Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Vllaznia-Tirana 1-3!

Kuqeblutė humbasin 1-3 me kampionėt nė fuqi
Vllaznia, nė gjunjė para Tiranės
Vllaznia-Tirana 1-3
Nga Shkodra, Gjergj Kola

Vllaznia
Grima 5
Zmijani (Ahi 76') 5
Teli 6
Belisha 5.5
Doēi 5.5
Osja 5
Xhahysa (Cungu 8') 5
Salihi 6
Bokotola (Kaēi 60') 5
Sinani 5.5
Martini 5.5
Trajner: D.Haxhiosmanoviē

Tirana
Egbo 5.5
Sina 5.5
Dabulla 6
Dede 6.5
Tafaj (S.Bulku 62') 5
E.Bulku 6
Muka (Halili 69') 6.5
Fortuzi (Merkoēi 73') 5.5
Hajdari 6
Lici 6
Patushi 5.5
Trajner: M.Josa
Shėnues: Dabulla 11', Salihi 40', Lici 71', E.Bulku 90'.
Gjyqtarė: A.Janku (Tiranė), E.Pjetrushi (Lezhė), E.Miho (Durrės).
Kartonė tė verdhė: Xhahysa, Patushi.

Radiografia:
8' Aksioni i parė i rrezikshėm i Vllaznisė. Sinani dhe Bokotola kanė mundėsi tė rrezikojnė, por janė tė paqartė nė ēastin e fundit.
11' Goditje kėndi pėr Tiranėn: topi kalon nė zonė dhe aty Dabulla, duke pėrfituar edhe nga njė dalje jo e mirė e Grimės, godet saktė me kokė dhe e dėrgon topin nė rrjetė. 1-0 pėr Tiranėn.
14' Martini ekzekuton fort njė goditje dėnimi, farė pranė zonės sė Tiranės, por topi kalon pak larg shtyllės sė djathtė.
15' Martini, me njė pasim tė bukur nxjerr tė zbuluar Salihin, qė gjuan menjėherė, por pa arritur ta gjejė katėrkėndėshin e Egbosė.
18' Salihi ka mundėsi tė pasojė te Sinani, por preferon tė godasė vetė njė top, qė pengohet nga mbrojtėsit miq.
30' Salihi vepron bukur brenda zonės, por nė ēastin e gjuajtjes, topi devijohet nė kėndore nga Patushi.
31' Sinani pason te Martini, i cili, i lirė brenda zonės bardheblu, tenton parablėn mbi Egbonė, por ėshtė i pafat.
34' Fortuzi tenton portėn, por Grima e zotėron topin nė dy kohė.
40' Aksion i gjatė i Vllaznisė: topi goditet nga Bokotola, devijohet nga njė mbrojtės dhe pėrfundon te Salihi qė, 11 12 metra larg portės sė Tiranės, ndonėse me shpinė nga porta, realizon njė eurogol tė vėrtetė. 1 1.
44' Muka kėrkon tė ēajė mes mbrojtėsve shkodranė, por nė ēastin e fundit pengohet nga njė mbrojtės vėndės.
57' Muka ekzekuton njė goditje dėnimi nga 22 metra largėsi, por topi kalon mbi tranversė.
64' Muka ekzekuton njė tjetėr goditje dėnimi, por kėtė herė ėshtė Grima qė e grushton topin nė fundore.
71' Halili fiton njė dyluftim me Belishėn, pason te Fortuzi, qė *** njė top nė qendėr, ku Lici me qetėsi shėnon. 1 2.
74' Xhahysa pengohet nė mėnyrė tė parregullt brenda zonės nga Hajdari, por gjyqtari Janku vazhdon lojėn.
82' Kaēi shėben bukur pėr Martinin, por gjuajtja e tij pėrfundon mbi tranversė.
83' Salihi dhe Martini fare pranė portės nuk tregohen tė saktė, duke i dhėnė mundėsi Egbosė ta largojė topin.
84' Merkoēi me kokė gjuan mbi tranversė.
90' Ervin Bulku realizon njė gol shumė tė bukur, pas njė gjuajtjeje tė shkėlqyer nga 25 metra largėsi, top qė ka pėrfunduar nė trekėndėshin e Grimės.
92' Sinani shmang bukur dy mbrojtės tė Tiranės, por nė fund gjuan jashtė.(vijon ne pergjigje...)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Vllaznia-Tirana 1-3!

