Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Jemi te pakapshem!

Kampionėt shkėrmoqin 5-1 blutė nė njė ndeshje me shumė episode
"Dėbora" bardheblu mbulon Dinamon

Nga Tirana, Aurel CELIBASHI
Tirana - Dinamo 5-1
Shėnues: Fortuzi 12' (11-m), Muka 25' (11-m), Dabulla 27', F. Xhafa 68', 72'/Bakalli 60'

Egbo 6.5
Dede 7
Dabulla 7.5
Hajdari 7
Lici 7.5
Patushi (Tafaj 57') 7
E.Bulku 7.5
Sina 7.5
Muka (Prenga 75') 7.5
Fortuzi 7.5
Halili (F.Xhafa 65') 7.5
Trajner: M.Josa

Lika 6
Pisha 6
Gallo 6
E.Xhafa 6
Ahmataj 6.5
Bakalli 6.5
Qosa (Ishka 46')(Xhihani 53') 6
Dhėmbi 6.5
Ziambo 6.5
Tiko 6
Qorri (Poēi 30') 6
Trajner: S.Demollari

Gjyqtarė: B.Pashaj, L.Ēuko, G.Maloku (Tiranė).
Kartonė tė verdhė: Dhėmbi, Tiko, E.Xhafa, Ziambo, Sina, Dede.
Karton i kuq: Pisha
(vijon...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Jemi te pakapshem!

Minutat e lojės
1'- Sinjalin e parė nė drejtim tė portės e jep Qose me njė gjuajte nga jashtė zone, e cila gjen Egbon nė gatishmėri.
3'- E.Bulku ekzekuton njė goditje dėnimi nga jashtė zone, por topi pėrfundon jashtė.
7'- Muka kroson nga goditje kėndi, por largon topin me kokė Tiko, kroson sėrish Patushi dhe sfera pėrfundon jashtė.
12'- Muka shpėrthen nė kundėrsulm, pason pėr Sinėn nė tė djathtė, i cili kroson pėr nė zonė, por Pisha prek topin me dorė. Pėr vijėrojtėsin ishte penallti ndėrkohė pėr gjyqtarin kryesor goditje dėnimi. Pas konsultimit tė dy gjyqtarėt bien dakord pėr 11-metėrsh nė favor tė Tiranės. Gjuan Fortuzi dhe gol. 1-0 pėr kampionėt.
15'- Qosa kroson nga goditje kėndi dhe Ahmataj pėr pak nuk barazon kur godet fort dhe topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn.
20'- Muka shmang bukur Bakallin dhe Gallon, pason pėr Halilin, i cili shpėrdoron njė rast tė pastėr pėr gol kur gjuan keq me kokė.
25'- Muka pason pėr Fortuzin brenda zonės, i cili gjuan dhe topi pėrplaset sėrish nė dorėn e Pishės. Gjyqtari Pashaj nuk heziton tė japė penalltinė e dytė, ndėrkohė qė largon me kartonė tė kuq Pishėn e irrituar. Kėtė herė penalltinė e ekzekuton mė i miri nė fushė, Devi Muka dhe gol. Nė pak minuta bardheblutė kryesojnė 2-0.
27'- Goditje dėnimi nė afėrsi tė zonės. Pas njė skeme me tre pasime Dabulla i ndodhur brenda zonės nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė golin e tretė dhe tė shpėrfytyrimit tė dinamovitėve.
33'- Ahmataj kroson nga e majta pėr nė zonė, por Dede largon topin nė ēastin final.
41'- Shpėrthim tjetėr i Mukės nga mbrojtja nė sulm, nxjerr tė lirė Halilin brenda zonės, ku dibrani me njė top parabėl ēon topin drejt rrjetės, ndėrkohė qė Poēi e largon atė dhe pėr tė gjithė u dha pamja e njė goli mė se tė rregullt, ndėrkohė pėr gjyqtarin nuk ishte. Topi mbetet nė zonė, Lici gjuan me kokė, sfera pėrplaset nė tranversė, nė rrėmujė e sipėr gjuan Fortuzi dhe largon mbrojtja dinamovite e ēoroditur.
45'- Fortuzi pengohet me faull jashtė zone dhe goditje dėnimi. Gjuan vet protagonisti dhe topi pėrplaset nė murin mbrojtės.
47'- Halili kroson nga e djathta, ndėrsa Xhafa largon topin nė momentin final. Halili rimerr sėrish topin, depėrton vet nė zonė, pengohet dhe gjyqtari nuk jep njė penallti tė pastėr, ndoshta i ndikuar nga dy tė parat qė kishte dhėnė.
55'- Lici shpėrthen nga e majta, nxjerr Sinėn tė lirė nė zonė, i cili gjuan fuqishėm jashtė.
60'- Bakalli nga jashtė zone gjuan fort dhe topi pėrfundon nė trekėndėshin e Egbos. Dinamovitėt shkurtojnė diferencėn nė 3-1 dhe kanė shpresa pėr mė shumė.
62'- Sina kroson nga e djathta pėr Halilin nė zonė. Sulmuesi gjuan me kokė dhe Lika bėn mrekullinė duke e pritur topin nė dy kohė.
65'- Lici pason pėr Tafajn nė tė majtė, i cili menjėherė kroson pėr Fortuzin brenda zonės. "Zogu" gjuan keq dhe humbet rastin mė tė pastėr pėr tė shėnuar golin e katėrt dhe tė dytin personal.
67'- Kundėrsulm i kampionėve me protagonist Mukėn, del i lirė nė afėrsi tė zonės, gjuan nė formė parabėl, por fati nuk ėshtė me tė, sepse topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn.
68'- Sėrish sulm i Tiranės me Mukėn, pason pėr Fortuzin, i cili pas disa tentativa nxjerr tė lirė Fjodor Xhafėn tė porsafutur nė lojė dhe vlonjati nuk fal, duke shėnuar golin e katėrt.
72'- Sėrish Fjodor Xhafa tregon klasin e tij kur me njė top parabėl gjen tė papėrgatitur portierin Lika dhe gol. Bardheblutė thellojnė golavarazhin nė 5-1.
80'- Tafaj gjuan keq nga jashtė zone, pas krosimit tė Bulkut nga e djathta dhe topi pėrfundon jashtė.
85'- Tiko nuk pėrfiton pėr tė shėnuar gol pas njė rrėmuje nė zonė dhe pret i sigurt Egbo.
88'- Kundėrsulm i Tiranės me Fortuzin qė konkretizohet me njė goditje tė bukur tė Sinės, e cila kalon gjithė pasqyrėn e portės.
90'- Lici pason pėr Tafajn jashtė zone, 32-vjeēari gjuan dhe Lika grushton bukur topin.
92'- Prenga kroson saktė nga goditja e dėnimit, por sulmuesit bardhelbu nuk pėrfitojnė pėr ta shtyrė topin drejt rrjetės dhe Lika sėrish largon topin me grushte.(vijon...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Jemi te pakapshem!

