Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Ti kthejme borxhin"morrit"sa me shpejt.

Mesfushori "sallaks" ia dedikon njė pjesė tė suksesit tė skuadrės trajnerit tė ardhur sė fundmi
Alban Tafaj: T'i kthejmė borxhin Partizanit
Fitorja 3-1 e Tiranės ndaj Vllaznisė ka pasur protagonist nė fushėn e blertė njė nga futbollistėt mė tė njohur tė kampionatit shqiptar, Alban Tafajin. 30-vjeēari ka qenė zgjidhja e duhur pėr trajnerin Mirel Josa, pėr sa i takon vendosjes sė tij nė fushė, duke sakrifikuar pėr njė sulmues. Sė bashku me Patushin dhe Bulkun nė qendėr tė mesfushės, Albani u bė barrikada pėr thyerjen e tė gjitha sulmeve tė kundėrshtarit ende pa u organizuar mirė. Tekniku bardheblu i besoi eksperiencės sė tij dhe duket se Tafaj ia shpėrbeleu mė sė miri pėr 60 minuta sa luajti. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", numri 7 i kampionėve ia dedikon njė pjesė tė suksesit tė deritanishėm trajnerit Mirel Josa. Sipas tij, Tirana, nė 7 ndeshjet e fundit, nė kampionat dhe kupė, ka treguar karakter. "Rezultatet nė shtatė ndeshjet e fundit na kanė konsoliduar nė renditje. Gjithashtu, jemi kualifikuar nė 8-shen e skuadrave mė tė mira tė Kupės sė Shqipėrisė dhe tashmė pėr tė gjithė nė kampin tonė ėshtė kthyer besimi se do tė pėrsėritet sezoni i kaluar. Kėtu, njė meritė ta padiskutueshme ka pasur edhe trajneri Mirel Josa, i cili na mori nė njė gjendje jo tė mirė psikologjike dhe deri tani na ka risjellė nė "identitet,"- shprehet mesfushori "sallaks". Fitorja me Vllazninė brenda nė stadiumin "Loro Boriēi" ishte "qershia mbi tortė" pėr bardheblutė. Kampionėt treguan se dinė tė fitojnė nė ēdo fushė, mjafton qė tė japin maksimumin e mundėsive tė tyre. Pėr Tafajin, ky tripikėsh kishte jo vetėm vlera statistikore, por edhe morale pėr takimet qė e presin Tiranėn nė vazhdim. "Tri pikėt me shkodranėt ishin tė domosdoshme pėr ne qė t'i arrinim, jo vetėm pėr statistikė se nuk fitojmė rastėsi nė "Loro Boriēi", por edhe nga ana morale. Ana jonė psikologjike, pėr momentin ėshtė e shkėlqyer, ku te secili ėshtė krijuar bindja se nė ndeshjet nė vazhdim nuk do t'i pėrsėritim rezultatet e fazės sė parė,"- shprehet Albani. Pėr sa u takon anėve pozitive nė kėtė ballafaqim tė fundit, Tafaj mendon se ato ishin tė shumta. "Pėr sa u takon anėve pozitive, mund tė them se ishin tė shumta. Edhe pse Vllaznia u mundua tė luante futboll dhe tė na vinte nė presion me tifozerinė e saj tė zjarrtė, Tirana nuk ra viktimė pas golit tė barazimit. Ishim tė bindur se do tė fitonim dhe luftuam pėr ēdo top tė parė, duke u treguar njėkohėsisht tė saktė pėrpara portės. Nuk duhet harruar se meritė patėn edhe zėvendėsimet e kryera, tė cilat i dhanė mė shumė gjallėri lojės sonė,"- vazhdon idenė e tij lojtari i krahut tė majtė tė kampionėve.
Tė kuqtė do tė jenė mysafirė tė bardhebluve tė shtunėn, nė njė 90-minutėsh qė do tė thotė shumė pėr mbarėvajtjen e sezonit. Kampionėve nuk do t'u falej rezultat tjetėr pėrveē fitores, sepse nė fazėn e parė janė mundur 3-1 nga Partizani dhe tanimė ka ardhur momenti i kthimit tė restos. I kėtij mendimi ėshtė edhe Tafa, kur deklaron: "Sėrish edhe kėtė javė do tė luajmė njė ndeshje tė nxehtė, pėr sa u takon nervave. Tė kuqtė janė rivalėt tanė tė drejtpėrdrejtė dhe duhet qė t'i shpaguajmė pėr humbjen e parė tė pėsuar nė kėtė kampionat. Kemi filluar intensivisht pėrgatitjet qė edhe kėtė 90-minutėsh tė radhės ta nxjerrim me sukses, pasi ndryshe do tė ēonim dėm njė punė tė madhe qė kemi kryer deri tani,"- i jep fund idesė sė tij Alban Tafaj.
Aurel CELIBASHI

