Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Halili:Dinamo-kundershtari yne me i forte!

Pėr "Kėpucėn e artė" tė sezonit tė kaluar, blutė janė rivalėt mė tė fortė dhe qė duhen mundur tė shtunėn
Halili: Dinamo na e mat realisht "pulsin"

E shtuna qė po afron do tė jetė njė tjetėr fundjavė e nxehtė pėr Tiranėn, pas tri takimeve me Vllazninė, Partizanin dhe Teutėn. Kampionėt nė fuqi do tė rikthehen nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", ku do tė presin nė njė 90-minutėsh, qė vlen shumė pėr sa i takon kryesimit, Dinamon e drejtuar nga Sulejman Demollari. Bardheblutė vijnė nė kėtė pėrballje pas 8 fitoreve radhazi dhe njė barazimi, qė kur skuadrėn e drejton trajneri Mirel Josa. Ndėrkohė, dinamovitėt, nė katėr takimet e fundit, kanė koleksionuar katėr fitore dhe janė vetėm dy pikė larg Tiranės. Kjo ėshtė arsyeja qė ky derbi numėr 2 i kėtij fundviti ndėrmjet tė dy ekipeve pritet me mjaft interes dhe emocion nga tė gjithė dashamirėsit e sportit. Njė nga lojtarėt bardheblu qė ka luajtur dikur me Dinamon dhe ėshtė njė nga ndėshkuesit kryesorė tė tyre me fanellėn e Tiranės, siē ėshtė Mahir Halili, mezi pret sa tė zbresė nė fushė. Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", dibrani parashikon njė derbi shumė tė vėshtirė me Dinamon, duke i cilėsuar blutė rivalėt mė tė drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr titullin kampion. "Mendoj se Dinamo ėshtė skuadra qė do tė na i matė realisht forcėn tonė nė kėtė fundfazė tė dytė. Pėr mua, blutė janė rivalėt tanė tė drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr titull, sepse kanė njė skuadėr mė kompakte nė tė gjitha repartet, krahasuar me Partizani, Teutėn dhe Vllazninė. Ata luajnė njė futboll kolektiv dhe i japin pėrparėsi kundėrsulmit, armė me tė cilėn na kanė goditur disa herė. Kjo mendoj se do ta bėjė ndeshjen mė emocionuese pėr tė gjithė tė pranishmit nė shkallėt e stadiumit,"- shprehet sulmuesi bardheblu. Nė ballafaqimin e javės sė fundit me Teutėn, Mahir Halili ishte menduar ta niste takimin si partner i Fortuzit nė sulm, por nė ēastet e fundit tekniku Josa ndryshoi mendje, duke e zėvendėsuar me njė mesfushor mė shumė. Edhe pse u aktivizua pėr mė shumė se 20 minuta, numri 14 i kampionėve nuk pati mundėsi ta godiste portėn, pasi detyrat taktike qė kishte marrė, ishin tė luante si mesfushor krahu i djathtė. Mė shumė i zhgėnjyer Halili ndihet pėr barazimin 0-0 me durrsakėt, sesa nuk shėnoi vetė. Ashtu si pjesa tjetėr e skuadrės, 29-vjeēari e cilėsoi kėtė pėrballje me "djemtė e detit" si njė ndeshje jo tė mirė tė Tiranės, nga e cila u lanė dy pikė "rrugės". "Ndaj Teutės, nė 20 minuta lojė qė u aktivizova, trajneri preferoi tė mė vendoste nė krahun e djathtė tė mesfushės, pėr tė krosuar sa mė shumė topa drejt zonės. Kjo bėri qė unė tė isha larg portės dhe tė mos mundesha tė shėnoja tė paktėn njė gol, qė ndoshta mund t'i jepte ekipit fitoren e merituar. Gjithsesi, ky ėshtė futbolli, ndaj duhet tė pranosh ēdo rezultat, nga i cili mė pas tė nxjerrėsh mėsimet e duhura pėr vazhdimėsinė,"- vazhdon idenė e tij "Kėpuca e artė" e edicionit tė kaluar, me 20 gola. Duke lėnė pas Teutėn, Mahiri kėrkon tė pėrqendrohet sa mė shumė nė derbin e radhės me Dinamon, skuadėr me tė cilėn ka luajtur pėrpara 6 vjetėsh. Prej dy ditėsh, bardheblutė kanė rifilluar me intensitet pėrgatitjet, pasi ēdo rezultat tjetėr, pėrveē fitores, do tė konsiderohet fals. Nė kėtė pėrballje tė dytė me dinamovitėt, Tirana konsiderohet skuadėr pritėse dhe do tė kėrkojė me ēdo kusht tė fitojė. I kėtij mendimi ėshtė edhe dibrani Mahir Halili, kur nė fund tė deklarimit thotė: "Ndaj Dinamos duhet tė fitojmė me ēdo kusht, sepse ēdo rezultat tjetėr nuk do tė ishte nė favorin tonė. I respektojmė dinamovitėt, por kurrsesi nuk u druhemi dhe qė nga minuta e parė deri tek e fundit do tė luftojmė me shpirt pėr tė rrėmbyer tri pikėt. Nėse kėrkojmė qė tė shpallemi kampionėt e dimrit dhe tė jemi tė qetė pas pushimeve, besoj se fitorja ėshtė detyrim pėr ēdo lojtar, i cili do tė mbajė tė veshur fanellėn sikur edhe pėr pak minuta."
(vijon...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Halili:Dinamo-kundershtari yne me i forte!

(...vijon nga mesazhi kaluar)
Bardheblutė, dje pasdite, kanė zhvilluar seancėn e dytė stėrvitore pėr kėtė javė. Nė orėn 14:00, si zakonisht, i gjithė stafi bardheblu dhe lojtarėt kanė qenė tė pranishėm nė fushėn "Skėnder Halili", ku trajneri Josa pėr 90 minuta punoi me djemtė nė aspektin fizik. Pėrballja me Dinamon tė shtunėn konsiderohet e vėshtirė pėr teknikun e kampionėve. Kjo ka qenė arsyeja qė Josa prej dy ditėsh i ka ngarkuar futbollistėt fizikisht si nė palestėr dhe nė fushėn e lojės.
- Rezart Dabulla dhe Elvis Sina do tė jenė dy lojtarėt qė pritet tė rikthehen nė formacion ndaj Dinamos tė shtunėn nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Mbrojtėsi dhe mesfushori kanė munguar ndaj Teutės pėr shkak skualifikimi kartonėsh dhe do tė marrin vendet e tyre respektive nė ekip. I vetmi qė do tė mungojė do tė jetė vetėm Ansi Agolli, ndėrkohė qė probleme dėmtimesh nuk ka pasur.
- "Selman Stėrmasi" do tė jetė stadiumi qė do tė presė Tiranėn sot nė ndeshjen e saj tė kontrollit. Duke qenė se ky stadium do tė jetė i lirė kėtė fundjavė, drejtuesit bardheblu kanė vendosur ta zhvillojnė aty ndeshjen e kontrollit, e cila shėrben si testi mė i mirė pėr tė parė gjendjen e skuadrės para derbit.
- Ervin Bulku ka qenė mungesa e vetme e kampionėve nė fuqi nė stėrvitjen e djeshme. Mesfushori ėshtė grumbulluar nga trajneri i kombėtares kuqezi nė "zborin" e dytė, qė po zhvillon nė Kamėz. Mungesa e tij do tė ndihet edhe sot, duke qenė se Bulku do tė luajė njė miqėsore me Partizanin.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po