Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet kapiteni,Dede

Mesfushori i tė kuqve, nė pragderbi tenton dhe shkel nė "Skėnder Halili",vend ku stėrvitet Tirana
Klodian Duro,"kalė Troje" para derbit
Ndodh edhe kėshtu.Kur klima nė pragderbin midis Tiranės dhe Partizanit po nxehet dita-ditės,njė nga lojtarėt e kuq tė Partizanit tenton dhe shkel nė fushėn"Skėnder Halili",ku ēdo pasdite Tirana kryen seancėn e saj tė radhės.Nuk ka qenė as mė pak as mė shumė, por mesfushori i kombėtares kuqezi,Klodian Duro. Si pėr ēudi tė tė gjithė tė pranishmėve aty, Klodi,rreth orės 13:40, sė bashku me sulmuesin Eldorado Merkoēi,ka zbritur nga fuoristrada tip Benz dhe i ėshtė drejtuar dhomave tė zhveshjes.Pėr stafin bardheblu, Duro ėshtė njė njohje e vjetėr,pasi 26-vjeēari ka luajtur me ngjyrat bardheblu nė sezonin 1998-1999,si dhe u stėrvit disa muaj me bardheblutė pėrpara se tė firmoste pėr Partizanin.Takimin e parė, Klodian Duro e pati me Devi Mukėn, shokun e dhomės, kur grumbullohen me kombėtaren,tė cilin menjėherė e "thumboi",duke i thėnė: "Ku je,Dev Muka?Qenke bėrė gati pėr stėrvitje,hė?Por e ke tė kotė,se edhe kėtė fazė tė dytė do tė humbasėsh nė derbi.Nga ana jonė, trajnerėt na kanė lėnė pushim kėtė javė qė tė mos stėrvitemi, pasi e kemi tė sigurt fitoren."Ndėrkohė, Muka, i qetė,i ėshtė kundėrpėrgjigjur:"Mund tė thuash ēfarė tė duash,o Klod Duro,por mos harro se dardha e ka bishtin mbrapa. Unė gjithmonė nė sfida delikate preferoj tė jem i qetė dhe pas ndeshjes tė premtoj se do tė tė bėj njė surprizė tė bukur,"- i tha "labi" elbasanasit.Mė pas, Duro u ka dhėnė dorėn edhe lojtarėve tė tjerė nė skuadėr,duke filluar me Fortuzin,Deden, S. Bulkun, Xhafėn,Sinėn dhe Egbon. Ndėrkohė,nė fund,pėrpara se tė largohej,mesfushori i tė kuqve ka pėrshendetur edhe trajnerėt Josa dhe Tafaj.I pyetur nga "Sporti shqiptar"nėse kjo vizitė e tij ishte njė presion psikologjik pėr derbin e sė shtunės, Duro u pėrgjigj:"Lojtarėt e Tiranės mund ta marrin si tė duan vizitėn time,por unė erdha pėr tė shoqėruar Merkoēin nė stėrvitje dhe mė pas i pėrshėndeta tė gjithė nė shenjė miqėsie dhe respekti. Kam kaluar njė vit tė suksesshėm te Tirana,kėshtu qė nuk mund ta harroj kollaj,"- ka pėrfunduar Klodian Duro dhe mė pas ėshtė larguar pėr nė stėrvitje nė kompleksin "Partizani".

