi edhe njė ballafaqim tjetėr me skuadrėn e El Masrit, me tė cilėn jemi ndeshur sa herė qė kemi qenė nė Port-Said,"- thotė nėpėrmjet linjės telefonike kėmbėshpejti Elvis Sina. Nė fund tė deklarimit tė tij, numri 2 i kampionėve nė fuqi gjykon se Tirana nė fund tė edicionit do t'i rrėmbejė tė dy trofetė kombėtarė. "Besoj se viti 2004 do tė jetė ai i dy kurorave, sepse jam i bindur se kemi pėr tė fituar titullin kampion, por edhe Kupėn e Shqipėrisė. Ndryshe nga sezonet e kaluara, kėtė herė jemi mė tė konsoliduar se kurrė dhe nė fund kemi pėr tė marrė frytet. Jemi tė ndėrgjegjshėm qė rruga do tė jetė e gjatė dhe e lodhshme, por nė skuadėr ndodhen 18-19 lojtarė pėr njė vend dhe mungesa e njėrit me karton tė verdhė apo i dėmtuar nuk ndihet. Kjo ėshtė dhe diferenca qė kemi me rivalėt tanė tė drejtpėrdrejtė, si Partizani, Dinamo, Vllaznia dhe Teuta,"- i jep fund idesė sė tij ish-mesfushori i kombėtares kuqezi nė periudhėn e Dosenės, Elvis Sina.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po