Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Cfare thote Halili per"derbin"?

Pėr sulmuesin e kampionėve, derbi i sė shtunės me tė kuqtė nuk do tė jetė pėrcaktues nė luftėn pėr titull
Halili: Asnjė mbivlerėsim Partizanit

Orėt kalojnė dita-ditės dhe derbi i shumėpritur prej tė gjithėve Tirana-Partizani ndodhet nė prag. Tė dyja skuadrat janė nė pėrgatitjet e fundit pėr kėtė ballafaqim tė radhės dhe mezi presin tė zbresin tė shtunėn nė stadiumin "Qemal Stafa". Tė dy ekipet vijnė nė kėtė ballafaqim pėr javėn e 15-tė pas fitoresh, ku ajo e bardhebluve ka qenė mė diskutuara, pasi fituan 3-1 ndaj Vllaznisė brenda nė "Loro Boriēi". Si asnjėherė tjetėr, klima nė kampin e 20 herė kampionėve ėshtė optimiste, se edhe ndeshjet nė vazhdim do tė kenė fatin e kėsaj tė fundit. Njė nga protagonistėt qė pritet tė jetė kėtė tė shtunė nė tapetin e gjelbėr do tė jetė sulmuesi Mahir Halili. Dibrani ėshtė njė nga ndėshkuesit e Partizanit me golat e tij, pasi nė dy takimet e fundit nė kampionatin e kaluar dhe nė fazėn e parė tė kėtij sezoni ka shėnuar plot 4 gola. Madje goli i fundit, i regjistruar nė humbjen 3-1, mund tė jetė rekord mė vete, sepse u shėnua vetėm pėr 17 sekonda nga fillimi i ndeshjes. Ajo humbje e shkaktuar nė fazėn e parė ėshtė lėnė pas pėr tė gjithė futbollistėt dhe tashmė ata kėrkojnė tė shpaguajnė gjithēka. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", dibrani i bardhebluve ka dhėnė opinionin e tij pėr kėtė pėrballje: "Ndeshja e sė shtunės me Partizanin ėshtė e rėndėsishme pėr ne pėr sa u takon tri pikėve, por jo qė tė arrijmė deri nė atė masė sa t'i mbivlerėsojmė tė kuqtė. Partizani ėshtė njė skuadėr qė ka nė gjirin e saj disa lojtarė cilėsorė, por kurrsesi mė e mirė se ne. Tė gjithė nė ekip po pėrgatitemi si zakonisht, qė edhe kėsaj ndeshjeje tė radhės t'ia bėjmė hyzmetin deri nė fund,"- shprehet Mahiri. Pėr "Kėpucėn e artė" tė sezonit tė kaluar, fitorja e arritur nė Shkodėr me Vllazninė ėshtė "ilaēi" mė i mirė qė i duhet Tiranės nė njė derbi rivalėsh. Sipas tij, tri pikėt e fundit nė kampionat ia kanė shtuar besimin skuadrės pėr suksese tė mėtejshme. "Fitorja ndaj kuqebluve nė Shkodėr mendoj se ka qenė "ilaēi" i duhur pėr ne nė luftėn drejt titullit kampion. Ishin tri pikė shumė tė rėndėsishme pėr ne ndaj njė kundėrshtari direkt dhe duhej medoemos t'i pronėsonim. Tanimė qė jemi dy pikė tė shkėputur nė renditje, jemi tė qetė dhe kėrkojmė tė vazhdojmė kėshtu edhe nė tė ardhmen,"- thotė numri 14 i kampionėve. Duke iu kthyer sėrish atmosferės sė derbit kuqebardheblu, Halili mendon se Tirana do tė dijė t'i kundėrpėrgjigjet si duhet lojės sė Partizanit dhe nė fund tė marrė shpėrblimin e duhur. "Duke qenė se nė pėrgjithėsi tė kuqve ua njohim mirė lojėn, do t'u kundėrpėrgjigjemi aty ku ata kanė pikat mė tė dobėta. Pėr ne, kjo ndeshje do tė luhet me kujdes, pasi jemi nė krye, ndėrkohė qė Partizanit i duhet medoemos tė fitojė. Do tė presim nė ēdo moment rastin mė tė volitshėm pėr tė shėnuar, ashtu siē bėmė edhe ndaj shkodranėve,"- vazhdon komentin e tij golashėnuesi i shquar i kampionatit shqiptar. Nė fund, Mahiri, si njė nga tė preferuarit e tifozerisė bardheblu, ka kėrkuar mbėshtetjen e tė gjithė sportdashėsve tė Tiranės, pasi mendon se skuadra e tyre e zemrės do tė dijė t'ua shpėrblejė. "Duke qenė se nė kėtė pėrballje konsiderohemi skuadėr pritėse, do tė doja mbėshtetjen e tifozerisė sonė pėr tė mbushur shkallėt e stadiumit. Me ndihmėn e tyre, jam i bindur se fund kemi pėr tė marrė fitoren e radhės."

Kampionėt nė ndeshje kontrolli
Dje pasdite, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", Tirana ka zhvilluar njė ndeshje kontrolli, e cila pak a shumė pėrcakton dhe formacionin anti-Partizani. Bardheblutė e drejtuar nga treshja e trajnerėve Josa-Zengla-Tafaj, pasi kanė bėrė nxehjen, janė ndarė nė dy grupe dhe pėr 60 minuta kanė luajtur njė takim ndėrmjet tyre. Pėr kėtė ndeshje, tekniku Josa nuk preferoi tė aktivizonte nė ekipin e parė tė gjithė lojtarėt titullarė, por i alternoi ndėrmjet tyre, duke pėrfshirė kėtu edhe disa nga lojtarėt e rinj qė ndodhen nė skuadėr. Ajo qė mendohet ėshtė se Tirana, edhe ndaj tė kuqve, do tė luajė me tė njėjtėn mėnyrė loje si ndaj Vllaznisė, duke mos kėrkuar tė rrezikojė.

Tirana shpėrblehet pėr fitoret
Pas stėrvitjes sė djeshme, tė zhvilluar nė "Selman Stėrmasi", tė gjithė futbollistėt e Tiranės kanė marrė shpėrblimet e dy ndeshjeve tė fundit me Shkumbinin dhe Vllazninė. Pasi ka mbėrritur ditėt e fundit nė kryeqytet dhe ėshtė informuar pėr rezultatet pozitive tė Tiranės, presidenti El Sajed nuk ka ngurruar tė futė dorėn nė xhep dhe tė shpėrblejė "kanakarėt" e tij. Kėshtu, sipas kontratės sė nėnshkruar nė fillim tė sezonit, pėr ēdo fitore dhe ruajtje tė kryesimit bardheblutė pėrfitojnė 30 mijė lekė tė reja. Ndėrkohė, pėr dy ndeshje, ata kanė siguruar dje 60 mijė lekė tė reja. Edhe pėr sfidėn ndaj Partizanit, shuma qė ata pėrfitojnė do tė jetė e njėjtė me ato tė mėparshmet, ēka do tė thotė se tė kuqtė nuk ka pse tė mbivlerėsohen nė krahasim me tė tjerėt.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po