Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet Mireli per ndeshjen ne Durres neser.

Tekniku i kampionėve nė fuqi parashikon njė 90-minutėsh emocionues dhe rezultativ ndaj durrsakėve
Josa: Nuk na falen gabimet me Teutėn
Skuadrės sė Tiranės i ka mbetur edhe njė seancė tjetėr stėrvitore pėr tė zhvilluar nė pragballafaqimin e nesėrm me Teutėn nė stadiumin "Niko Dovana". Megjithatė, duket se ēdo gjė ėshtė gati pėr kėtė sfidė. Ėshtė pikėrisht trajneri bardheblu, Mirel Josa, i cili, nė deklarimin pėr "Sportin shqiptar" njė ditė para ndeshjes, konfirmon ēdo gjė. "Duhet tė zhvillojmė akoma edhe njė seancė stėrvitore deri nė pėrballjen me durrsakėt, por mund tė them se pėrgatitjet janė pothuajse drejt pėrfundimit. Qė nga dita e hėnė, kur jemi rikthyer nė stėrvitje, kemi filluar tė mendojmė pėr trasfertėn e radhės qė na pret. Probleme lojtarėsh tė dėmtuar nuk kam pasur, pėrveē Sinės dhe Dabullės, tė cilėt nuk do t'i kem nė dispozicion pėr arsye kartonėsh. Pjesa tjetėr ka punuar me intensitet, pėr ta marrė si duhet ngarkesėn fizike,"- thotė njėshi i stolit bardheblu. Pėr sa u takon dy tė skualifikuarve me kartonė tė verdhė, Josa bėn tė ditur se ato janė mungesa tė rėndėsishme, duke qenė se tė dy futbollistėt konsiderohen titullarė nė ekip. "As diskutohet qė pėr mua, si trajner, ėshtė "ndrydhje" qė tė mungojnė dy nga lojtarėt e formacionit bazė, siē janė Dabulla dhe Sina. Gjithsesi, gjatė kėsaj kohe, jam munduar t'i gjej zgjidhjet brenda skuadrės, pasi nė dispozicion kam njė grup prej 18-19 lojtarėsh tė aftė pėr njė vend nė skuadėr. Te secili prej tyre kam besim se do tė japė mė tė mirėn nga vetja nė ato momente kur i kėrkohet,"- komenton ish-mesfushori i Tiranės nė vitet '80-'90.
Pėr sa i takon mėnyrės sė lojės, qė 20 herė kampionėt do tė zhvillojnė nė qytetin e Durrėsit, Mirel Josa e shpjegon nė kėtė mėnyrė: "Ne, si gjithmonė, do tė kemi pėr bazė lojėn tonė karakteristike dhe, nė tė njėjtėn kohė, do t'u kundėrpėrgjigjemi varianteve tė kundėrshtarit. Gjithashtu, duhet tė bėjmė kujdes qė nė asnjė moment tė mos biem viktimė e presionit, sepse do tė ishte fatale pėr ne,"- vazhdon idenė e tij trajneri. Ndėrkohė, nė lidhje me kundėrshtarin, Josa flet fjalėt mė tė mira jo vetėm pėr futbollin qė luan sot, por edhe pėr historinė qė kanė bėrė ndėr vite Teuta dhe Tirana. "Teuta ėshtė njė nga skuadrat qė e ka rivalizuar ndėr vite Tiranėn, e cila edhe sot zhvillon njė lojė tė admirueshme dhe ėshtė me meritė nė listėn e ekipeve kryesuese. Durrsakėt i kam parė nė disa ndeshje sė fundmi dhe me bindje them se takimi qė do tė luajnė me ne do tė jetė njė sfidė rivalėsh tė vėrtetė. Madje mė i fortė se ai qė kemi luajtur me Vllazninė dhe Partizanin. Uroj qė nė kėtė 90-minutėsh tė mbeten tė kėnaqur tė gjithė tė pranishmit qė do tė jenė nė shkallėt e stadiumit,"- shprehet 40-vjeēari.
I pyetur nė lidhje me rezultatin e kėtij takimi, Josa bėn tė ditur se Tirana udhėton nė drejtim tė Durrėsit pėr njė rezultat pozitiv. "Nė kėtė ndeshje tė radhės, jam i mendimit se nuk do tė influencojnė rezultatet qė, si ne, ashtu edhe Teuta kemi koleksionuar nė dy ballafaqimet e fundit. Do tė jetė njė pėrballje e hapur, ku ai ekip qė gabon mė pak do tė pėrfitojė mė shumė. Ndėrkohė, synimi ynė ndaj "djemve tė detit" do tė jetė vetėm marrja e njė rezultati pozitiv, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė vazhdojmė tė qetė rrugėn e gjatė tė kampionatit,"- pėrfundon idenė e tij tekniku i kampionėve, i cili nė 8 ndeshje ka korrur 8 fitore.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po