Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Ervini:te konsolidojme kreun me durrsaket!

I rikthyer nga dėmtimi,Ervini ėshtė bėrė pikė referimi pėr trajnerin Josa nė ndeshjet e fundit
Bulku:Ndaj Teutės,pėr tė konfirmuar kreun
Rikthimi nė formacion i Ervin Bulkut ka qenė njė nga ndryshimet qė i ėshtė bėrė mesfushės sė Tiranės nė kėtė sezon,fillimisht nga trajneri Mema dhe mė pas nga Josa.22-vjeēari cilėsohet njė nga talentet e futbollit shqiptar dhe atij tiranas,por dėmtimi nė gju muajt e kaluar nuk e ka lėnė rehat qė Ervini tė shprehė cilėsitė e tij mė tė mira.Gjithsesi,nga ajo qė ėshtė parė nė kėtė fazė tė dytė,Bulku (i madh nė trup,por i vogėl nė moshė nė krahasim me Sokolin), i ka hedhur mbrapa krahėve tė gjitha problemet,duke dhėnė kontributin e tij pėr bardheblutė.Ish-kapiteni i ekipit Shpresa ndihet i kėnaqur qė ėshtė rikthyer shėndoshė e mirė,gjė qė ka korresponduar edhe me rikthimin e Tiranės nė krye tė klasifikimit.Nė njė deklarim pėr"Sportin shqiptar",numri 8 i kampionėve flet edhe pėr gjendjen e deritanishme tė skuadrės."Besoj se dėmtimin qė kam pėsuar nė gju qė nė ndeshjet e Ligės sė Kampionėve,e kam lėnė pas prej disa ditėsh.Nuk ndiej mė asnjė dhimbje,kjo falė edhe njė terapie intensive qė ndoqa, sidomos nė sallėn e forcės. Po ashtu, nga dita nė ditė, nga ajo qė kam parė nė ndeshjet e fundit,po ambientohem mė sė miri edhe me topin,ēka mė jep shpresė se do tė zhvilloj njė sezon me nivel tė lartė,"-thotė mesfushori bardheblu.Madje "sinjali" se nė kėtė edicion do tė kemi njė Ervin tė papėrmbajtshėm,ėshtė dhėnė qė nė ndeshjen e zhvilluar nė stadiumin "Loro Boriēi",ndaj Vllaznisė.Aty Bulku jo vetėm qė ishte promotori i fitores 3-1,duke u bėrė njė barrikadė e pakalueshme pėr mesfushorėt vendės, por arriti tė shėnojė njė eurogol nga 30 metra.Nuk ėshtė hera e parė qė 22-vjeēari shėnon nga tė tilla distanca,pasi njė gjė tė tillė e kishte provuar me goditje dėnimi nė derbin me Dinamon,nė atė barazim 2-2 pėrpara dy sezonesh. Nė lidhje me skuadrėn,Ervini shprehet se Tirana e sivjetme ėshtė akoma mė e fortė se ajo e vitit tė kaluar,qė u shpall kampione."Mendoj se nė kėtė sezon jemi shumė mė tė fortė sesa vjet.Edhe pse patėm njė oshilacion prej 4 javėsh,ēdo gjė tanimė ėshtė rikuperuar dhe ne e shohim veten tė shkėputur nga ndjekėsit mė tė afėrt.Kampionati ka edhe dy faza e ca pėr tė luajtur dhe ne duhet tė qėndrojmė mė kėmbė nė tokė,duke u pėrgatitur ēdo ditė e mė shumė,pėr tė mos u dhėnė mundėsi kundėrshtarėve tė pėrfitojnė.Vetėm nė kėtė mėnyrė Tirana do ta shohė veten gjithmonė nė majat e klasifikimit,"- vazhdon idenė e tij Ervin Bulku.Fitorja e fundit nė derbin me Partizanin ka sjellė humor nė kampin bardheblu,qė kishte muaj qė e priste kėtė fitore ndaj rivalėve tė kuq.Nė kėtė takim,Ervini luajti si mesfushor shkatėrrues, sė bashku me Patushin,duke mos u dhėnė mundėsi fantazistėve Duro dhe Bylykbashi qė tė godisnin portėn. Pėr kėtė tripikėsh tė radhės, ai ndihet i kėnaqur,ndėrkohė qė shprehet se prej disa ditėsh nė mendjen e tij ėshtė 90-minutėshi i sė shtunės me Teutėn."Fitorja me Partizanin na ka kėnaqur tė gjithėve jo vetėm se morėm tri pikė,por edhe se mundėm njė nga rivalėt tanė tė drejtpėrdrejtė pėr titull.Megjithatė, pėr ne,Partizani ėshtė njė kapitull i mbyllur,sepse prej tri ditėsh kemi filluar tė mendojmė pėr Teutėn, skuadėr qė na ka shkaktuar humbjen nė fazėn e parė dhe qė,gjithashtu, nė gjirin e saj ka disa lojtarė cilėsorė.Ndaj tyre duhet nė radhė tė parė tė zhvillojmė njė lojė tė mirė, ku nė fund tė marrim edhe rezultatin e dėshiruar.Kjo sepse ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė konfirmuar kreun,"-i jep fund deklaratės sė tij mesfushori qė nuk i "duket" loja.
