Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Patushi do te jete i gatshem ne Durres

Mesfushori shkatėrrues, i kėnaqur pas fitores nė derbi, kėrkon pėrqendrim pėr ndeshjen e radhės ndaj durrsakėve
Patushi: Derbi, "oksigjeni" qė na mungonte
Derbi i sė shtunės ndaj Partizanit ka qenė njė nga paraqitjet e jashtėzakonshme tė mesfushorit me tipare shkatėrruese, Saimir Patushi, i cili e ka konfirmuar veten si njė nga shtyllat e skuadrės bardheblu. Loja e tij me rendiment, si nė fazėn mbrojtėse dhe atė sulmuese, ka qenė njė nga pikat e suksesit nė fitoren 1-0 tė Tiranės ndaj tė kuqve. Madje matjani, falė kėsaj loje me karakter, arriti deri nė "sakrifikim", sepse nė minutėn e 70-tė u zėvendėsua si rrjedhojė e njė dėmtimi. Gjithsesi, deri nė ndeshjen e radhės me Teutėn, numri 21 i kampionėve do tė jetė i gatshėm pėr teknikun Josa. Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar", Patushi ėshtė i mendimit se Tirana fitoi njė derbi, tė cilin kishte kohė qė e priste dhe e kishte pėrgatitur me mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. "Fitorja nė derbin me Partizanin, pėr ne ishte synimi kryesor, ose ndryshe "oksigjeni qė na mungonte, sepse kishim njė javė qė pėrgatiteshim pėr ta nxjerrė me sukses. Ndaj tė kuqve duhet tė merrnim tri pikė medoemos, duke parė qė ata janė rivalėt tanė tė drejtpėrdrejtė nė luftėn pėr titull dhe kanė qenė tė parėt qė na shkaktuan humbjen nė kėtė kampionat. Pa harruar qė rivaliteti ndėrmjet dy tifozerive ėshtė i madh, ēka bėri qė tė gjithė kėta faktorė tė mblidheshin nė njė emėrues tė pėrbashkėt, me emrin fitore. Tanimė qė ia arritėm qėllimit, edhe kėnaqėsia te secili prej nesh ėshtė e madhe,"- thotė 26-vjeēari. Pėr sa u takon minutave tė lojės, pas shėnimit tė golit, kampionėt u tėrhoqėn disi nė mbrojtje, duke kundėrsulmuar rrezikshėm nga krahėt. Sipas Saimir Patu****, kjo strategji e ndjekur ishte mė e mira pėr ta goditur Partizanin, pasi, duke u hedhur tė gjithė nė sulm, ata linin shumė hapėsira nė prapavijė. "Nė pjesėn e parė kemi luajtur shumė mirė dhe kemi qenė disa herė pranė golit. U munduam tė merrnim zotėrimin e topit dhe mė pas ta shpėrndanim lojėn nė tė gjithė sektorėt e fushės. Ndėrkohė, kundėrshtarit i bllokuam lojėn nga krahėt, tė cilėn ata e kanė "armėn" mė tė fortė. Nė pjesėn e dytė, si rezultat i udhėzimeve tė trajnerit Josa, ndryshuam diēka nė lėvizjet e sulmit dhe goli nuk mungoi. Nė lidhje me kthimin nė mbrojtje qė aplikuam, ishte njė ndryshim taktik, pasi lojtarėt e Partizanit u hodhėn tė gjithė nė sulm dhe nė tė njėjtėn kohė linin shumė hapėsira nė mbrojtje. Nė kėtė mėnyrė, fitorja nė fund na buzėqeshi neve,"- vazhdon komentin e tij mesfushori i palodhur. Pas javės sė 15-tė, Tirana e sheh veten tė shkėputur 5 pikė, duke ecur me ritme vėrtet tė larta pėr kundėrshtarėt. Tashmė, duke filluar qė dje, nuk ka mė kohė pėr tė gėzuar, pasi njė trasfertė e vėshtirė ėshtė nė prag. Teuta do tė jetė rivalja e radhės pėr bardheblutė tė shtunėn, nė stadiumin "Niko Dovana", nė njė takim qė pritet tė jetė shumė emocionues pėr vetė renditjen qė kanė tė dy ekipet. Patushi, nė lidhje me kėtė pėrballje qė e pret Tiranėn tė shtunėn, bėn tė ditur se fitorja do tė jetė rezultati i vetėm qė do tė kėrkohet nga fillimi deri nė fund tė 90-minutė****. "Edhe pse e njohim forcėn e kundėrshtarit, duhet qė ndaj tij, pėrveēse tė zhvillojmė njė lojė tė mirė, tė marrim edhe tri pikėt. Teuta na ka shkaktuar humbjen e dytė, pas Partizanit, nė fazėn e parė, kėshtu qė, nė njėfarė mėnyre, duhet t'i kthejmė reston."
(vijon ne pergjigje...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Patushi do te jete i gatshem ne Durres

(...vijon nga mesazhi kaluar)
Matjani: Do tė jem ndaj Teutės
Ka qenė minuta e 70-tė, kur Saimir Patushi, nė njė dyluftim me njė nga mesfushorėt e Partizanit, ėshtė dėmtuar keqas nė brinjė, duke lėnė fushėn. Josa e zėvendėsoi menjėherė me Sokol Bulkun, duke qenė se nė fillim u mendua pėr njė dėmtim tė rėndė. Megjithatė, nga ajo qė u pa nė stėrvitjen e djeshme, Patushi ėshtė stėrvitur individualisht dhe ėshtė shprehur se deri tė shtunėn do tė jetė gati ndaj "djemve tė detit": "Tė shtunėn, nė njė moment pėrplasjeje me njė nga futbollistėt e Partizanit, jam dėmtuar keq nė brinjė, sa qė nuk merrja dot frymė. Njė ditė qė bėra pushim dhimbjet mė janė pakėsuar dhe besoj se deri ditėn e shtunė, kur tė kemi ndeshje me Teutėn, do tė jem plotėsisht i gatshėm pėr skuadrėn."

Kampionėt analizojnė fitoren me tė kuqtė
Dje pasdite, nė fushėn "Skėnder Halili", bardheblutė i janė rikthyer stėrvitjes sė fillimjavės. Pas fitores minimale 1-0 nė derbi, stafi drejtues dhe futbollistėt, nė orėn 14:00, kanė zbritur tė gjithė nė fushė pėr tė rifilluar ēdo gjė nga e para. Tri pikėt e vėshtira tė marra nė derbin me tė kuqtė kanė sjellė kėnaqėsi nė kampin e kampionėve. Megjithatė, si gjithmonė tė qetė, pėrpara fillimit tė stėrvitjes sė djeshme, ata kanė zhvilluar edhe njė analizė, ku trajneri Josa, sė bashku me asistentėt e tij, Zengla-Tafaj, u ka bėrė tė ditur djemve anėt pozitive dhe negative tė takimit. Mė pas, lojtarėt janė stėrvitur 90 minuta, duke filluar qė dje tė mendojnė pėr ndeshjen e radhės ndaj Teutės. Nė kėtė sfidė pėr javėn e 16-tė, Mirel Josa nuk do tė ketė nė dispozicion Dabullėn dhe Sinėn, tė skualifikuar pėr kartonė. Pėr sa u takon zėvendėsuesve tė tyre, ata do tė merren vesh gjatė javės nė vazhdim.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po