Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Mbrojtesi Hajdari flet per Tiranen e fazes se III

Ish-dinamoviti, nga mbrojtės krahu po luan me sukses edhe nė qendėr tė prapavijės, duke i dhėnė siguri ekipit
Hajdari: Nė qendėr kam gjetur veten
Ardhja nė krye tė Tiranės e trajnerit Mirel Josa ka korresponduar me disa ndryshime nė formacion, nė krahasim me paraardhėsin e tij, Sulejman Mema. Tri janė zėvendėsimet e teknikut aktual: nė vend tė Agollit, Xhafės dhe Pinarit, po luajnė Bulku, Halili dhe Hajdari. Ky i fundit, nga stoper (roli i tij i zakonshėm), ėshtė kthyer nė qendėrmbrojtės, duke i dhėnė siguri Tiranės nė prapavijė pas largimit tė Alimehmetit dhe Vatės. Njė nga pikat nevralgjike tė bardhebluve nė 2 vitet e fundit ka qenė pikėrisht ajo e lojtarit tė fundit nė mbrojtje. Tė shumtė kanė qenė futbollistėt qė e kanė provuar kėtė rol, por duket se Gentian Hajdari ėshtė "i fundmi i Mohikanėve". Ish-dinamoviti, nė fazėn e dytė, ka treguar vendosmėri dhe sedėr nė kėtė repart falė edhe bashkėpunimit tė tij me dy mbrojtėsit e tjerė, Dede dhe Dabulla. Njė gjė tė tillė Hajdari e pohon edhe vetė, kur nė njė koment pėr "Sportin shqiptar" shprehet: "Nė karrierėn time si futbollist kam provuar tė luaj nė shumė role nė mbrojtje, por edhe nė mesfushė. Ai i stoperit ka qenė roli im natyral, por kohėt e fundit, pasi ėshtė afruar skuadėr, trajneri Josa mė ka dhėnė besimin tė luaj nė qendėr si lojtari i fundit pėrpara portierit. Njė gjė tė tillė e bėra edhe pėr disa ndeshje sezonin e kaluar, kur trajner ishte Fatmir Frashėri, dhe me bindje mund tė them se tashmė nė kėtė rol kam gjetur veten,"- bėn tė ditur 27-vjeēari. Pėr Gentian Hajdarin, tė dy rolet nė mbrojtjen me tre lojtarė tė Tiranės ndryshojnė nga njėra-tjetra pėr sa i takon rrezikshmėrisė. Ja sesi e shpjegon ai ndryshimin qė ndien nga njė rol te tjetri: "Qendėrmbrojtėsi, ndryshe nga stoperi, ka njė specifikė tjetėr, se je lojtari i fundit para portierit dhe duhet tė spastrosh tė gjitha topat nė zonė. Gabimi mė i vogėl rezulton fatal pėr fatet e ndeshjes, sepse ndryshe me lojtarėt e tjerė, duhet tė jesh mė i vėmendshėm gjatė gjithė 90 minutave. Eksperienca nė kėto vite qė luaj mė ka krijuar besim nė vetvete dhe tanimė ndihem mirė nė kėtė rol, por dua tė falėnderoj edhe trajnerin Josa pėr besimin qė ka ndaj meje,"- thekson numri 16 i kampionėve. Prej dy ditėsh, bardheblutė kanė rifilluar stėrvitjen pėrpara nisjes pėr nė Egjipt pėr tė kryer fazėn pėrgatitore. Shpallja kampionė tė dimrit dhe katėr ditėt pushime duket se i kanė dhėnė frymėmarrjen e duhur tė gjithė lojtarėve pėr ta nisur vitin 2004 sa mė vrullshėm. Njė gjė tė tillė e pohon edhe vetė mbrojtėsi luftarak, kur shprehet: "Shpallja kampionė tė dimrit dhe disa ditė pushim ka sjellė te ne njė gjendje harmonie dhe relaksi. Tashmė ndihemi tė freskėt fizikisht pėr tė nisur mbarė fazėn pėrgatitore, si dhe ndeshjet e ardhshme tė kampionatit dhe tė kupės. Brenda ekipit ekziston klima e duhur se edhe ky edicion do tė flasė pėr ngjyrat bardheblu. Jemi tė ndėrgjegjshėm se na presin sfida edhe mė tė forta se kėto qė kemi kaluar, por ne nuk ndalemi nė objektivat tona. Duhet qė kėtė sezon medoemos, pėrveē titullit kampion, tė bėjmė tonėn edhe Kupėn e Shqipėrisė, trofe tė cilin s'e fituam dot vjet. Nga afėr ndiejmė praninė e disa rivalėve direktė, si Partizani dhe Dinamo, por nga "lufta" nuk do tė pėrjashtoja as Teutėn me Vllazninė, tė cilat mund tė tė krijojnė kurdoherė probleme,"- pėrfundon deklarimin e tij qendėrmbrojtėsi bardheblu, Gentian Hajdari.
Rėnia e avionit, panik nė radhėt e bardhebluve
Rėnia e avionit Boing 737 nė Detin e Kuq, nė Egjipt, dy ditė mė parė, ka ngjallur njėfarė paniku nė radhėt e skuadrės sė Tiranės, e cila po pėrgatitet pėr tė kryer fazėn pėrgatitore nė kėtė shtet. Siē dihet, kampionėt do tė nisen nė drejtim tė vendit tė piramidave mė datė 7 janar pėr t'u stėrvitur pėr dy javė, por nga muhabetet qė ata bėjnė tė ulur nėpėr kafenetė e kryeqytetit, tema e diskutimit ėshtė pikėrisht rėnia e avionit. Tashmė tek ata, ashtu si te ēdo person tjetėr, ekziston frika, megjithatė drejtuesit e skuadrės pohojnė se do tė nisen ditėn e mėrkurė drejt Kajros. Pėr sa i takon stėrvitjes sė djeshme, ajo ėshtė zhvilluar pasdite nė fushėn "Skėnder Halili", ku me pėrjashtim tė Patu**** (ndodhet nė Austri) kanė qenė tė gjithė tė pranishėm. Trajneri Mirel Josa po punon me tė tijtė nė aspektin fizik, duke kėrkuar qė forma e tyre tė ngrihet sa mė shumė pėr tė qenė tė gatshėm nė fazėn pėrgatitore. Sot, drejtuesit mė tė lartė tė ekipit do tė marrin nė Ambasadėn Egjiptiane vizat pėrkatėse pėr nisjen qė do tė bėhet ditėn e mėrkurė.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po