Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Mireli ben analizen e fazes se I

Trajneri i bardhebluve analizon njė fazė kampionati nė krye tė skuadrės, duke ua dhėnė meritėn lojtarėve
Josa: Prisni edhe pak pėr Tiranėn time
Bardheblutė i kanė mbyllur dy fazat e para tė kampionatit si kampionė tė dimrit, me 40 pikė nė 18 ndeshje. Nė fazėn e parė, nėn drejtimin e Sulejman Memės, kampionėt e panė veten nė vendin e tretė, me 17 pikė, ndėrkohė qė nė "erėn" Josa ēdo gjė u rikuperua, falė 7 fitoreve dhe 2 barazimeve radhazi. I ardhur nė krye tė Tiranės nė fund tė muajit tetor, tekniku Mirel Josa bėri tė mundur daljen nga kriza tė skuadrės dhe mbylljen me sukses tė vitit 2003. Megjithatė, ish-zėvendėstrajneri i kombėtares, nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", ua dedikon meritat futbollistėve pėr kėtė punė tė mirė tė bėrė deri tani. "Nė pėrgjithėsi, jam i kėnaqur nga skuadra pėr atė se ēfarė ka shfaqur nė fushė qė nga koha kur e drejtoj. Kemi koleksionuar 7 fitore dhe 2 barazime nė kampionat dhe 2 dy fitore nė kupė, duke rikuperuar pikėt qė ishim mbrapa nė fazėn e parė. Kjo vjen si rrjedhojė e stėrvitjes intensive qė djemtė kanė kryer dhe gjithashtu kolektivitetit ndėrmjet tyre,"- thotė ish-mesfushori i Tiranės nė vitet '80-'90. Dy janė pengjet e Josės nė kėtė fund tė fazės sė dytė pėr vetė lojėn e mirė qė ekipi i tij ka paraqitur nė fushėn e lojės. Barazimet ndaj Teutės dhe Elbasanit janė tė pakapėrdijshme pėr njėshin e stolit bardheblu, saqė ai, me keqardhje, deklaron: "Dy barazimet ndaj Teutės dhe Elbasanit janė dy pengjet qė mė kanė mbetur nė kaq pak kohė sa kam nė krye tė Tiranės. Pėr mua, ato janė 4 pikė tė lėna kot rrugės, sepse me atė qė kemi paraqitur nė fushė, duhet medoemos tė kishim fituar. Djemtė, nėse do tė ishin treguar mė shumė kėmbėngulės, sot, pėr sa u takon rezultateve pozitive, mund tė flisnim ndryshe,"- gjykon trajneri 40-vjeēar. I pyetur sesa ėshtė ndier dora e Josės nė drejtimin e bardhebluve, tekniku qė nuk njeh humbje ėshtė pėrgjigjur. "Mendoj se dora ime nuk ėshtė ndier akoma nė ekip, sepse unė e kam marrė drejtimin e Tiranės kur faza pėrgatitore dhe kampionati kishin muaj qė kishin filluar. Ndoshta mė duhet edhe pak kohė nė dispozicion pėr tė transmetuar nė skuadėr mentalitetin qė kam menduar,"- vijon mė tej kryestoli i 20 herė kampionėve. Pas ditėve tė festave tė fundvitit, skuadrėn e Tiranės e pret njė minifazė pėrgatitore, qė do tė zhvillohet nė Egjipt. Mirel Josa e ka ideuar nė mendjen e tij se ēfarė do tė bėjė nė kėto 15 ditė qėndrimi nė vendin e piramidave, kur thotė: "Ne nuk shkojmė nė Egjipt pėr tė kryer njė fazė tė mirėfilltė pėrgatitore, por pėr t'u pėrgatitur nė kushte mė komode se kėtu nė kryeqytet. Nga ajo qė kam menduar tė aplikoj, ėshtė se futbollistėt do tė pėrgatiten si nė aspektin fizik, por edhe atė tekniko-taktik. Ndėrkohė, pėr modulet e lojės, nuk mund tė deklaroj gjė qė tani, sepse gjithēka do tė varet nga gjendja e lojtarėve qė do tė kem nė dispozicion,"- sqaron Mirel Josa. Nė lidhje me faktin nėse do tė hyjė Tirana nė merkato apo jo, trajneri ėshtė shprehur se do tė jetė presidenti qė do tė vendosė. "Sa pėr afrimin e ndonjė lojtari cilėsor nė skuadėr, hėpėrhė nuk mund tė themi gjė, sepse do tė ulemi dhe do tė diskutojmė me presidentin pėr ēdo problem qė kemi hasur deri tani. Mė pas do tė jetė ai qė do tė vendosė."
Nė fund, Josa ka folur nė planin personal, ku, sipas tij, viti 2003 ka qenė pozitiv. "Sa pėr veten time, mund tė them se viti 2003 ka qenė pozitiv, edhe pse pozitiviteti nuk ka fund. Shpresoj qė nė vitin e ardhshėm sė bashku me skuadrėn tė arrijmė qėllimet qė i kemi vėnė vetes. Ndėrkohė, njė urim pėr Vitin e Ri do tė bėja pėr tė gjithė shqiptarėt, nė veēanti pėr njerėzit e sportit: 2004-a u sjelltė sa mė shumė fat e mbarėsi!
(vijon...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Mireli ben analizen e fazes se I

