Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Muka-mbase mund te jem edhe"Kepuca e Arte"me 20 gola per kete sezon

Fantazisti bardheblu, nga vendi i piramidave, premton se do tė shėnojė edhe njė herė sa deri tani
Muka: Unė, "mister" 20-golėshi

Tirana-Muka ka qenė binomi i pandarė i dy fazave tė para tė kampionatit, qė i pa bardheblutė tė marshonin tė qetė drejt titullit simbolik, kampionė tė dimrit. Vlonjati, me 10 golat e sigluar, theu ēdo parashikim (golat mė tė shumtė priteshin nga Fortuzi, Halili, Xhafa dhe Merkoēi) dhe tashmė e sheh veten golashėnuesi mė i mirė i kampionatit, sė bashku me Abilion. Edhe pse Devi Muka, nė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjeve, ka luajtur nė rolin e fantazistit tė tėrhequr pas dy sulmuesve, intuita dhe klasi i tij kanė qenė vendimtarė nė ecurinė e Tiranės pėr 18 ndeshje. Nė merkaton e dimrit, qė ka pak ditė qė ėshtė hapur, mesfushori i kombėtares kuqezi ishte njė ndėr emrat mė tė lakuar pėr t'u larguar nga kampionėt. Faktikisht ndodhi e kundėrta, sepse ai hodhi poshtė ēdo supozim dhe aktualisht ndodhet me ekipin nė fazė pėrgatitore nė Egjipt. Bardheblutė, prej 4 ditėsh, po stėrviten nė Port-Said nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Ndonėse vjen nga njė dėmtim nė kofshė nė derbin me Dinamon, vetė Muka bėn tė ditur se ēdo gjė e ka hedhur pas krahėve dhe po stėrvitet maksimalisht. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 27-vjeēari ndihet i kėnaqur me kushtet e krijuara nė kompleksin sportiv tė qytetit tė Port-Saidit dhe nėpėrmjet linjės telefonike premton se nė fund tė kampionatit do tė mundohet tė arrijė kuotėn e 20 golave gjithsej. "Prej katėr ditėsh jemi sistemuar nė njė prej hoteleve luksozė tė Port-Saidit dhe po stėrvitemi maksimalisht nė terrenet shumė tė mira qė na janė vėnė nė dispozicion. Nė dispozicion tė trajnerit Josa jemi i gjithė grupi i lojtarėve qė mbyllėm vitin 2003, me pėrjashtim tė Halilit. Me aq sa po shoh, tė tėrė ēunat kemi shfaqur njė formė tė mirė fizike, ēka e lejon stafin drejtues tė punojnė normalisht me ne,"- thotė "dirigjenti" i mesfushės bardheblu.
Sipas Mukės, takimet miqėsore qė do tė luhen nė Egjipt do tė shėrbejnė pėr kolaudimin sa mė tė mirė tė formacionit bazė. Sot pasdite, kampionėt do tė ndeshen me kombėtaren e Ruandės, e cila po kryen fazėn pėrgatitore nė Port-Said nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr Kupėn e Afrikės. "Sot kemi planifikuar qė tė luajmė njė ndeshje miqėsore me kombėtaren ruandeze, e cila, ashtu si ne, po kryen njė minifazė pėrgatitore nė Egjipt. Shpresojmė tė zhvillojmė njė lojė tė mirė dhe mė pas tė kėrkojmė tė fitojmė, ndonėse e dimė qė nuk do tė jetė e lehtė. Ndėrkohė, derisa tė kthehemi, kemi planifikuar edhe dy miqėsore tė tjera, tė cilat mendoj se kanė pėr tė na dhėnė njė ide mė tė saktė se nė ēfarė pike ndodhemi,"- gjykon numri 10 i Tiranės. Nė lidhje me merkaton e dimrit, Devi Muka bėn tė ditur se skuadra nuk ka nevojė pėr pėrforcime. "Pėr mua, ky grup futbollistėsh qė jemi ėshtė i mjaftueshėm deri nė fund tė sezonit pėr tė arritur synimet. Jemi 19 lojtarė, me afro tė njėjtėn pėrgatitje, ndaj konkurrenca brenda nesh ėshtė e madhe pėr njė vend nė 11-she. Gjithsesi, janė drejtuesit mė tė lartė, tė cilėt e shohin me syrin e specialistit nėse ka reparte ku duhet ndėrhyrė nė merkato,"- komenton ai.
Nė fund tė deklarimit, vlonjati shprehet se ka disa synime pėr vitin 2004 qė kėrkon t'i arrijė mė ēdo kusht. Ja sesi i zbulon ai: "Synimi im kryesor ėshtė qė tė shpallem kampion, por edhe tė fitoj Kupėn e Shqipėrisė. Por "qershia mbi tortė" ėshtė qė tė shėnoj 20 gola dhe tė fitoj "Kėpucėn e artė", ashtu siē bėri Mahir Halili nė kampionatin e fundit. Deri tani, gjysmėn e punės e kam bėrė. Tanimė s'mė mbetet gjė tjetėr veēse ta provoj deri nė fund, se, ku i dihet, ndoshta shpallem edhe unė njė herė golashėnues, "- i jep fund idesė sė tij "labi fluturues", Devi Muka.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po