Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Muka:ne Durres humbem 2 pike

Mesfushori "i natyralizuar" sulmues ėshtė i pakėnaqur me barazimin e arritur tė shtunėn ndaj Teutės
Muka: Nė Durrės lamė dy pikė
Nėse merr njė pikė nė trasfertė, sidomos ndaj njė Teute me shumė vlera, pėr shumė skuadra ėshtė njė sukses. Ndėrkohė, pėr Tiranėn, barazimi 0-0 i arritur ndaj "djemve tė detit" tė shtunėn nė stadiumin "Niko Dovana" ėshtė quajtur njė humbje pėr atė se ēfarė shfaqėn bardheblutė, qė meritonin mė shumė, duke qenė se i krijuan rastet e pastra pėr ta shtyrė topin drejt rrjetės. Njė nga tė pakėnaqurit e kėsaj sfide nė kampin e Tiranės ėshtė mesfushori "i natyralizuar" sulmues nė tri ndeshjet e fundit, Devi Muka. Vlonjati, ashtu si ndaj Vllaznisė dhe Partizanit, ėshtė preferuar nga trajneri Mirel Josa nė rolin e gjysmėsulmuesit, pas Indrit Fortuzit. Edhe pse nuk ėshtė roli i tij natyral, numri 10 i kampionėve ėshtė pėrpjekur mjaft pėr tė shėnuar, por fati dhe portieri Shehi nuk e kanė lejuar tė gėzojė pėr golin e tij tė 10-tė sezonal. Mė i pakėnaqur Muka ėshtė pėr sa i takon rezultatit sesa golit tė tij personal, teksa shprehet nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar": "Barazimi i marrė ndaj Teutės, pėr ne do tė thotė dy pikė tė lėna dhe jo njė e fituar. Jam shumė i pakėnaqur nga vetja dhe nga skuadra nė pėrgjithėsi, qė nuk mundėm tė fitonim njė ndeshje qė e kishim nė dorė. Jemi ēuditur kur kemi parė nė fushė njė Teutė ndryshe nga ajo e fazės sė parė, e cila vetėm njė herė e goditi portėn,"- thotė mesfushori bardheblu. Nė pėrgjithėsi, takimi ėshtė luajtur me shumė gabime nga tė dyja palėt, por ajo qė ka krijuar volumin e lojės ka qenė Tirana. Madje portieri Egbo, nė pjesė tė veēanta tė lojės, nxehej, sepse topi luhej vetėm nė portėn e kolegut tė tij, Shehi. Kjo nuk u ka mjaftuar djemve tė Josės tė vazhdonin serinė e 8 fitoreve rresht, duke u ndalur nė njė barazim tė bardhė. Duke bėrė njė "radiografi" tė lojės, Devi Muka bėn tė ditur: "Fillimin e ndeshjes e kemi nisur tė vakėt, ku durrsakėt, nė tė vetmin rast qė patėn, goditėn shtyllėn. Mė pas, minutat nė vazhdim kanė qenė tėrėsisht nė kontrollin tonė, ku krijuam raste tė pastra shėnimi, si ai i Bulkut dhe Fortuzit. Sa pėr veten time, nė ato pak raste qė m'u krijuan, s'e pata fatin me vete dhe, detyrimisht, loja po shkonte drejt barazimit. Nė futboll nuk mjafton tė krijosh volum loje, sepse nė fund ai qė shihet ėshtė rezultati. Pas 8 fitoreve radhazi nė kupė dhe kampionat, tashmė erdhi radha qė tė barazonim njė ndeshje qė nė fushė dukej plotėsisht e fituar,"- thotė 26-vjeēari. Sa pėr rolin e tij tė ri nė fushė, Devi, si sulmues i dytė, ėshtė shprehur: "Duke parė qė kalendari ynė ka qenė i vėshtirė, me trajnerin kam biseduar dhe vendosėm qė tė luaj gjysmėsulmues, duke shtuar njė mesfushor mė shumė dhe duke i dhėnė nė tė njėjtėn kohė mė frymėmarrje mbrojtjes. Ndaj Vllaznisė dhe Partizanit kjo skemė rezultoi efikase, ndėrkohė qė ndaj Teutės jo edhe aq. Tanimė duhet tė shikojmė qė tė ndryshojmė diēka nė ndeshjet e ardhshme, ku pėrpara na pret derbi me Dinamon,"- vazhdon idenė e tij lojtari lider i Tiranės. Pas javės sė 16-tė, bardheblutė e shohin veten sėrish nė vendin e parė, me 36 pikė, tė ndjekur nga Dinamo, me 2 pikė mė pak. Me dinamovitėt, Tirana do tė ballafaqohet kėtė tė shtunė nė derbin numėr 4 tė sezonit, nė njė ndeshje qė do tė thotė shumė pėr sa i takon kryesimit nė tabelė. Pėr Devi Mukėn, ky takim ėshtė shumė i rėndėsishėm, ashtu si tri ndeshjet e fundit, dhe duhet fituar me medoemos. "Kjo javė do tė jetė sėrish e nxehtė pėr ne, duke qenė se nė stadiumin "Qemal Stafa" do tė pėrballemi me njė nga rivalėt tanė direktė pėr titull. Ėshtė njė ndeshje, e cila do tė thotė shumė nė luftėn pėr titull dhe qė i duhet marrė maksimumi. Duke filluar qė sot, do tė pėrpiqemi qė nė stėrvitje tė riparojmė gabimet e shfaqura ndaj Teutės, sepse mė pas do tė luajmė njė derbi tė madh, ashtu siē u shkon pėr shtat dy skuadrave kryeqytetase,"- i ka dhėnė fund idesė sė tij

