Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet Ervin Bulku.

Mesfushori me tipare shkatėrruese gjykon se Tirana, pas kthimit nga Egjipti, do tė jetė mė kompetitive
Ervin Bulku: Ka vend pėr pėrmirėsime
Ėshtė vetėm 22 vjeē dhe prej 5 sezonesh kontribuon me sukses nė ekipin e parė tė Tiranės. I dalė nga ekipet zinxhirė bardheblu, mesfushori Ervin Bulku konsiderohet njė nga talentet e futbollit tiranas, por edhe atij shqiptar pėr vetė vlerat qė mbart. Tashmė qė i ka skaduar mosha pėr tė qenė pjesė e ekipit Shpresa si kapiten i saj, Bulku (i vogėl nė moshė, por i madh nė trup nė krahasim me Sokolin) kėrkon ta pėrqendrojė vėmendjen tėrėsisht te Tirana. Edhe pse vjen pas njė dėmtimi tė gjatė nė gju, duket se Ervini e ka kapur formėn fizike, ēka e ka detyruar trajnerin Josa t'i besojė fanellėn e titullarit. Nė rolin e mesfushorit tė qendrės, sė bashku me Patushin, Bulku pėrbėn dyshen mė tė fortė tė mesfushės nė kampionatin shqiptar. Numri 8 i kampionėve ndihet i lumtur qė viti 2004 e sheh tė riaftėsuar dhe njėkohėsisht Tiranėn kampione tė dimrit.
Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", mesfushori flet pėr stėrvitjen qė po zhvillohet nė Turqi dhe objektivat pėr Vitin e Ri. "Pas mbėrritjes nė Port-Said, kemi nisur intensivisht pėrgatitjet pėr dy fazat e mbetura tė kampionatit. Deri tani, nė dispozicion tė trajnerit jemi i gjithė grupi i lojtarėve qė mbyllėn vitin 2003, me pėrjashtim tė Sokol Bulkut dhe Mahir Halilit,"- thotė 22-vjeēari. Ervini gjykon se 10 ditėt stėrvitje nė vendin e piramidave do t'i shėrbejnė skuadrės pėr t'u pėrmirėsuar nė planin fizik dhe atė tekniko-taktik. "Ditėt e stėrvitjes nė Egjipt do tė na shėrbejnė pėr t'u pėrmirėsuar akoma mė shumė, kjo sepse nė skuadėr ka vend edhe pėr mė mirė. Tė gjithė po stėrvitemi me dėshirė qė, kur tė kthehemi, tė paraqesim nė fushė vlerat e ekipit kampion dhe absolut tė Shqipėrisė,"- bėn tė ditur mesfushori. Mė pas, nė deklarimin e tij, Bulku jep opinionin e tij nė lidhje me vitin qė lamė pas dhe atė qė sapo ka nisur. Sipas tij, 2003-shi ishte vit qė nė pėrgjithėsi ėshtė karakterizuar nga dėmtimet, por qė u kurorėzua me titullin e 20-tė kampion. "Viti 2003, pėr mua, nė aspektin personal, nuk ishte me shumė fat, sepse jam dėmtuar dy herė dhe kam mbetur jashtė fushave disa muaj. Ndėrkohė, pėr skuadrėn, ēdo gjė shkoi mirė, sepse ne u shpallėm kampionė tė vendit dhe kaluam njė tur nė kupat evropiane. Nga viti 2004 do tė kėrkoja sa mė shumė shėndet dhe fat, duke fituar edhe dy trofetė kombėtare me Tiranėn, siē janė kampionati dhe Kupa e Shqipėrisė. Natyrisht, si pėr kėdo, ėndrra e madhe mbetet kombėtarja kuqezi, me tė cilėn jam aktivizuar vetėm nė disa ndeshje miqėsore. Shpresoj qė pėr eliminatoret e botėrorit tė ardhshėm tė jem pjesė e saj dhe ta fitoj njė vend falė djersės qė derdh ēdo ditė nė stėrvitje me Tiranėn,"- i jep fund idesė sė tij mesfushori, Ervin Bulku.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po