Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Gezuar Ditelindjen Devi!Edhe 127 Vjec!

Fantazisti ka festuar dje 27-vjetorin e lindjes dhe shprehet i lumtur pėr golin e 10-tė sezonal tė shėnuar
Muka: Derbi, dhurata ideale pėr ditėlindje

Nuk ka mė mirė sesa ta festosh ditėlindjen me njė gol dhe njė fitore tė rėndėsishme nė derbi, si ajo qė realizoi Tirana tė shtunėn 5-1 ndaj Dinamos. Kjo i ka takuar njėrit prej lojtarėve mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, siē ėshtė mesfushori Devi Muka, i cili dje ka mbushur 27 vjeē. I lindur nė qytetin e Vlorės, mė datė 21 dhjetor 1976, Muka ėshtė kthyer nė idhullin e tifozerisė bardheblu pėr golat dhe lojėn virtuoze qė zhvillon. Falė kėmbėve tė tij, Tirana ka fituar dy tituj kampionė nė vitet 1998-1999 dhe 2002-2003 dhe tashmė nė kėtė sezon kėrkon tė bėjė tris. Nė fitoren e fundit nė derbi 5-1 me blutė, Muka, me penallti, shėnoi golin e 10-tė sezonal dhe sėrish pėr javėn e 17-tė e sheh veten nė krye tė golashėnuesve mė tė mirė. Njė fakt domethėnės ėshtė se vlonjati bardheblu u ka shėnuar gola tė gjitha skuadrave, me pėrjashtim tė Teutės dhe Elbasanit, skuadra me tė cilat Tirana ka koleksionuar humbje dhe barazim. Pra, shprehja se "sa herė Muka shėnon, Tirana fiton", nuk ėshtė realizuar vetėm nė kėto dy ndeshje. Gjithsesi, fantazisti ka besim se nė ndeshjet e ardhshme ka pėr t'u shėnuar portokallinjve dhe "djemve tė detit". Nė lidhje me derbin ndaj Dinamos, numri 10 i kampionėve shprehet i kėnaqur, sepse 27-vjetorin e lindjes e ka festuar me njė gol dhe njė fitore. "Ndeshja derbi me Dinamon ishte dhurata ideale pėr 27-vjetorin e lindjes qė festova dje. Jam i kėnaqur jo vetėm se fituam thellė, por edhe se shėnova vetė njė gol. Madje pėr kėtė dua tė falėnderoj tė gjithė shokėt pėr kontributin qė dhanė nė atė 90-minutėsh tė vėshtirė,"- thotė mesfushori organizator. Pėr Tiranėn, tri pikėt ndaj Dinamos ishin shumė tė nevojshme pėr t'u rrėmbyer, pėr vetė renditjen qė ka nė krye tė klasifikimit. Kjo u pa qė nė fillim tė lojės, ku trajneri Josa kishte vendosur tė ndryshonte skemė, duke luajtur me tre sulmues. Kjo solli qė Muka tė luante nė rolin e tij ideal, pas dy sulmuesve, duke marrė pėrsipėr gjithė organizimin e manovrės sulmuese. "Me dinamovitėt, bashkė me trajnerin, ramė dakord qė tė luaja nė pozicionin tim tė zakonshėm, atė tė fantazistit, duke qenė se nė tri ndeshjet mė parė kisha luajtur si sulmues. Pėr mua, ky ėshtė pozicioni ku jap maksiumin, ndonėse mė parė kisha preferuar tė sakrifikoja pėr skuadrėn. Ky kthim nė identitet na dha tė drejtė, sepse fituam bindshėm 5-1 ndaj njė rivali direkt nė luftėn pėr titullin kampion. Ndryshe nga njė javė mė parė, tanimė e ndiejmė nga afėr praninė e Partizanit,"- shprehet Devi. Pėr sa i takon lojės nė tėrėsi, Muka bėn tė ditur se pas shėnimit tė dy penalltive dhe daljes me karton tė kuq tė Pishės, ēdo gjė mė pas kishte pėrfunduar. "Me sa pashė nė fushė, por edhe nė televizor, tė dyja penalltitė ishin tė rregullta. Pisha e preku topin nė tė dy rastet me dorė dhe e meritonte kartonin e kuq, ndėrkohė pėr ne gjėrat mė pas u bėnė mė tė lehta. Ne arritėm tė shėnonim edhe tre gola tė tjerė shumė tė bukur, tė cilėt e zbukuruan kėtė derbi tė radhės, tė fituar me meritė,"- i jep fund deklarimit tė tij 27-vjeēari. Pėr kampionėt nė fuqi, shpallja "kampionė tė dimrit" tashmė ėshtė vetėm njė hap larg, sepse njė barazim i mundshėm tė mėrkurėn ndaj Elbasanit do tė thoshte mbyllje e vitit 2003 nė krye tė klasifikimit.
Aurel CELIBASHI


Ja 9 ndeshjet ku Muka ka shėnuar 10 gola
Lushnja - Tirana 0-6 23.08.'03
Flamurtari - Tirana 0-3 30.08.'03
Shkumbini - Tirana 1-3 20.09.'03
Tirana - Vllaznia 3-2 27.09.'03
Tirana - Flamurtari 2-1 07.11.'03
Besa - Tirana 1-2 19.11.'03 (dygolėsh)
Tirana - Shkumbini 5-2 22.11.'03 (penallti)
Tirana - Partizani 1-0 06.12.'03
Tirana - Dinamo 5-1 20.12.'03 (penallti)

"Labi", urimet s'kanė tė sosur
Kanė qenė tė shumta urimet qė ka marrė Devi Muka dje nė 27-vjetorin e lindjes. Familjarėt kanė qenė tė parėt qė e uruan, ndėrkohė qė mė pas shoqėria dhe telefonatat nga tė afėrmit jashtė kryeqytetit nuk munguan. Si fillim, Muka me disa prej shokėve tė tij tė ngushtė dhe tė skuadrės ka festuar nė njė prej lokaleve tė Tiranės, ndėrkohė qė pasdite ka qenė me familjen. Gjithēka pėr tė kaloi gėzueshėm, sidomos pas fitores nė derbi ndaj Dinamos. Njė urim merr Devi Muka edhe nga redaksia e "Sportit shqiptar": U bėfsh 100 vjeē!

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po