Agolli, mungesa e radhės pėr Josėn
Nuk ėshtė e thėnė qė Tirana, nė ndeshjet e fundit, tė luajė pa ndonjė tė skualifikuar pėr shkak tė kartonėve. Radha kėtė herė, pėr derbin me Dinamon, do t'i takojė tė riut Ansi Agolli, i cili luajti titullar tė shtunėn ndaj Teutės. Njė karton i verdhė i marrė nė dyluftim nė mesfushė i ka mjaftuar "sallaksit" bardheblu qė derbin e sė shtunės me dinamovitėt ta shikojė nga tribuna. Megjithatė, trajneri Mirel Josa duket se nuk do ta vuajė shumė mungesėn e tij, pasi pėr kėtė takim, pėr javėn e 17-tė, do t'i rikthehen nga skualifikimi njė javor Rezart Dabulla dhe Elvis Sina. Tė dy kėta futbollistė nuk u aktivizuan ndaj durrsakėve dhe qė sot do tė jenė plotėsisht tė gatshėm nė stėrvitje. Pėr sa i takon stėrvitjes, dje bardheblutė kanė bėrė pushim, ndėrkohė qė sot pasdite do tė rikthehen nė orėn 14:00 nė fushėn "Skėnder Halili".
(vijon ne pergjigje...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Muka:ne Durres humbem 2 pike

(...vijon nga mesazhi kaluar)
Trajneri i kėnaqur, po tifozėt?
Tirana ka barazuar me Teutėn nė njė ndeshje qė nė ēdo moment mund ta kishte fituar. Durrsakėt vinin nė kėtė pėrballje me bardheblutė me katėr mungesa tė rėndėsishme, siē ishin Begeja, Mancaku, Renato dhe Babamusta, ēka e ka detyruar trajneri Lika tė hedhė nė fushė njė formacion emergjence. Nga kjo situatė, kampionėt nė fuqi nuk kanė pėrfituar, duke marrė njė pikė nga tri tė mundshmet dhe duke zhgėnjyer tė gjithė tifozėt nė shkallėt e stadiumit, qė kishin ardhur nga kryeqyteti pėr ta ndjekur. Madje njė nga fansėt e zjarrtė bardheblu, pas takimit, u shpreh se mė mirė ta kishin humbur kėtė ndeshje sesa dolėn barazim. Tirana pati nė dorė njė shans shumė tė madh, tė cilin nuk e shfrytėzoi ashtu siē kishte bėrė mė parė ndaj Vllaznisė dhe Partizanit. Kampionėt lanė "rrugės" dy pikė, tė cilat ndoshta do t'i kushtojnė shumė pėr vazhdimėsinė, ndonėse aktualisht janė sėrish nė krye. Tė gjithė nė kampin bardheblu janė tė ndėrgjegjshėm qė nė atė gjendje qė e panė Teutėn, nuk kanė pėr ta gjetur mė, edhe pse Josa, nėn zė, duket se fėrkon duart qė barazoi nė trasfertė. Formacioni i tij jo vetėm qė nuk kishte ndryshuar nė krahasim me dy takimet e fundit, por ka luajtur me njė sulmues tė deklaruar dhe duke lėnė nė stol sulmues tė mirėfilltė, si Merkoēi, Xhafa dhe Halili. Ky i fundit, edhe pse u *** nė minutat e fundit nė lojė, luajti si mesfushor i djathtė dhe ishte shumė larg portės. Tė kesh nė dispozicion njė "duzinė" tė tillė sulmuesish nga mė tė mirėt nė Shqipėri dhe t'i mbash nė stol, kjo ėshtė njė zgjidhje tė cilėn mė mirė se kushdo e di tekniku Josa. Njė gjė ėshtė e sigurt: hidhėrimi te tė gjithė tifozėt bardheblu ėshtė i madh. Tashmė Tirana duhet tė mjaftohet me njė fjalė tė urtė, qė thotė: "Kur nuk ke pulėn, ha sorrėn."

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po