Josa analizon me tone kritike Vllazninė
Edhe pse Tirana fitoi 3-1 ndaj Vllaznisė, trajneri Mirel Josa ka analizuar me skuadrėn gjithēka pėr sa i takon atij 90-minutėshi. Pėrpara stėrvitjes sė djeshme tė fillimjavės, tekniku, pėrveēse i ka falėnderuar djemtė pėr kontributin qė dhanė pėr atė takim, i ka kritikuar pėr sa i takon lėshimit nė lojė. Sipas Josės, Tirana, pas shėnimit tė golit, nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta ulė ritmin e lojės, por ta mbajė nėn presion edhe nė vazhdim kundėrshtarin. Njė gjė tė tillė, bardheblutė e bėnė pas shėnimit tė golit nga Dabulla dhe toleruan, derisa shkodranėt barazuan me anė tė Salihit. Njė fenomen i tillė, sipas njė**** tė stolit tė kampionėve, mund tė ketė efekte negative nė tė ardhmen, ndaj dhe duhet luftuar qė nė "embrion". Mė pas, trajneri Mirel Josa ka folur me tė tijtė se kėtė javė i pret njė tjetėr sfidė e rėndėsishme, siē ėshtė ajo me Partizanin, dhe duhet njė pėrqendrim maksimal nga ana e tė gjithėve. "Vetėm nėse Tirana do tė jetė kompakte dhe do tė tregojė karakter nė lojėn e saj, sukseset nuk do tė mungojnė,"- u ka bėrė tė ditur lojtarėve tekniku Josa. Pėr ndeshjen derbi me Partizanin nuk do tė ketė asnjė futbollist tė skualifikuar dhe tė dėmtuar, ēka e rrit nė maksimum konkurrencėn pėr njė fanellė titullari nė kėtė ballafaqim.
(vijon ne pergjigje...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Ti kthejme borxhin"morrit"sa me shpejt.

(...vijon nga mesazhi i kaluar)
Me pėrjashtim tė Dedes dhe Pinarit, tė gjithė lojtarėt e tjerė e kanė gjetur rrugėn e rrjetės
Tirana, kjo "makinė" e pandalshme golash
Tė shėnosh 38 gola nė 14 javėt e para tė kampionatit ėshtė me tė vėrtet njė rekord. Madje duhet tė hapėsh statistikat pėr ta parė se nė cilin vit janė shėnuar pak a shumė njė "lumė" i madh golash. As nė kampionatet mė tė mėdha evropiane, kėto shifra nuk janė tė regjistruara. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė qė asnjė skuadėr tė mos i prekė ato, pasi futbolli ndaj ėshtė i bukur, sepse nuk njeh parashikime. Tirana, nė kampionatin shqiptar, ėshtė hėpėrhė ekipi qė ka mundur tė thyejė kėtė "akull", pasi ka golaverazhin mė tė mirė tė mundshėm. Bardheblutė e kanė gjetur rrugėn e rrjetės plot 38 herė nė 14 javė, duke pasur njė mesatare prej 2.7 golash pėr ndeshje. Menjėherė nė mendje tė lind ideja se janė vetėm sulmuesit, ata qė kanė shėnuar kaq shumė, por faktikisht nuk ėshtė kėshtu, pasi te Tirana e kanė gjetur golin tė gjithė futbollistėt, me pėrjashtim tė Dedes, Pinarit dhe Agollit. Tashmė kjo Tiranė ėshtė bėrė e frikshme, sepse nga dita nė ditė po kthehet nė njė "makinė" tė pandalshme golash. Vetėm Dinamo dhe Elbasani janė tė vetmet skuadra, tė cilat e kanė ruajtur tė paprekur katėrkėndorin e tyre, nė dy barazime 0-0 qė i kanė marrė Tiranės. Ndėrkohė, tė gjitha skuadrat e tjera kanė pėsuar tė paktėn njė gol. Nuk duhet tė harrojmė gjithashtu se kampionėt janė tė frikshėm edhe pėr sa u takon golave qė shėnuan nė Kupėn e Shqipėrisė, ku nė katėr takime, me Cėrrikun dhe Lushnjėn, kanė shėnuar 11 gola dhe tanimė janė nė 8-shen e skuadrave mė tė mira. Tė gjitha kėto shifra dhe fakte flasin nė favor tė bardhebluve, tė cilėt nga dita nė ditė po e konfirmojnė veten si skuadrėn absolute shqiptare.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po