Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Ne Durres mungojne vetem Sina e Dabulla,Teuta e plote

Goleadori bardheblu s'i kapėrdin dot daljet e shpeshta nga loja qė tekniku Josa ka aplikuar nė ndeshjet e fundit
Fortuzi: Zėvendėsimet? Tė paragjykuara
Kur tė gjithė nė kampin bardheblu kanė arsye tė gėzojnė pas fitores nė derbi me Partizanin, njė nga liderėt e skuadrės, siē ėshtė golashėnuesi i njohur Indrit Fortuzi, ndihet i shqetėsuar. Arsyeja ka tė bėjė me zėvendėsimet e shpeshta, qė trajneri Mirel Josa ka aplikuar ndaj "Zogut" nė takimet e fundit, qė kur ndodhet nė krye tė skuadrės. Shkėndija e parė ka ardhur kur Indriti, pasi ėshtė zėvendėsuar dhe nuk ėshtė ulur nė stol, por ka rendur i mėrzitur nė dhomat e zhveshjes, ka qenė nė ndeshjen me Flamurtarin nė stadiumin "Selman Stėrmasi". I pyetur atėherė nga gazeta, Fortuzi, me diplomaci, pati deklaruar se zėvendėsimi ishte normal, ndėrkohė qė nga pėrbrenda e ndiente se diēka nuk shkonte dhe shpresonte se kjo qė po ndodhte do tė ishte vetėm rastėsi. Kur ka kaluar edhe njė muaj dhe e njėjta situatė po pėrsėritet, 30-vjeēari ka vendosur tė shprehė atė qė bluan prej ditėsh. Ka qenė minuta e 60-tė nė derbin me tė kuqtė, kur Indriti ka lėnė fushėn, i zėvendėsuar nga Halili. Menjėherė ai u pre nė fytyrė kur pa qė tabela elektronike tregonte numrin 11 qė duhet tė dilte nga fusha. Megjithatė, si profesionist, ai ka dalė heshturazi prej andej. Me kokėn ulur, Indriti menjėherė u ėshtė drejtuar dhomave tė zhveshjes, ndėrkohė qė Josa e priste qė t'i jepte dorėn. Kėtu e ka zanafillėn edhe deklarata e fundit pėr "Sportin shqiptar" e goleadorit bardheblu, i cili ka vendosur tė flasė hapur pėr zėvendėsimet e shpeshta qė po i ndodhin. "Nuk e kuptoj, por zėvendėsimet e shpeshta tė kohėve tė fundit mė duken tė paragjykuara. U bėnė disa ndeshje radhazi qė trajneri Josa po mė zėvendėson tė parin. Sigurisht, nė momente tė veēanta, ka raste qė duhet tė zėvendėsohem, por jo gjithmonė. Aktualisht e ndiej qė po kaloj njė formė tė mirė dhe dua qė atė ta vendos nė shėrbim tė skuadrės pėr tė arritur objektivat,"- thotė njė nga sulmuesit mė tė shquar tė Tiranės ndėr vite. I pyetur nėse ekziston ndonjė krisje nė marrėdhėnieve ndėrmjet tij dhe Josės, sulmuesi ėshtė pėrgjigjur: "Jo, s'ka pse tė ketė krisje marrėdhėniesh ndėrmjet nesh. Tė dy kemi role tė ndryshme nė ekip, por me njė qėllim tė vetėm, suksesin pėr fanellėn e Tiranės. I gjithė diskutimi ėshtė se mua mė ėshtė krijuar bindja e njė lloj paragjykimi, madje pėrpara fillimit tė ndeshjes, se do tė zėvendėsohem. Kjo ndoshta mund tė mė ngacmojė psikologjikisht pėr keq nė lojėn time. Shpresoj qė nė tė ardhmen njė fenomen i tillė, nėse mund ta quaj kėshtu, tė mos mė ndodhė mė,"- vazhdon komentin e tij sulmuesi i kampionėve. Pėr sa i takon ecurisė sė Tiranės nė kėto javėt e fundit, Indriti nuk ka preferuar tė flasė fare dje, duke u futur nė dhomat e zhveshjes pėr t'u pėrgatitur pėr stėrvitjen e radhės.

Gripi "pushton" bardheblutė
Pasditja e djeshme e ka gjetur sėrish Tiranėn nė fushėn e saj tė stėrvitjes. Nė orėn 14:00, nė "Skėnder Halili", tė gjithė futbollistėt dhe stafi drejtues nisėn ditėn e dytė tė punės nė lidhje me organizimin e ndeshjes sė radhės me Teutėn. Nga ajo qė u pa nė seancat e djeshme, njė pjesė e futbollistėve po kalonin njė gjendje gripale. Ishin pikėrisht Mahir Halili, Sokol Bulku, Ervin Bulku, tė cilėt, edhe pse me temperaturė, qenė bashkė me skuadrėn. I vetmi qė dje nuk u stėrvit, ishte portieri Isli Hidi, i cili punoi pak nė palestėr, duke qenė se ka njė tėrheqje tė lehtė nė kofshėn e djathtė. Nga stėrvitja e djeshme, tekniku Josa punoi nė aspektin taktik me djemtė, duke qenė se nesėr do tė ketė ndeshjen e kontrollit. Shqetėsimi i tij pėr pėrballjen me Teutėn do tė jenė mungesat e Dabullės dhe Sinės, tė skualifikuar me kartonė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po