Deklaruan pas ndeshjes
Mirel Josa, trajner i Tiranės:
"Si nė ndeshjen me Partizanin, ashtu dhe sot (dje) me Dinamon kemi zhvilluar njė nga lojėrat tona mė tė bukura qė kur unė jam nė krye tė skuadrės. Hymė nė fushė me egon pėr ta fituar kėtė derbi dhe ia arritėm qėllimit. Nė kėtė ballafaqim preferova tė luaja me dy sulmues tė deklaruar, kjo edhe si rrjedhojė e presionit tė shtypit. Penalltitė e fituara dhe dalja me karton tė kuq e Pishės na i lehtėsuan detyrat tona. Gjithsesi, mund tė them se fitorja ishte e merituar dhe nuk me intereson shumė nėse dalim kampion dimri, sepse rėndėsi ka qė tė kurorėzohesh nė fund. Qė nga ky moment Dinamo ėshtė kapitull i mbyllur dhe duhet tė mendojmė pėr Elbasanin tė mėrkurėn."
Sulejman Demollari, trajner i Dinamos:
"Nuk mė takon tė flas pėr gjykimin, por mė vjen mė shumė keq pėr publikun, qė doli i zhgėnjyer nga stadiumi. Penalltitė patėn pjesėn e vet nė kėtė rezultat, duke qenė se pėrballė kishim dhe njė kundėrshtar shumė tė fortė siē ėshtė Tirana."