"Uku" zevėndėsuesi i Sinės
Pėr ndeshjen e sė shtunės,ndaj Teutės,janė tė gjitha gjasat qė nė vendin e Sinės,tė skualifikuar me karton tė verdhė,tė luajė Ervin Bulku.Mesfushori energjik,i pėlqyer nga ēdo trajner pėr disiplinėn dhe karakterin qė shfaq nė fushė,do tė lėrė mesin e fushės,pėr tė luajtur si"alfė" e djathtė.Njė rol tė tillė,"Uku" (e thėrrasin shkurt shokėt)e ka mbajtur edhe para dy sezonesh,kur Tirana humbi titullin nė duelin me Dinamon.I pyetur sesi ndihet nė kėtė rol qė trajneri Mirel Josa mund t'i ngarkojė ndaj durrsakėve,mesfushori shprehet:"Krahu i djathtė ėshtė njė rol tė cilin e njoh dhe nuk kam problem nėse aktivizohem. Pėr mua,rėndėsi ka qė tė luaj,tė jap maksimumin dhe nė fund Tirana tė marrė fitoren.Tė tjerat,mė pas,janė drejtuesit qė i vendosin."
Tirana,me"tredhėmbėsh"ndaj durrsakėve
E shtuna,nė stadiumin "Niko Dovana" do t'i shohė kampionėt me ndryshime taktike,nė krahasim me dy ndeshjet e fundit ndaj Vllaznisė dhe Partizanit.Fakti qė nė dispozicion tė Josės nuk do tė jenė Dabulla dhe Sina, e ka detyruar teknikun tė ndryshojė modul nė lojtarė dhe tė krijojė njė Tiranė sulmuese.Edhe pse duhen akoma edhe dy ditė stėrvitje, nga ajo qė u pa nė stėrvitjen e djeshme,formacioni i mundshėm anti-Teuta do tė jetė:Nė portė Egbo.Mė pas,nė mbrojtje, Dede,Hajdari dhe Pinari.Nė mesfushė do tė luajnė katėr me Licin nga e majta, Tafaj dhe Patushi nė qendėr dhe nė tė djathtė Ervin Bulku. Pėr

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Po durrsaket cfare thone per kete ndeshje?

Kapiteni i Teutės gjykon se ndeshja e sė shtunės me Tiranėn i ka brenda tė tri rezultatet
Begeja: Me Tiranėn, njė betejė tė hapur
Kapiteni i Teutės, Gentian Begeja, e konsideron sfidėn e radhės nė kampionat me Tiranėn njė ndeshje tepėr tė rėndėsishme. Sipas tij, Teuta do tė pėrballet me kryesuesen e kampionatit me synimin e vetėm pėr ta fitur kėtė ndeshje. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", Begeja e ka lėnė gjithēka tė hapur pėr sa i takon rezultatit.
- Begeja, ēfarė rėndėsie ka pėr Teutėn ndeshja e radhės nė kampionat me Tiranėn?
