Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Devi Muka

Vlonjati e kishte parandier se do tė shėnonte ndaj tė kuqve dhe shprehet se kryesimi nuk do tė lėshohet
Muka: Goli ndaj Partizanit, basti i fituar

Kishte kohė qe e priste kėtė gol dhe tanimė qė e ka arritur nuk gjen fjalė tė pėrshkruajė kėnaqėsinė qė ka pėrjetuar kur e pa topin nė rrjetė. Devi Muka, autori i golit tė vetėm tė fitores ndaj Partizanit nė derbin e sė shtunės, ishte "kėmba e artė" pėr bardheblutė, sepse shpagoi mė sė miri humbjen 3-1 tė fazės sė parė. Hėpėrhė, ai ėshtė golashėnuesi mė i mirė i kampionatit, me 9 gola tė shėnuar nė 15 javė, dhe njėkohėsisht idhulli i tifozėve tė Tiranės. Madje kėta tė fundit ka arritur t'i "magjepsė" me lojėn e tij, saqė njė fotografi tė madhe mbėshtetėsit ia mbanin nė duar gjatė gjithė lojės. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", mesfushori i natyralizuar si sulmues rrėfen se e kishte parandier pėrpara fillimit tė ndeshjes se do tė shėnonte. "E parandieja qė do tė shėnoja ndaj Partizanit, saqė me tė gjithė qė diskutoja thosha se, nėse mė jepet sikur njė mundėsi e vetme, nuk do ta fal. Faktikisht kėshtu ndodhi dhe, me rastin e parė qė m'u krijua, nuk u mendova dy herė dhe godita nė drejtim tė portės. Nė fillim nuk m'u besua se topi mbėrriti nė rrjetė, pasi pėrballė Nallbanit ishte njė grumbull i madh mbrojtėsish, por oshėtima e tifozerisė mė bindi plotėsisht. Pėr mua, gol ndaj Partizanit ėshtė njė bast imi i fituar qė nga humbja e parė qė kemi pėsuar prej tij, sepse kisha premtuar qė do tė shėnoja qė atėherė. Gjithsesi, sipas njė fjale tė urtė, mė mirė vonė se kurrė, prandaj tani dua ta shijoj sa mė shumė kėtė moment tė bukur qė po pėrjetoj sė bashku me tifozerinė bardheblu,"- thotė numri 10 i kampionėve. Ky tripikėsh i radhės nė 6 ndeshjet e fundit, pėrveēse i ka dhėnė Tiranės kryesimin, ka favorin e shkėputjes prej pesė pikėsh nė renditjen e pėrgjithshme. Nė "erėn" Josa, bardheblutė kanė bėrė kthesėn e madhe, duke treguar supremacinė karshi ēdo skuadre tjetėr. Edhe pse kampionėt nė disa momente u tėrhoqėn mbrapa nė mbrojtje tė rezultatit, me kundėrsulmet e tyre e goditėn mbi 5 herė portėn e Nallbanit. Por "gardiani" i Partizanit konfirmoi se ėshtė njė nga portierėt mė tė zotė tė kampionatit shqiptar. Pėr sa i takon njė pėrmbledhjeje tė gjithė atij 90-minutėshi, Devi Muka shprehet: "Fitorja ndaj tė kuqve ishte e merituar pėr ne nga tė gjitha pikėpamjet dhe askush nuk mund ta vėrė nė dyshim. Kemi qenė superiorė karshi kundėrshtarit, pavarėsisht se nė disa momente u tėrhoqėm nė mbrojtje, duke luajtur me kundėrsulm. Partizani vetėm dy herė e goditi portėn me goditje dėnimi, ndėrkohė qė ne e bėmė njė gjė tė tillė mbi gjashtė herė dhe shėnuam njė gol. Nallbani ishte vėrtet i pakalueshėm. Me kėtė fitore, ne tashmė kemi dhėnė leksionin mė tė mirė se Tirana ėshtė njė "uragan", tė cilin nuk duhet ta ngacmosh, se pėrndryshe tė merr pėrpara,"- bėn tė ditur sulmuesi bardheblu. Nė dy ndeshjet e fundit ndaj Vllaznisė dhe Partizanit, Muka ka luajtur sulmues i dytė, pas Fortuzit, duke lėnė rolin e "regjisorit" nė mesfushė. Edhe pse nė njė rol tė ri, "labi" ėshtė ambientuar mė sė miri dhe e sheh veten si kryegolashėnues. Nė fund tė deklarimit tė tij, 26-vjeēari shprehet se Tirana nuk do ta lėshojė mė kreun dhe ndeshja e radhės me Teutėn duhet fituar medoemos. "Gabimin qė bėmė nė fazėn e parė, qė lėshuam kreun, besoj se nuk do ta pėrsėritim mė nė fazat e tjera. Ndėrkohė, pėr sa i takon takimit tė radhės me Teutėn, qė sot duhet tė marrim tė gjitha masat qė tė rregullojmė ato gabime qė kemi shfaqur dhe mė pas, nė "Niko Dovana", tė shfaqim njė futboll vėrtet tė bukur,"- pėrfundon deklarimin e tij mesfushori virtuoz.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po