Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Fortuzi-eshte koha te shenoj!

Goleadori e sheh sfidėn me Dinamon si njė udhėkryq qė do ta shpallte Tiranėn kampione tė dimrit
Fortuzi: Nė derbi, golin e munguar

Fortuzi-gol ėshtė njė nga binomėt mė tė njohur tė futbollit shqiptar. Sulmuesi bardheblu nuk ka shėnuar nė javėt e fundit, ēka e ka bėrė ta ndiejė shumė mungesėn e "zanatit" qė ai di tė bėjė mė mirė. I rikthyer nė kėtė sezon si protagonist (ka shėnuar 7 gola deri tani) pas dėmtimit tė pėsuar vjet, "Zogu" ka marrė nė skuadėr rolin e tij ta padiskutueshėm tė liderit. Forma e tij sportive ka qenė nė nivel tė mirė, e cila ka sjellė edhe rezultatet pozitive pėr Tiranėn. Sė bashku me Devi Mukėn, numri 11 i kampionėve kryeson listėn e golashėnuesve mė tė mirė tė ekipit tė tyre, por edhe tė kampionatit. Derbi i radhės me Dinamon e sheh Indritin nė majėn e piramidės sė sulmit, nga i cili pritet mė shumė pėr tė dhėnė kontributin e tij. Duket se dhe vetė Fortuzi ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė gjithēka pėr t'i dhuruar skuadrės dhe tifozėve kėnaqėsinė e shpalljes kampione. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 30-vjeēari bėn tė ditur se i mungon goli dhe shpreson ta realizojė qė nė derbin e radhės me blutė. "Ėshtė e vėrtetė qė nuk kam shėnuar nė javėt e fundit, por mė shumė rėndėsi kanė pasur rezultatet pozitive tė skuadrės. Unė jam sulmues dhe, normalisht, mė takon qė tė shėnoj gjithmonė, por nė kėto javėt e fundit goli mė ka munguar. Megjithatė, shpresoj qė tė realizoj njė tė tillė qė nė takimin e radhės me Dinamon, i cili t'i japė njėkohėsisht Tiranės fitoren,"- thotė sulmuesi bardheblu. Nė ballafaqimin e fundit me Teutėn, Indrit Fortuzi ka luajtur 90 minuta, madje ka qenė shumė pranė golit, por forma e mirė e Shehit nuk ia ka dhėnė mundėsinė pėr t'iu gėzuar golit tė 8-tė sezonal. Nė lidhje me takimin me Teutėn, goleadori gjykon se Tirana, nė njėfarė mėnyre, bėri njė hap tė gabuar, duke mos fituar ndaj njė kundėrshtari me shumė mungesa. Gjithsesi, pėr Fortuzin, barazimi i sė shtunės sė kaluar pėrbėn vetėm statistikė. "Barazimi i marrė nė Durrės pėr ne, nė njėfarė mėnyre, mund tė quhet humbje, sepse Teuta ishte me shumė mungesa nė formacion. Ne patėm shumė raste pėr gol, por nė momentet finale kemi gabuar, ēka na solli njė presion psikologjik nė vetvete. Megjithatė, tashmė ajo ndeshje i pėrket sė kaluarės dhe ne duhet tė pėrqendrohemi si duhet nė dy pėrballjet e fundit tė fazės sė parė, ku kjo me Dinamon ka rėndėsi mė tė madhe,"- komenton njė nga golashėnuesit mė tė shquar tė Tiranės ndėr vite. Sipas Indritit, tė gjitha ballafaqimet derbi nė pėrgjithėsi janė tė paparashikueshme nė rezultat. "Kam luajtur shumė takime derbi deri tani dhe, nė pėrgjithėsi, kam vėnė re se ėshtė e vėshtirė tė bėsh parashikime. Sa herė qė kemi qenė nė krye dhe kemi pasur njė gjendje tė mirė, kemi humbur, ose kemi barazuar. Ndėrkohė, kur kemi pasur vėshtirėsi pėr tė dalė nė lojėn tonė, ndeshjen nė fund e kemi fituar. Me kėtė dua tė them se ēdo rezultat ėshtė i pritshėm, ndonėse tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm se kėto tri pikė duhen fituar medoemos pėr t'u shpallur njė javė pėrpara pėrfundimit tė fazės sė dytė kampionė tė dimrit,"- bėn tė ditur dy herė "Kėpuca e artė" e kampionatit shqiptar. Nė fund tė deklarimit tė tij, Fortuzi kėrkon qė ndaj Dinamos tė shtunėn, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", tė ketė mbėshtetjen e tifozerisė sė zjarrtė bardheblu. "Shpresoj qė tė shtunėn tė shoh njė stadium tė tejmbushur me tifozėt tanė tė zjarrtė, sepse jam i bindur qė spektakli nuk ka pėr tė munguar."
(vijon...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Fortuzi-eshte koha te shenoj!

(...vijon nga mesazhi meparshem)
Bardheblutė, dje padite, kanė zhvilluar ndeshjen e parashikuar tė kontrollit. Nė orėn 14:00, nė stadiumin "Selman Stėrmasi" i gjithė stafi dhe lojtarėt e Tiranės kanė zbritur nė fushė. Pas i ka bėrė nxehjen e zakonshme, trajneri Mirel Josa e ka ndarė skuadrėn nė dy ekipe. Nė formacionin e parė, qė mendohet tė luajė ndaj Dinamos tė shtunėn, bėnin pjesė kėta futbollist: Egbo, Dede, Dabulla, Hajdari, Lici, Tafaj, Patushi, Sina, Muka, Fortuzi dhe Halili.
- Erion Rizvanolli shfaqet nė stėrvitje me Tiranėn. Ish-sulmuesi bardheblu, pas njė aventure nė Kroaci dhe para pak ditėsh me Dinamon, qė dje ka nisur stėrvitjen me kampionėt. Duke qenė se aktualisht sulmuesi ėshtė lojtar i lirė, ka preferuar qė deri nė hapjen e merkatos sė dimrit tė stėrvitet nėn drejtimin e Josės. Rizvanolli ka qenė pjesė pėrbėrėse e Tiranės pėrpara katėr vjetėsh, madje ėshtė shpallur edhe njė herė kampion i vendit.
- Luan Pinari, pas ndeshjes me Teutėn si titullar, tė shtunėn, ndaj ish-skuadrės sė tij, Dinamos, pritet qė ta nisė ndeshjen nga stoli. Rikthimi nga skualifikimi i Dabullės dhe prania nė qendėr tė mbrojtjes tė Dedes me Hajdarin, do ta detyrojė 26-vjeēarin tė jetė njė rezervė luksi pėr Josėn nė ēdo moment tė lojės.
- Elvis Sina, mesfushori i krahut tė djathtė, do tė marrė rolin e tij tė shtunėn ndaj Dinamos, duke e rikthyer Licin nė krahun e tij tė zakonshėm. Sina dhe Dabulla ishin dy tė skualifikuarit ndaj Teutės nė javėn e fundit.
- Muka, Tafaj, Patushi, Hajdari, Lici dhe Pinari janė gjashtė lojtarėt qė duhet tė ruhen nga skualifikimi kėtė derbi me Dinamon. Tė gjithė kėta futbollistė kanė nga dy kartonė tė verdhė, ēka do tė thotė se njė i tretė do t'i skualifikonte pėr ndeshjen e fundit tė fazės sė dytė ndaj Elbasanit.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po