(...vijon nga mesazhi kaluar)

Mireli, trajneri qė nuk njeh humbje
Prania e trajnerit Mirel Josa nė krye tė Tiranės nė afro 2 muaj punė ka koinciduar me 11 rezultate pozitive radhazi. Tekniku bardheblu ėshtė i vetmi trajner nė kampionatin shqiptar qė nuk e ka provuar shijen e humbjes, ēka ia lartėson meritat nė krye tė kampionėve. Edhe pse Josa me diplomaci nuk pranon lėvdata, duke ua dedikuar gjithēka futbollistėve, duhet thėnė se ai ka pa diskutim pjesėn e tij nė kėtė ecuri tė suksesshme tė skuadrės. 40-vjeēari ka ditur tė gjejė gjuhėn e pėrbashkėt nė skuadėr, sepse ka alternuar lojtarėt titullarė me ata veteranė dhe tė rinj njėkohėsisht, duke mos i dhėnė mundėsi asnjėrit tė krijojė polemika brenda pėr brenda ekipit. Madje, sipas presidentit El Sajed, Josa ka sjellė njė frymė moderne te Tirana dhe kėsisoj rezultatet nuk kanė munguar. Nėse do tė bėhej njė pėrballje shifrash ndėrmjet dy fazave, Josa del sipėr Memės. Ky i fundit, nė 9 ndeshje, koleksionoi 17 pikė, me 5 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, pa harruar golaverazhin 24-9. Ndėrkohė, trajneri aktual, nė 9 ndeshje nė kampionat, ka grumbulluar 23 pikė, falė 7 fitoreve dhe 2 barazimeve, me njė golevarazh 21-9. Pa harruar qė nė dy takimet e kupės ndaj Lushnjės, Tirana ka triumfuar 1-0 dhe 2-0. Nėse do tė shikosh ndeshjet e luajtura prej kėtyre dy teknikėve, diferenca bėhet nė ballafaqimet derbi, ku Josa ka fituar si ndaj Partizanit, ashtu dhe ndaj Dinamos, gjė tė cilėn Sulejman Mema nuk arriti ta realizonte dot. Edhe pse Tirana ėshtė skuadra e parė qė Mirel Josa drejton nė kampionatin shqiptar, faktet janė kokėforta dhe flasin nė favor tė tij, duke ia ngritur lart emrin si njė nga trajnerėt e perspektivės.
Ja ecuria e Mirel Josės si trajner nė 11 ndeshje
Tirana - Lushnja 2-1 01.11.'03
Tirana - Flamurtari 2-1 07.11.'03
Lushnja - Tirana 0-1 12.11.'03 (kupė)
Besa - Tirana 1-2 19.11.'03
Tirana - Shkumbini 5-2 22.11.'03
Tirana - Lushnja 2-0 26.11.'03 (kupė)
Vllaznia - Tirana 1-3 29.11.'03
Tirana - Partizani 1-0 06.12.'03
Teuta - Tirana 0-0 13.12.'03
Tirana - Dinamo 5-1 20.12.'03
Elbasani - Tirana 1-1 24.12.'03

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po