Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Presidenti i bardhebluve thote fjalen e tij.

Ka qenė ora 13:30, kur presidenti i Tiranės, Metuali El Sajed, ka zbritur nga benzi i tij i zi pėrpara stadiumit "Selman Stėrmasi", ku lojtarėt bardheblu kishin gjysmė ore qė kishin pėrfunduar stėrvitjen e tyre tė fundit para derbit. Arsyeja e ardhjes sė egjiptianit kishte tė bėnte me njė analizė tė detajuar, tė cilin njėshi i klubit kampion nė fuqi e kishte merak ta realizonte njė ditė para derbit me Dinamon. Faktikisht ashtu ka ndodhur dhe tė gjithė futbollistėt, sė bashku me trajnerėt Josa-Zengla-Tafaj, janė grumbulluar nė zyrėn e sekretarit Shkėlqim Muēa.
Analiza fillon me anėt pozitive dhe negative
Sapo ėshtė ulur nė karrige dhe kur tė gjithė e kishin rrethuar, presidenti El Sajed nuk e harron zakonin e tij, kur i ėshtė falur zotit dhe i ka bekuar tė tijtė. Mė pas, egjiptiani ka nisur tė analizojė atė se ēfarė Tirana e tij e zemrės ka dhėnė nė kėtė gjysmė sezoni. Sipas egjiptianit, skuadra ka pasur oshilacione, kur fillimisht e nisi mirė kampionatin me fitore tenistike gjatė kohės qė skuadrėn e drejtonte Sulejman Mema dhe mė pas arriti deri nė atė gjendje, sa nė katėr javėt e fundit tė fazės sė parė tė vuante, duke lėshuar kryesimin dhe duke "humbur" Memėn. Ardhja nė krye e Mirel Josės mė pas, pėr presidentin solli dhe ndryshimin e mentalitetit tė lojtarėve dhe rimarrjen e kreut tė klasifikimit.
"Sulejman Mema mbetet i respektuar"
Pėr presidentin bardheblu, ish-trajneri i Tiranės, Sulejman Mema, mbetet njė figurė e respektueshme, pavarėsisht se ky i fundit tanimė drejton rivalin e pėrjetshėm tė Tiranės, Partizanin. "Siē jemi tė gjithė nė dijeni, Mema e dha vetė dorėheqjen nga skuadra dhe nuk ishim ne qė e pėrzumė. Asokohe unė ndodhesha nė Egjipt dhe mė njoftuan vetėm me telefon. Kėshtu qė kur mbėrrita nė kryeqytet, fola me tė dhe mė pas u detyrova ta pranoja kėrkesėn e tij. Megjithatė, pėr klubin "Tirana", Sulejman Mema mbetet njė njeri i respektuar pėr kontributin qė ka dhėnė pėr fanellėn bardheblu si lojtar, por edhe si trajner. Sa pėr vajtjen e tij te Partizani, nėse e mbajmė veten si profesionistė, kurrsesi nuk duhet ta paragjykojmė."
"E dua Shqipėrinė mė shumė se shqiptarėt"
Duke folur pėr skuadrėn e Tiranės, egjiptiani ka theksuar qė askush nuk ka tė drejtė tė nėpėrkėmbė emrin e kėtij klubit tė madh. Ai shprehet se do tė "godasė" ashtu siē mund ta meritojė ai qė "fut hundėt" nė punėt e skuadrės, duke qenė se ka njė dashuri ta pashtershme, jo vetėm pėr Tiranėn si skuadėr, por edhe pėr Shqipėrinė. "Nuk do tė lejoj askėnd qė tė ndėrhyjė nė punėn dhe planet e skuadrės sė Tiranės. Unė, edhe pse nuk jam shqiptar, e dua Shqipėrinė mė shumė se shqiptarėt dhe do tė bėj ēmos qė kėtė klub ta drejtoj nė majat e futbollit shqiptar dhe atė evropian. Pėr kėtė ekip, nė kėto katėr vjet kam sakrifikuar mė shumė se ēdo njeri tjetėr, pėr tė vetmen arsye sepse e dua kėtė klub"(vijon...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Presidenti i bardhebluve thote fjalen e tij.