Komenti
Tirana ka fituar mbrėmė nė "Loro Boriēi" falė pėrvojės sė lojtarėve tė saj dhe gabimeve tė Vllaznisė, njė fitore kjo qė e lė atė sėrish nė krye tė renditjes. Fillimi i ndeshjes nuk ėshtė i mirė, teksa tė dyja skuadrat, pėr 5 6 minuta, zhvillojnė njė lojė konfuze. Asnjėra skuadėr nuk arrin tė dalė dot nė lojėn e saj e pėr mė tepėr, duket se ato vetėm studiojnė njėra tjetrėn. Kėshtu do tė vazhdonte ndeshja deri nė minutėn e 11-tė, kur Dabulla u jep avantazhin bardhebluve. Ky gol e ndihmoi Tiranėn ta kontrollonte pėrgjithėsisht lojėn, duke iu pėrshtatur ndoshta mė mirė edhe terrenit tė rrėshqitshėm. Vllaznia, me kalimin e minutave, sikur e pėrmirėsoi lojėn. Ajo ėshtė mė agresive, por njėkohėsisht edhe e paqartė para portės mike. Kjo, ngaqė djemtė e Josės janė tė rreshtuar nė numėr tė shumtė nė prapavijėn e tyre, duke lėnė nė sulm vetėm Fortuzin, tė ndihmuar nga pas prej Mukės. Mesfusha shkodrane ėshtė e paqartė nė organizimin e sulmeve tė saj. Madje, edhe kur krijohen raste pėr Martinin apo Salihin, kėta tė fundit janė jorezultativė. Goli i mrekullueshėm i Salihit ka ekuilibruar gjithēka nė fundin e pjesės sė parė, duke u dhėnė mundėsi tė dy ekipeve ta nisin lojėn sėrish nga fillimi. Nė pjesėn e dytė skuadra shkodrane e nis lojėn mė mirė, sepse, falė mbėshtetjes sė tifozerisė sė saj, duket mė e etur pėr gol. Trajnerėt u besojnė verbėrisht tė njėjtave skema, si nė pjesėn e parė, duke mos ndryshuar asgjė nė fillimin e kėsaj pjese. Megjithatė, Haxhiosmanoviēi, mė nė fund lėviz nga pankina, duke futur Kaēin. Josa kundėrpėrgjigjet me Sokol Bulkun dhe Halilin. Do tė jetė pikėrisht ky i fundit, qė do tė bėhet promotori i golit tė dytė tė Tiranės, me autor Licin. Josa nuk ndalet me kaq, duke aktivizuar edhe Merkoēin, nė vend tė Fortuzit. Janė pikėrisht kėto lėvizje qė do ta japin efektin e duhur nė lojėn e miqve, tė cilėt arrijnė tė mbajnė nėn kontroll lojėn e Vllaznisė. Vendėsit, nga ana e tyre, shfaqen tė lodhur nė minutat e fundit, duke mos qenė nė gjendje tė arrijnė para portės sė Egbosė. Madje, ata lėnė shumė hapėsira boshe nė mbrojtje, sikurse ndodhi edhe nė rastin e golit tė tretė tė miqve, shėnuar nė fund tė ndeshjes. Pėrfundimisht, Tirana arrin njė fitore shumė tė vlefshme nė Shkodėr, njė fitore e siguruar jo me volum loje, por mė tepėr me logjikė, duke shfrytėzuar nė maksimum gabimet e Vllaznisė.

Thanė pas ndeshjes:
Mirel Josa, trajner i Tiranės: "E filluam ndeshjen nė avantazh, por me kalimin e minutave, ēuditėrisht, lojtarėt e mi bėnė njė tėrheqje nė gjysmėfushėn tonė, duke i dhėnė Vllaznisė terren. Kėtu ndoshta ishte edhe merita e lojtarėve shkodranė, e Martinit, Sinanit dhe e Salihit, qė ushtruan presion dhe dolėn te goli i barazimit. Madje, pėr kėtė tė fundit, e them me plot gojėn se mė kanė mahnitur, jo vetėm pėr sa i takon golit tė shėnuar, por edhe lojės sė zhvilluar. Salihi, pėr mendimin tim, ėshtė ylli i ri i futbollit shqiptar. Nė pjesėn e dytė e shfrytėzuam mirė mungesėn e pėrgatitjes fizike tė lojtarėve tė Vllaznisė dhe mosmbulimin e njėri tjetrit, duke arritur tė fitonim."
Dervish Haxhiosmanoviē, trajner i Vllaznisė: Nuk pranoi tė prononcohet.

Goditet gjyqtari Albano Janku
Nuk ka kaluar pa incidente ndeshja e djeshme Vllaznia-Tirana, e luajtur nė "Loro Boriēi" tė Shkodrės. Nė fakt, nė fushėn e lojės, pėrveē lojės sė fortė sportive, qė nuk i ka kaluar caqet e "Fair-Play"-it, nuk ka pasur asnjė problem, por nė dhomat e zhveshjes, menjėherė sapo ka pėrfunduar ndeshja, ėshtė goditur gjyqtari Albano Janku. Burime tė ndryshme qė kanė qenė tė pranishėm nė kėtė ēast, bėjnė tė ditur se gjyqtari Janku ėshtė gjendur nėn akuzat e disa drejtuesve tė lartė tė Vllaznisė, tė cilėt pretendonin pėr gjykim tė njėanshėm tė tij. Nė shkėmbim e sipėr tė replikave nė fjalė, thuhet se njė prej stafit drejtues tė Vllaznisė, e ka goditur gjyqtarin Janku.

Ēela: Grima & Cungu, s'jeni mė tė Vllaznisė
Zemėrimi i presidencės kuqeblu pėr humbjen e mbrėmshme me Tiranėn ka qenė jashtėzakonisht i madh. Menjėherė sapo ka vėrshėllyer pėr herė tė fundit gjyqtari Janku, presidenti Ēela, sė bashku me zėvendėsin e tij, Amuli, ka hyrė nė dhomat e zhveshjes sė lojtarėve kuqeblu dhe u ka folur me tone tė larta. Ndėr tė tjera, presidenti Ēela u ėshtė drejtuar dy futbollistėve mė veteranė kuqeblu, Grimės dhe Cungut, tė cilėve u ka komunikuar: "Ju tė dy, mos dilni mė nė stėrvitje me skuadrėn. Qė sot jeni tė pėrjashtuar nga Vllaznia." Kaq u ka thėnė ai dy futbollistėve nė fjalė, duke mos u dhėnė sqarime tė mėtejshme. Kaq ka urdhėruar mbrėmė presidenti i Vllaznisė, ndėrkohė qė mbetet pėr t'u qartėsuar sot e nė vazhdim situata.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po