Kapiteni i kampionėve ndihet i qetė pėrpara derbit, duke i vlerėsuar tė kuqtė si ēdo skuadėr tjetėr
Dede: Partizani vlen mė shumė pėr tifozėt
Na ndajnė edhe disa ditė nga derbi i shumėpritur Tirana-Partizani dhe duket se "shigjetat" e para mediatike ndėrmjet lojtarėve tė tė dyja skuadrave kanė nisur. Faktikisht,ka qenė Ndreka i pari,i cili dje nė gazetė pati deklaruar se derbi numėr 2 do tė jetė sėrish humbje pėr Tiranėn,ēka nė kampin bardheblu ka sjellė mė shumė njė ndjenjė humori sesa presion psikologjik. Madje njė prej lojtarėve kryesorė nė ekip, Nevil Dede,njė fraze tė tillė tė kundėrshtarit i ėshtė pėrgjigjur: "S'e kam idenė se pse lojtarėt e Partizanit janė kaq tė bindur sa tė parashikojnė se do tė fitojnė edhe nė kėtė fazė tė dytė. Sidoqoftė,ėshtė e drejta e tyre tė thonė ēfarė tė duan." Fitorja nė ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisė,nė "Loro Boriēi",ka sjellė optimizėm nė kampin bardheblu, se kjo skuadėr di tė fitojė kudo nėse luan futboll me mėnyrėn e saj karakteristike. Pėr kapitenin bardheblu, ky tripikėsh ishte shumė i rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen e kampionatit,sepse Tirana, pėrpara derbit me tė kuqtė,ka njė shkėputje prej dy pikėsh. "Fitorja me Vllazninė ishte shumė e rėndėsishme pėr ne qė ta preknim,pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do ta ruanim kryesimin. Nė stadiumin "Loro Boriēi" zhvilluam njė lojė shumė tė mirė,madje kemi qenė superiorė nė tė gjitha drejtimet ndaj kundėrshtarit. Edhe pse u ndodhėm nė njė presion tė madh psikologjik tė tifozerisė vendėse, ditėm t'u impononim shkodranėve sedrėn qė na karakterizon. Momenti kulmor i takimit ishte kur Vllaznia barazoi dhe shumėkush mendoi njė pėrmbysje e rezultatit,por faktikisht nuk ndodhi kėshtu.Pjesa e dytė qe plotėsisht nė zotėrimin tonė, sepse sulmuesit vendės nuk po depėrtonin dot, ndėrsa ne e gjenim me lehtėsi golin. Gjithsesi, nga ky takim ne kemi nxjerrė anėt pozitive dhe negative dhe tashmė i kemi kthyer sytė nga takimi i radhės qė na pret,"- shprehet Nevili. Pėr tė, Partizani ėshtė thjesht skuadra e radhės qė i takon tė ndeshet sipas kalendarit. Sipas kapitenit, kjo ndeshje ėshtė njėsoj si tė ballafaqohet me Besėn, Flamurtarin, apo Lushnjėn, duke qenė se nė vetvete pėrmban tri pikė. "Pėr mua, por edhe pėr tė gjithė shokėt e skuadrės, pėrballja e radhės pėrbėn njė 90-minutėsh tė radhės qė duhet kaluar me sukses, ashtu siē i kemi kaluar tė gjithė tė tjerėt deri tani. Prej dy ditėsh kemi filluar pėrgatitjet normale, qė nė kėtė takim tė radhės Tirana tė shprehė aftėsitė mė tė mira dhe nė fund tė shpėrblehet me atė ēfarė do tė japė,"- vazhdon idenė e tij numri 4 i bardhebluve.
(vijon ne pergjigjen e mesazhit...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Flet kapiteni,Dede

(...vijon nga mesazhi i kaluar)
Pyetjes nėse ekziston fryma e hakmarrjes brenda ekipit pėr humbjen e parė nė kampionat, qė Partizani u ka shkaktuar, Dede i pėrgjigjet: "Nuk ka pse tė ketė ndjenjė hakmarrjeje, pasi nė futboll dihet qė njė skuadėr do tė fitojė dhe tjetra do tė humbasė. Ne jemi profesionistė dhe pranojmė ēdo rezultat. Kjo ka qenė strategjia qė tashmė e sheh Tiranėn skuadrėn absolute tė kampionatit, me 20 tituj kampionė,"- gjykon stoperi luftarak. Nė fund tė deklarimit, Nevil Dede ėshtė shprehur se nė kėtė pėrballje me tė kuqtė, mbėshtetja e tifozerisė bardheblu do tė jetė njė mundėsi mė shumė drejt suksesit. "Jemi aktualisht nė krye dhe pėr kėtė derbi do tė kėrkonim sėrish mbėshtetjen e tifozėve tanė, pasi jam i bindur se pėr ta ky 90-minutėsh vlen mė shumė sesa pėr ne qė jemi nė fushė. Me shumė mundėsi, nuk kemi pėr t'i zhgėnjyer,"- ka pėrfunduar kapiteni i palodhur, Nevil Dede.

NDESHJA DO LUHET NE"QEMAL STAFA"

Tirana-Partizani do tė luhet nė "Qemal Stafa"
Dje, nga ana e stafit bardheblu ėshtė mėsuar se derbi ndėrmjet Tiranės dhe Partizanit do tė luhet nė "Qemal Stafa". Ndryshe nga derbi i kaluar Dinamo-Partizani, ku drejtuesit e tė dyja skuadrave, pėr shkak mosmarrėveshjes, luajtėn nė Kavajė, Tirana nuk do tė ndryshojė destinacion. Madje njė verdikt tė tillė e ka dhėnė edhe presidenti El Sajed, i cili ka njė kontratė me drejtuesit e stadiumit dhe kėrkon ta respektojė deri nė fund. Pėr sa i takon orarit tė zhvillimit, ai ėshtė me pikėpyetje, sepse nga tė dyja palėt pretendohet tė luhet me drita, por KESH-i e ka tė vėshtirė t'ua jap kėtė tė drejtė. Gjithsesi, nė ditėt nė vazhdim do tė mėsohet mė shumė rreth kėtij problemi. E rėndėsishme ėshtė qė njė derbi madhėshtor, si Tirana-Partizani, do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa."

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po