- Mbi tė gjitha, ka vlerėn e 3 pikėve, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė. Nė kėtė kampionat, me kaq shumė konkurrencė dhe ekipe tė forta, ēdo ndeshje ėshtė e rėndėsishme. Natyrisht, kur luan me ekipe pretendente, si Tirana, ndeshja merr njė rėndėsi tė veēantė, pėr mė tepėr qė bardheblutė kryesojnė kampionatin. Edhe ne synojmė t'i afrohemi sa tė jetė e mundur kreut, gjė qė e bėn mė "dramatike" ndeshjen e sė shtunės.
- Pra, objektivi ndaj Tiranės ėshtė marrja e 3 pikėve?
- Kjo as qė diskutohet. Natyrisht, nuk do ta kemi tė lehtė, sepse dihet forca e kundėrshtarit. Do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, por jo e pamundur pėr t'u fituar nga ne. Teuta ka treguar se ē'di tė bėjė kur mobilizohet dhe del nė lojėn e saj tė natyrshme.
- Me sa duket, doni tė thoni se do tė pėrsėritni ndeshjen e fazės sė parė nė kryeqytet?
- Pėr ne ėshtė i rėndėsishėm tripikėshi, aq mė tepėr qė luajmė pėrballė publikut tonė, i cili ėshtė i etur pėr fitore. Pa dyshim, njė fitore pėrballė Tiranės do tė kishte shumė vlera pėr ne, jo vetėm nė drejtim tė ngjitjes drejt kreut tė klasifikimit, por edhe nė drejtim tė anės psikologjike tė skuadrės. Pėr mua, nuk ka pse tė mos e pėrsėritim suksesin e fazės sė parė. Ėshtė po e njėjta skuadėr qė do tė zbresė nė fushė edhe ditėn e shtunė.
- A ju tremb fakti qė Tirana, pas humbjes me Teutėn nė fazėn e parė, nuk e njeh mė disfatėn?
- Neve nuk na intereson se ē'ka bėrė Tirana, por ēfarė do tė bėjmė vetė. Jemi stėrvitur seriozisht pėr kėtė ndeshje dhe do t'i derdhim tė gjitha energjitė nė fushėn e lojės pėr t'ia dalė mbanė. Kam besim te forca e skuadrės. Po tė tregohemi sa mė racionalė dhe t'i zbatojmė me pėrpikėri detyrat, besoj se suksesi do tė jetė nė anėn tonė.
- A ju favorizon fakti qė do tė luani me formacionin tuaj mė tė mirė?
- Shpresoj tė jetė kėshtu. Tė gjithė futbollistėt do tė jenė tė gatshėm pėr kėtė ndeshje, prandaj trajneri ka mundėsi tė pėrzgjedhė njė formacion solid dhe tė denjė pėr ta frenuar Tiranėn.
- A ndiheni tė sigurt nė mbrojtje, kur dihet se ēfarė sulmuesish tė rrezikshėm ka Tirana?
- Nuk kemi ndonjė problem nė kėtė repart. Pavarėsisht se nė ndeshjet e fundit mbrojtja ka pasur disa oshilacione, ajo mbetet njė nga pikat mė tė forta tė Teutės. Nė portė kemi njė portier tė mrekullueshėm, si Shehi, njė mbrojtės energjik, si Zėre, tė rikthyer tashmė pas dėmtimit, shto kėtu edhe futbollistė tė tillė. si Xhai, Tetova etj., tė cilėt kanė treguar se janė ndėr mbrojtėsit mė tė mirė tė kėtij kampionati. Ata do tė dinė t'i neutralizojnė sulmuesit bardheblu edhe kėsaj here.
- Ku mendoni se qėndron pika mė e fortė dhe mė e dobėt e Teutės dhe e Tiranės?
- Pika jonė mė e fortė ėshtė grupi dhe loja kolektive, ndėrsa pėr pikėn e dobėt nuk kam pse tė them ndonjė gjė. Pėr sa i pėrket pikės sė fortė dhe tė dobėt tė Tiranės, kėtė e di mė mirė ajo vetė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po