Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Komente.

Tirana pėrforcon kreun, Vllaznia rigjen fitoren ngushėlluese. Dinamo mund Lushnjėn nė shtėpinė e saj, Besa mė nė fund fitore ne shtėpi. Teuta vetėm njė pikė nė Elbasan....


Tirana, vetėm nėpėrmjet njė goli tė Mukės nė minutėn e 51-tė, arrin tė fitojė derbin me Partizanin, qė e rikonfirmon atė ecuri tė mirė tė saj nė javėt e fundit, dhe e bėn atė tė shkėputet 5 pikė nga kundėrshtari mė i afėrt nė klasifikim. Njė fitore e ngushtė e bardhebluve nė sfidėn e dytė derbit tė kėtij sezoni. Qė nga fillimi kemi parė dy skuara tė motivuara pėr tė fituar kėtė takim, por kėmbėngulja Tiranės ka rėnė mė shumė nė sy Dhe ka mjaftuar njė gol i Devi Mukės, qė tė shpėrthente gėzimi i Tiranės, nė njė moment qė tė gjitha ndeshjet e grupit A1 ishin fiksuar te barazimet (rezultatet e fillimit tė pjesėve tė dyta nėpėr rrethe). Ka qenė pikėrisht ky gol ai qė ka bėrė dhe diferencėn ku ėshtė parė rivaliteti mes dy kampeve.Pjesa e parė, megjithė pėrpjekjet e tė dy skuadrave, ėshtė mbyllur nė barazim 0-0. Loja ėshtė luajtur mė shumė nė mesfushė, ndėrkohė qė nuk kanė munguar dhe rastet pėr shėnim. Ndėrkohė qė pjesa e dytė ka dhuruar shumė emocione: vetėm 6 minuta pas fillimit tė saj, do tė vinte ai gol i Mukės, qė do tė ndizte atmosferėn si nė fushė ashtu dhe nė shkallėt e stadiumit. Sulmuesi vlonjė, me kėtė gol konfirmon veten si golashėnuesi mė tė mirė tė kampionatit me 9 gola. Po ashtu nuk munguan as nervat e kartonat e kuq. Partizani e kėrkoi mė shumė golin e barazimit, krijoi disa raste, por gjithashtu rrezikoi shumė, pasi bardheblutė dilnin shpesh nė kundėrsulme tė shpejta dhe mund tė kishin dyfishuar. Gjithsesi, fėrshėllima e fundit ka lėnė nė fuqi fitoren 1-0 tė Tiranės qė bėn tashmė njė shkėputje prej 5 pikėsh me ndjekėsit. Vllaznia merr njė fitore tė rėndėsishme nė Vlorė ndaj Flamurtarit, e cila i ndihmon shkodranėt jo vetėm pėr tė larguar atė shije tė hidhur qė la humbje nė shtėpi me Tiranėn njė javė mė parė, por edhe pėr tė ngjitur nė renditje. Rezultati pėrfundimtar i kėtij takimi ka qenė 2-1 nė favor tė Vllanisė. Me kėtė humbje Flamurtari e rėndoi me tej gjendjen e tij nė kėtė kampionat. Vendasit kėrkuan tė ruajnė tė paktėn barazimin pas dy golave qė u shėnuan nė pjesėn e parė nė portat respektive, por nuk ia arriti. Nė minutat e fundit, shkodranėt kaluan nė avantazh me tė talentuarin Salihi, duke shuar pėrfundimisht shpresat e vlonjatėve dhe sportdashėsve tė paktė qė ndiqnin takimin, per nje barazim. Pas kėsaj humbjeje, Flamurtari ka ende 8 pikė, duke mbetur sėrish nė vendin e fundit nė tabelėn e renditjes. Dy fitoret e tjera tė kėsaj jave janė pėr Dinamon qė mund Lushnjen nė shtėpi, dhe pėr Besėn, qė nė fushėn e saj fiton ndaj Shkumbinit. Teuta e vendit tė tretė ėshtė ndalur nė njė barazim 1-1 nė Elbasan.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po