Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Perseri Dabulla!

Stoperi bardheblu ishte nismėtari i fitores 3-1 ndaj Vllaznisė, me golin e parė tė shėnuar nė portėn e Grimės
Dabulla: Nė "Loro Boriēi" fituam me zemėr
Tė shėnosh gol ėshtė kėnaqėsi, por ta bėsh njė gjė tė tillė nė "Loro Boriēi" pėrballė 12 mijė shikuesve ėshtė ėndėrr pėr ēdo futbollist. Rezart Dabulla duket se e ka prekur kėtė realitet, falė golit me kokė tė shėnuar nė fitoren 3-1 tė Tiranės ndaj Vllaznisė. Mbrojtėsi bardheblu e ka hapur serinė e golave pėr skuadrėn e tij qė nė minutėn e 11-tė tė takimit, kur pas njė ekzekutimi perfekt tė Mukės nga goditja e kėndit, 24-vjeēari ka mundur ta shtyjė topin drejt rrjetės. Pėr Dabullėn, ky ėshtė goli i tretė nė kėtė sezon, pasi mė pėrpara kishte shėnuar ndaj Besės nė atė fitore 7-1 dhe ndaj Lushnjės pak javė mė parė nė takimin e parė tė kupės. Pėrveēse ėshtė kthyer nė njė nga mbrojtėsit e pakalueshėm tė kampionatit, kėtė vit Dabi (siē e thėrrasin shokėt), po kthehet edhe nė njė sulmues "tė fshehur". Ai ndihet mirė qė i shėrben skuadrės si nė prapavijė ashtu dhe nė sulm dhe ka shumė besim nė arritjen e objektivave. "Nė "Loro Boriēi", ndaj shkodranėve, kemi fituar njė ndeshje zemre. Qė nga minuta e parė dhe deri tek e fundit u munduam tė jepnim shpirtin nė fushė, vetėm e vetėm qė t'i rrėmbenim kėto tri pikė tė radhės me shkodranėt,"- thotė Rezarti. Sipas tij, Tirana zhvilloi njė nga lojėrat e saj mė tė mira nė kėtė sezon, duke luftuar pėr ēdo top tė parė dhe duke i marrė hapėsirėn kundėrshtarit. "Mendoj se ndaj kuqebluve kemi zhvilluar njė nga lojėrat mė tė bukura dhe rezultative nė kėtė kampionat. Luftuam pėr ēdo top tė parė dhe nuk i dhamė mundėsi kundėrshtarit tė rrezikonte. Goli i shėnuar prej meje qė nė minutat e para sikur na ēliroi disi psikologjikisht, por mė pas shkodranėt, falė njė goli tė rrallė, na barazuan. Kjo nuk solli aspak rėnie morale te ne, sepse nė pushimin e pjesės sė parė trajneri Josa ndryshoi diēka nė vendosjen e lojtarėve nė fushė. Jo vetėm qė mė pas kaluam nė avantazh, por shėnuam edhe njė gol tė tretė fantastik, siē ishte ai i Ervin Bulkut. Praktikisht, kėtu i mbyllėm tė gjitha hesapet me Vllazninė dhe arritėm tė dilnim me kokė lart nga ai stadium i tejmbushur me tifozė, tė cilėt duhen pėrshėndetur pėr sfidėn qė i bėnė shiut ta madh qė ra,"- shprehet mbrojtėsi luftarak. Nė lidhje me ndryshimet nė formacion, qė trajneri Josa bėri nė momentet e fundit para takimit, Dabulla shprehet se ato rezultuan tė goditura. "Me shkodranėt, trajneri kishte aplikuar njė mėnyrė loje, ku Muka do tė luante sulmues i dytė pas Fortuzit dhe nė mesfushė do tė shtohej edhe njė lojtar tjetėr, siē ishte Tafaj. Pra, praktikisht, kemi luajtur me 5 mesfushorė e gjysmė, ēka na jepte njė favor edhe ne, mbrojtėsve, pasi ndiheshim mė tė sigurt nė markimin njė pėr njė tė kundėrshtarit. Kėtu nuk duhet lėnė pa pėrmendur edhe pėrgatitja e lartė fizike qė kishim me futbollistėt e Vllaznisė, qė na dha mė shumė pėrparėsi,"- vazhdon idenė e tij Rezart Dabulla. Edhe pėr kėtė javė tė 14-tė, Tirana e sheh veten sėrish nė krye tė renditjes, me ndryshimin qė kundėrshtari mė i afėrt nuk ėshtė mė Teuta, por Partizani. Tė kuqtė do tė jenė tė shtunėn pėrballė bardhebluve, nė njė sfidė qė do tė thotė shumė pėr ecurinė nė vazhdim. I kėtij mendimi ėshtė edhe stoperi i kampionėve, kur thotė: "Fitorja me Vllazninė na ka kėnaqur tė gjithėve, por duhet tė qendrojmė me kėmbė nė tokė, pasi kėtė tė shtunė na pret njė tjetėr ndeshje e vėshtirė, siē ėshtė ajo me Partizanin. Duhet tė ulim kokėn dhe tė punojmė me kėto ritme, se deri tani jemi nė rrugė tė mbarė,"- pėrfundon deklarimin e tij mbrojtėsi i palodhur.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po