(...vijon nga mesazhi kaluar)
"Kush flet keq pėr Tiranėn, ka punė me babėn"
I informuar nga njerėzit e tij mė tė afėrt, se nga drejtuesit e klubit "Partizani" ditėt e fundit ka pasur deklarata ngacmuese nė media nė drejtim tė lojtarėve tė Tiranės (ishte presidenti Xhani, i cili te TV ALSAT pati deklaruar se do tė blej tė gjithė lojtarėt dhe stafin bardheblu, me pėrjashtim tė presidentit qė e ka koleg), Metuali El Sajed egėrsisht i ėshtė pėrgjigjur: "Me sa mė kanė informuar kohėt e fundit, drejtuesit e Partizanit kanė bėrė deklarata pėr shtyp se gjoja do tė blejnė ēdo lojtar tė Tiranės. Me kėtė rast, dua t'u kundėrpėrgjigjem, se secili duhet tė mbajė rolin qė i takon dhe tė mos krijoj panik nė skuadrėn time, se ndryshe do tė ketė punė me babėn. Asnjė prej futbollistėve tė Tiranės nuk ****et dhe nuk blihet, sepse janė tė gjithė janė burra tė vėrtetė dhe kanė gjak Tirane, duke e dashur fanellėn qė mbajnė mbi shpatulla. Nuk do tė lejoj asnjeri tė largohet nga ekipi, pėr sa kohė tė jem president. Pėr kėtė tė jeni tė sigurt."
"Ne jemi profesionistė dhe jo lypėsa"
Sipas El Sajedit, tė gjithė lojtarėt e Tiranės janė njerėzit mė tė sinqertė dhe tė ndershėm dhe kėtė duhet ta tregojnė nė kėtė sezon. "Tė gjithė nė skuadėr jemi njė familje dhe dua t'ju falėnderoj tė gjithėve pėr kontributin qė jepni, sepse jeni heronj. Qėllimi ynė i vetėm ėshtė ta ngremė sa mė lart klubin dhe t'u tregojmė tė tjerėve se kush jemi. Ndėrkohė, pėr sa u takon fjalėve tė njerėzve me qėllime dashakeqe, unė do tė mjaftohesha me shprehjen e vjetėr, "qentė le tė lehin, karvani tė ecė pėrpara". Ne jemi profesionistė dhe jo lypės, qė do tė thotė se do tė punojmė akoma mė mirė nga ē'kemi bėrė deri tani, pa i marrė pėr bazė diskutimet boshe tė atyre qė kemi pas."
Egjiptiani kėshillon...
Sikur tė mos mjaftonin kėshillat qė trajneri Josa u kishte dhėnė lojtarėve nė stėrvitje, dje presidenti El Sajed, nga ana e vet, si njė njohės i vjetėr i lojės sė futbollit, u deklaroi futbollistėve: "Kėshilla ime pėr lojėn do tė ishte qė ta godisni portėn nga ēdo pozicion, pasi jam i sigurt qė, nė katėr gjuajtje, njėra do tė jetė gol."
Presidenti "prek" nė sedėr sulmuesit
Analiza e presidentit El Sajed arriti deri aty, sa ai tė fliste njė pėr njė me katėr sulmuesit e Tiranės, Fortuzin, Xhafėn, Halilin dhe Merkoēin, duke u kėrkuar atyre sa mė shumė gola. "Mė vjen ēudi sesi nė ndeshjet e fundit nuk keni shėnuar ju, sulmuesit, por njė gjė tė tillė e kanė bėrė mesfushorėt, si Muka, Bulku dhe Lici. Ju jeni katėr sulmuesit mė tė mirė tė kampionatit shqiptar dhe unė i pres golat prej jush, sepse jeni goleadorė klasi."

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Presidenti i bardhebluve thote fjalen e tij.

