Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Plani i stervitjes se Mirel Joses ne Egjipt.

Trajneri i kampionėve shpalos synimet e skuadrės pėr 10 ditė stėrvitje qė do tė zhvillojė nė Egjipt
Ja "misteret" e bardhebluve nė Kajro

Skuadra e Tiranės i ka dhėnė dje fund stėrvitjes sė saj nė kryeqytet dhe sot nė mesditė do tė udhėtojė drejt Egjiptit, ku pėr 10 ditė do tė kryejė njė minifazė pėrgatitore. Edhe pse problemet nuk kanė reshtur ditėt e fundit nė kampin bardheblu (ėshtė shtyrė dy herė nisja drejt Kajros), duket se delegacioni me futbollistė dhe stafin drejtues do tė jetė i plotė. Trajneri i 20 herė kampionėve, Mirel Josa, e ka hartuar planin stėrvitor qė do tė kryejė nė vendin e piramidave dhe kėtė e shpreh nė deklarimin e tij pėrpara nisjes. Sipas Josės, Tirana udhėton nė drejtim tė Egjiptit pėr t'u stėrvitur nė kushte mė optimale sesa kėto qė janė nė kryeqytet. "Nė Egjipt shkojmė pėr t'u stėrvitur nė kushte mė tė mira sesa kėto qė janė aktualisht nė Tiranė. 10 ditė stėrvitje qė do tė zhvillojmė aty, nuk mund t'i quaj fazė tė mirėfilltė pėrgatitore, por ajo bėn pjesė nė kuadrin e konsolidimit tė skuadrės,"- thotė tekniku bardheblu. Karakteri i stėrvitjes qė do tė aplikohet nė Kajro, qytet ku do tė sistemohen kampionėt, do tė jetė i ndėrthurur. Njė gjė tė tillė e pohon vetė Josa nė vazhdim tė komentit tė tij. "Nė Kajro, synimi im kryesor do tė jetė qė skuadra ta marrė si duhet ngarkesėn, si nė planin fizik, ashtu edhe nė atė tekniko-taktik. Edhe pse nė kėto tė dy parametra lojtarėt kanė treguar nivel tė mirė gjatė kėsaj kohe qė unė jam nė krye, do tė vazhdoj tė insistoj qė tė pėrmirėsohemi ende. Nė ekip ka vend pėr mė shumė dhe tė gjithė djemtė i kryejnė me pasion pėrgatitjet."
Tirana e dy fazave tė tjera tė kampionatit duket se edhe pas kthimit nga Egjipti nuk do tė ketė ndryshime thelbėsore pėr sa i takon modulit tė lojės. Njėshi i stolit bardheblu bėn tė ditur se nė skuadėr nuk do tė bėhen ndryshime tė mėdha, por do tė konsolidohet ai formacion qė pak a shumė ėshtė hedhur nė fushė kohėt e fundit. "Nuk do tė bėjmė ndryshime pėr sa i takon modulit tė lojės, por do tė pėrpiqemi tė konsolidojmė si duhet 11-shin bazė pėr ecurinė e edicionit nė vazhdim. Koha qė ėshtė nė dispozicion nuk tė lejon shumė pėr eksperimentime, kėshtu qė unė besoj se mė shumė pėrparėsi do t'i jepet pėrgatitjes shumėplanėshe,"- vijon mė tej deklarimin e tij ish-lojtari i Tiranės nė vitet '80-'90.
Pėr sa i takon merkatos sė dimrit, trajneri Mirel Josa sqaron se nė skuadėr afrimi i elementėve tė rinj varet nga ata qė mund tė largohen. "Me gjendjen aktuale tė lojtarėve qė kemi nė dispozicion, mendoj se ata janė tė mjaftueshėm pėr ta pėrballuar si duhet sezonin, ndaj nuk kemi pse tė futemi nė merkato. Ditėt e fundit na janė afruar shumė emra pėr tė ardhur nė skuadėr, por ēdo gjė do tė varet nėse do tė largohen disa prej lojtarėve tė diskutuar pėr tė shkuar jashtė shtetit. Mėdyshja e deritanishme ėshtė ajo e Sokol Bulkut, i cili ka shkuar nė Turqi pėr t'u provuar, ndėrkohė qė Saimir Patushin do ta kemi nė ekip edhe nė vazhdim, sepse ėshtė rikthyer nga Austria. E vetmja mungesė nė Kajro do tė jetė ajo e Halilit, i cili ka pėr tė dhėnė disa provime pėr shkollėn e lartė. Megjithatė, ai do tė stėrvitet individualisht sipas njė plani stėrvitor,"- i ka dhėnė fund komentit tė tij ish-zėvendėstrajneri i kombėtares kuqezi, Mirel Josa.
Tirana, sot nisja drejt vendit tė piramidave
Mė nė fund, skuadra e Tiranės do tė niset sot drejt Egjiptit. Pas disa problemeve nė skuadėr, pėr sa u takon lėvizjeve tė disa prej lojtarėve, kampionėt, nė orėn 12:00, do tė udhėtojnė drejt Aeroportit "Nėnė Tereza". Nė orėn 14:30, me avionin e linjės "Turkish Airlines", delegacioni bardheblu do tė pėrshkojė itinerarin Tiranė-Stamboll-Kajro. Nė qytetin e fundit bardhebluve u janė krijuar tė gjitha kushtet, duke filluar nga hoteli me 5 yje dhe deri te fushat e stėrvitjes. Nga ajo qė mėsohet brenda kampit, nė Egjipt do tė zhvillohen edhe dy ndeshje miqėsore, ndėrkohė qė kthimi do tė bėhet mė 19 janar. Ja lista e plotė e lojtarėve dhe e stafit drejtues qė do tė nisen sot: Mirel Josa, Luan Zengla, Gud Tafaj (trajnerė), Eduard Gjini (administrator), Altin Haxhia (masazhator), Emanuel Egbo, Isli Hidi, Nevil Dede, Gentian Hajdari, Luan Pinari, Rezart Dabulla, Alban Muēa, Suad Lici, Saimir Patushi, Ervin Bulku, Sokol Bulku (mund tė bashkohet me skuadrėn nė Kajro), Ansi Agolli, Elvis Sina, Alban Tafaj, Sokol Prenga, Devi Muka, Fjodor Xhafa, Indrit Fortuzi dhe Eldorado Merkoēi.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po