Tė veēanta
- Tė dyja tifozeritė si rrallė ndonjėherė ishin mbledhur sė bashku nė tribunėn kryesore dhe festuan me fishekzjarrė pėrpara fillimit tė ndeshjes.
- Devi Muka ka lėnė fushėn i dėmtuar nė rrėzė tė kofshėve dhe me shumė mundėsi do tė qėndrojė pushim pėr ndeshjen e sė mėrkurės ndaj Elbasanit. Dita e nesėrme, kur do tė konsultohet me mjekun Gjika, do tė vendosė mė shumė nė lidhje me shkallėn e dėmtimit.
- Nė tribunėn VIP ishin tė dy presidentėt respektivė El Sajed dhe Delijorgji. I pari menjėherė pas pėrfundimit tė ndeshjes ėshtė larguar i gėzuar drejt aeroportit e ka udhėtuar pėr nė vendlindje.
- Gjatė ndeshjes dy parashutistė kanė parakaluar tė gjithė pasqyrėn pėrpara stadiumit dhe mė pas janė ulur nė kodrat e liqenit artificial.
- Nė mbėshtetje tė Tiranės ishin dhe dy deputetė Bamir Topi dhe Dashamir Shehi.
- Pėrveē shumė reklamave anės fushės, binte nė sy ajo e KESH-it, ku dhe drejtori i saj Andis Harasani ishte i pranishėm nė tribunėn VIP.
- Tifozėt e Dinamos pas golit tė pestė janė larguar tė mėrzitur nga stadiumi, ndėrkohė qė ata tė Tiranės kanė gėzuar gjatė nė shkallėt e "Qemal Stafės".
(vijon...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Jemi te pakapshem!

Komenti
Tirana dėrrmon Dinamon 5-1 dhe Josa fiton derbin e dytė nė pak kohė nė krye tė skuadrės. Kampionėt nė fuqi marrin fitoren e 7-tė nė kėtė kampionat dhe udhėheqin tė sigurt klasifikimin, me ndryshimin qė kėtė javė ėshtė afruar Partizani tri pikė pas fitores nė Kavajė. Ashtu siē pritej ka ndodhur dhe tė dyja tifozeritė kanė mbushur shkallėt e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa". Tė dy trajnerėt nė kėtė deri tė radhės kishin hedhur nė fushė formacionet e tyre mė tė mira, ku Josa i kishte bashkangjitur Fortuzit dhe Mukės nė sulm Halilin. Gjithashtu, nė kėtė takim riktheheshin nė ekip dy tė skualifikuarit Dabulla dhe Sina, tė cilėt janė pedana kryesore nė sukseset e bardhebluve. Pėr sa u takon dinamovitėve, tekniku Demollari me skemėn e tij klasike 3-4-1-2 pretendonte qė ta zinte nė befasi Tiranėn. Nuk ka ndodhur kėshtu dhe janė kampionėt nė fuqi qė marrin njėri pas tjerit iniciativėn pėr gol. Momente delikate qė vendosėn fatin e takimit kanė qenė dy penalltitė qė janė dhėnė nė favor tė Tiranės pas prekjeve me dorė tė topit nga mbrojtėsi Pisha, i cili mė pas ka dalė me karton tė kuq. Kaq u ka mjaftuar djemve tė Josės pėr tė kontrolluar situatėn dhe pėr ta mbylkur pjesėn e parė 3-0, ku Dabulla konkretizon me gol njė skemė tė bukur nga goditje dėnimi. Pjesa e dytė ka nisur sėrish e vrullshme, ku dinamovitėt hidhen nė sulm sepse nuk kishin ēfarė tė humbisnin dhe gjejnė golin e ngushėllimit me anė tė Bakallit. Ndėrsa i sapofuturi nė fushė, ish-dinamoviti Fjodor Xhafa ka bėrė plur e hi shpresat e bluve pėr njė rezultat pozitiv falė dy golave tė mrekullueshėm. Duhet pėrmendur se ndeshja u pėrshkua nga shumė episode tė dyshimta dhe gjyqtarit Bardhyl Pashaj pothuajse i doli nga kontrolli takimi nė pjesėn mė tė madhe tė lojės. Lojtari mė i mirė nė fushė si gjithmonė ishte vlonjati Devi Muka. Mesfushori i kombėtares gėzon njė formė tė jashtėzakonshme fizike, duke qenė "mushkėria" pėr Tiranėn nė tė gjitha veprimet sulmuese. Kur ka mbetur edhe njė ndeshje nga mbyllja e fazės sė parė, bardheblutė e shohin veten mė tė sigurt drejt luftės pėr titullin kampion pas dy fitorve radhazi nė derbi me tė kuqtė dhe blutė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po