(...vijon nga pergjigja)
Qan" edhe dy pikėt e lėna ndaj Teutės
Dėshpėrimi i egjiptianit ka qenė i madh pėr barazimin e fundit tė Tiranės ndaj Teutės, sa qė deklaron: "Nuk e mora vesh se ēfarė ndodhi me ju ndaj durrsakėve, me aq sa pashė dhe mora vesh. Teuta ishte nė nivel tė dobėt karshi nesh dhe ju nuk mundėt dot tė rrėmbenit fitoren dhe lėshuat dy pikė tė ēmuara nė rrugėn drejt titullit kampion. Gjynah! Gjynah! Gjynah!"
Nuk harron tė lyejė "rrotėn" para derbit
Edhe pse i mėrzitur pėr dy pikėt e lėna nė Durrės, presidenti bardheblu nuk ka harruar tė firmosė listėn e lojtarėve qė do tė pėrfitojnė shpėrblimin prej 30 mijė lekėsh tė reja pėr fitoren 1-0 ndaj Partizanit. Ndėrkohė, pas stėrvitjes sė djeshme, kampionėt nė fuqi kanė marrė edhe rrogat e prapambetura qė klubi u detyrohej. Secili prej lojtarėve dhe stafi ka mbushur xhepat me njė shumė prej afro 90 mijė lekėsh tė reja.
"Ndaj Dinamos dua 11 luanė"
Nė fund tė deklarimit tė tij tė gjatė, njėshi bardheblu ka folur edhe pėr derbin e sotėm me Dinamon, ku u ka kėrkuar lojtarėve tė tij vetėm fitore. "Ndaj Dinamos dua qė nė fushė tė shoh 11 luanė dhe qė nga minuta e parė deri te e fundit dhe t'i luftoni dinamovitėt me ēdo mėnyrė. Kėrkoj gjithashtu qė tė dėgjoni kėshillat e trajnerit dhe sot tė nxirrni nė pah shpirtin luftarak tiranas. Te secili prej jush kam shumė besim dhe jam i bindur se keni pėr tė nxjerrė njė ndeshje tė madhe, qė tė mė nderoni mua dhe tifozėt qė do tė mbushin shkallėt e stadiumit."
Blic kampionėsh
Port-Said ose Kairo, vendi i fazės pėrgatitore
Kur kanė mbetur edhe dy ndeshje pėr t'u zhvilluar nga mbyllja e fazės sė dytė tė kampionatit, drejtuesit bardheblu po mendojnė si gjithmonė se ku do ta kryejė Tirana fazėn pėrgatitore dimėrore. Duket se edhe kėtė vit kampionėt nė fuqi nuk do ta prishin zakonin e tyre tė stėrvitjes nė vendin e piramidave. Ėshtė pikėrisht presidenti Metuali El Sajed, i cili dje, me "ok"-in e sekretarit tė klubit, Shkėlqim Muēa, deklaroi se faza pėrgatitore do tė kryhet nė Port-Said ose Kairo. Sipas drejtuesve, kėto dy qytete i kanė tė gjitha kushtet qė futbollistėt tė zhvillojnė njė fazė pėrgatitore moderne, sepse edhe kushtet klimaterike janė stimuluese. Pėr sa i takon datės se kur do tė nisen, ēdo gjė do tė zbardhet pas festave tė fundvitit.
Bardheblutė nė stėrvitjen e fundit para derbit
Tirana, dje paradite ka zhvilluar seancėn e fundit stėrvitore nė pragderbin e sotėm nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" ndaj bluve. Nė orėn 11:00, i gjithė stafi dhe lojtarėt kryen njė stėrvitje tė lehtė tė karakterit taktik. Josa u dha djemve detyrat e fundit, megjithėse nuk e pėrcaktoi 11-shin. Ndėrkohė, dje pasdite, nė orėn 18:00, bardheblutė udhėtuan nė drejtim tė Durrėsit, ku kaluan natėn nė hotelin "Tirana Park". Sot, dy orė pėrpara fillimit tė takimit, bardheblutė do tė "zbarkojnė" nė stadium.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po