Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet kapiteni,Dede per piket e lena ne Durres

Pėr kapitenin e Tiranės,Nevil Dede,barazimi 0-0 i marrė nė Durrės ndaj Teutės nuk ka lėnė shije tė mirė tek e gjithė skuadra.Kjo pėr shkak se tashmė bardheblutė e shohin veten me 2 pikė diferencė nga kundėrshtari mė i afėrt,qė ėshtė Dinamoja,dhe jo 4 sa ishin njė javė mė parė.Tashmė,kampionėt nė fuqi duhet t'i bėjnė mirė llogaritė,sepse kampionati sapo vjen e po vėshtirėsohet,ka do tė thotė se edhe njė hap tjetėr fals do tė thoshte lėnie e kryesimit.Nė njė koment pėr"Sportin shqiptar",e tregon shkaqet e kėtij frenimi tė Tiranės pas 8 fitoreve radhazi qė kur skuadrėn e drejton Mirel Josa."Barazimi 0-0 i marrė nė stadiumin"Niko Dovana"me Teutėn vendėse nuk na shkon pėr shtat pėr vetė synimet qė kemi nė kėtė sezon.Madje bashkohem me idenė se me durrsakėt lamė dy pikė rrugės dhe nuk fituam njė,pėr vetė rastet qė krijuam pėr gola.Pėr nga mėnyra sesi erdhi ky barazim, ndiej vėrtet keqardhje,sepse nė prag tė derbit me Dinamon e shohim veten 2 pikė larg dhe jo 4,sa njė javė mė parė,"-thotė numri 4 i bardhebluve. Tirana,qė luajti me "djemtė e detit",pothuajse ishte e njėjta skuadėr qė kishte fituar dy ndeshjet e fundit ndaj Vllaznisė dhe Partizanit,pėr sa i takon vendosjes nė fushė,me pėrjashtim tė zėvendėsimeve tė lojtarėve me kartonė tė verdhė.Kėtė herė, trajnerit Josa kjo skemė e aplikuar duket se nuk i dha rezultat,edhe pse kundėrshtari luante me katėr mungesa tė lojtarėve titullarė.Sipas Dedes, arsyeja qė Tirana nuk mundi dot ta fitonte edhe kėtė ballafaqim tė radhės, me njė prej rivalėve direktė pėr titull ishte mungesa e sedrės dhe e dėshirės."Mendoj se ndaj durrsakėve na mungoi dėshira dhe sedra pėr ta fituar ndeshjen,njė cilėsi kjo qė Tiranėn e karakterizon gjithmonė.Nėse do tė ishim treguar mė insistues dhe mė tė qetė para portės, rezultati nuk do tė ishte ky qė morėm,"- gjykon kapiteni i palodhur i skuadrės. Duke hyrė nė detaje tė takimit,Nevili analizon se durrsakėt,edhe pse me mungesa nė formacion, luajtėn fort."Pėr sa u takon mungesave tė kundėrshtarit, them se ato ishin zėvendėsuar mirė,sepse ata futbollistė qė u dha mundėsia pėr t'u aktivizuar dhanė maksimumin pėr tė na shkatėrruar lojėn tonė.Gjithashtu, edhe ne bėmė disa gabime si nė manovrėn krijuese tė lojės dhe atė shkatėrruese."Ndėrkohė, vendosjen e re tė Tiranės nė fushė, ku luan me njė sulmues e"gjysmė",27-vjeēari e komenton kėshtu:"Zgjedhja taktike e trajnerit Josa pėr tė luajtur me njė sulmues tė deklaruar,mendoj se ka qenė efikase pėr ne nė dy ndeshjet e shkuara, si dhe nė pjesėn e parė ndaj Teutės.Ne krijuam raste tė volitshme pėr tė gjetur rrugėn e rrjetės me kėtė mėnyrė loje ndėrkohė qė kur u bėnė zėvendėsimet dhe luajtėm me 4 sulmues,nuk po e godisnim fare portėn, pasi mesfusha po ndiente vėshtirėsi,"- mundohet tė sqarojė stoperi.Megjithatė, nė fund tė deklarimit,Nevili,si njė kapiten i vėrtetė, nuk dorėzohet lehtė dhe kėrkon tė pėrqendrohet pėr sfidėn e radhės me Dinamon, qė e pret Tiranėn kėtė tė shtunė."Tashmė Teuta,pėr kėtė fazė,mund tė quhet njė kapitull i mbyllur pėr ne,nga duhet tė nxjerrim nė pah tė mirat dhe dobėsitė.Nė prag ėshtė njė tjetėr ballafaqim i vėshtirė,si ai me blutė kėtė tė shtunė, tė cilin duhet ta mbyllim me sukses.Dinamovitėt janė kundėrshtarėt tanė tė drejtpėrdrejtė dhe fitorja ndaj tyre ka vlera dyfishe nė luftėn e gjatė pėr titullin kampion,"-i jep fund idesė sė tij mbrojtėsi i kombėtares kuqezi.
Tirana vuan mungesat e tre"zboristėve"
Skuadra e Tiranės,dje pasdite,i ėshtė rikthyer stėrvitjes sė fillimjavės.Pas barazimit me Teutėn dhe njė dite pushim, bardheblutė i janė rikthyer nė orėn 14:00 fushės"Skėnder Halili".Edhe pse terreni ishte i rėnduar nga shiu i orėve tė fundit,trajneri Mirel Josa, me asistentėt e tij Zengla e Tafaj,punoi me intensitet pėr 90 minuta. Nė dispozicion tė teknikut bardheblu ishin tė gjithė lojtarėt,me pėrjashtim tė tre "zboristėve",Ervin Bulku,Ansi Agolli dhe Isli Hidi, ė cilėt janė grumbulluar nga trajneri i kombėtares shqiptare, rigel.Tė tre kėta lojtarė do tė kenė mundėsi tė bashkohen me skuadrėn vetėm ditėn e enjte, sepse edhe pėr dy ditė tė tjera do tė stėrviten nė kompleksin sportiv tė Kamzės.Pėr sa u takon lojtarėve tė skualifikuar me kartonė tė verdhė, nė derbin me Dinamon do tė mungojė vetėm Agolli,ndėrkohė qė do tė kthehen nė formacion Dabulla dhe Sina.Sot,skuadra ka sėrish stėrvitje pasdite, ndėrkohė qė nesėr pritet tė zhvillojė ndeshjen e kontrollit nė stadiumin "Selman Stėrmasi".
Josa analizon post-Teutėn
Pėrpara fillimit tė stėrvitjes, ashtu siē ėshtė bėrė zakon kohėt e fundit,Tirana zhvillon pėr 20 minuta analizėn e pasndeshjes sė fundjavės sė lėnė pas. Kėshtu, dje, tekniku Josa sė bashku me lojtarėt ka komunikuar 90 minutat e lojės sė zhvilluar nė Durrės. Sipas informacioneve brenda skuadrės, trajneri bardheblu u vuri nė dukje tė tijve dobėsitė e shfaqura nė finalizimin pėrpara portės. Sipas tij,sulmuesit,por edhe mesfushorėt, gabuan shumė herė, duke humbur shansin
pėr ta fituar kėtė ndeshje te shtunen ne"Qemal Stafa".

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po