Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Edhe Kol Prenga kerkon gola!

Mesfushori me tipare organizatori ka shumė besim nė forcėn e skuadrės pėr ndeshjet nė vazhdim
Prenga:Nuk kam harruar tė shėnoj
Pėr fantazistin e bardhebluve,Sokol Prenga,Tirana e sivjetme, ndryshe nga sezonet e kaluara,ėshtė edhe mė e etur nė rrugėn drejt sukseseve.Rezultatet e deritanishme tė skuadrės i japin tė drejtė mesfushorit,sepse Tirana e sheh veten nė vendin e parė nė renditje nė kampionat dhe midis 8 ekipeve mė tė mira tė Kupės sė Shqipėrisė.Vetė Prenga, aktualisht,po gėzon njė formė tė mirė dhe kėtė e kanė treguar ndeshjet e fundit ku ai ėshtė aktivizuar.2 janė golat qė Sokoli ka gjetur nė kėtė sezon, ku i pari regjistrohet nė fitoren 5-2 nė kupė, ndaj Cėrrikut, dhe i fundit,si pėr koincidencė, nė fitoren 5-2 me Shkumbinin pėr kampionat,para njė jave. Goli ndaj peqinasve ka mbetur nė mendjen e tė gjithėve pėr mėnyrėn sesi u ekzekutua, ndėrkohė qė pėr vetė Prengėn ky ėshtė njė gol normal,sepse nė tė kaluarėn ka shėnuar edhe mė tė bukur.Nė njė koment pėr "Sportin shqiptar",numri 17 i kampionėve flet pėr objektivat e tij personalė,si dhe pėr ato tė klubit tė tij."Nėse mė pyesni pėr emocionet qė ndieva nė ēastin kur shėnova gol ndaj Shkumbinit,mund tė them se ato kanė qenė tė veēanta, sepse, sapo hyra nė fushė,menjėherė e godita portėn.Ishte njė gol ndryshe nga tė tjerėt, por jo mė i bukuri qė kam shėnuar deri tani,pasi mė parė e kam provuar shijen e golave nga 30 metra nė goditje standarde. Ajo qė dua tė them ėshtė se unė nuk kam harruar tė shėnoj,"- thotė ish-lojtari i Dinamos, Teutės dhe Partizanit.Edhe pse ka njė karrierė tė pasur sportive nė kampionatin shqiptar,Sokol Prenga shprehet se nuk i kanė shterur forcat dhe ka shumė pėr tė dhėnė me fanellėn e Tiranės,qė cilėson kulmin e karrierės sė tij."Ndonėse kam mė shumė se njė dekadė qė luaj futboll si profesionist, sėrish jam nė gjendje qė tė luaj nė nivele tė larta. Tirana ėshtė skuadra me tė cilėn kam fituar ēdolloj trofeu dhe pėr kėtė ndihem krenar, por shpresoj qė nė tė ardhmen tė jap akoma mė shumė nga vetja,"- vazhdon idenė e tij mesfushori bardheblu. Pėr sa i takon ecurisė sė Tiranės nė kampionat, Sokoli mendon se, me pėrjashtim tė disa oshilacioneve, ajo ka qenė e mirė. "Kampionati i sivjetėm, me pėrjashtim tė disa problemeve qė hasėm parr katėr javėsh, nė pėrgjithėsi mund tė konsiderohet i mirė. Hėpėrhė jemi nė krye tė renditjes, tė shkėputur njė pikė larg Teutės dhe dy ndaj Partizanit. Gjithsesi, asgjė nuk ėshtė e sigurt, duke parė qė kalendari qė na pret nė vazhdim do tė jetė i vėshtirė. Brenda njė muaji do tė pėrballemi me rivalėt tanė direktė, si Vllaznia, Partizani, Teuta e Dinamo, ku na duhet qė tė jemi sa mė tė qetė pėr tė arritur suksesin qė na mungoi nė fazėn e parė. I kemi tė gjitha mundėsitė qė ndaj tyre tė tregojmė "fytyrėn" e vėrtetė tė Tiranės dhe mė pas tė krijojmė shkėputjen,"- thotė Prenga. Nė lidhje me kualifikimin nė kupė ndaj Lushnjės (luajti 55 minuta), fantazisti shprehet se ishte i merituar, madje i pėrfunduar qė nė takimin e parė, ku Tirana kishte fituar 1-0 nė Peqin. "Ndeshja e kthimit ndaj Lushnjės nė kupė, pėr ne ishte njė formalitet, pasi e kishim fituar takimin e parė 1-0. Sidoqoftė, ne fituam 2-0 dhe e merituam tė kualifikoheshim midis 8 skuadrave mė tė mira. Tani shpresojmė qė shorti tė na vendosė me Besėn, Elbasanin, ose Shkumbinin,"- citon mė tej ai. Nė fund tė deklarimit, 31-vjeēari flet edhe pėr supersfidėn e nesėrme me Vllazninė, tė cilėn e cilėson ndeshjen mė vendimtare nė luftėn pėr titullin kampion. "Jam i bindur se do tė jetė njė ballafaqim sa emocionues dhe aq i fortė ai i nesėrmi me Vllazninė. Do tė luajmė njė 90-minutėsh tė nxehtė, ku ajo skuadėr e cila jep shpirtin nė fushė dhe do tė gabojė mė pak, do ta fitojė ndeshjen. Vetė shpresoj qė tė luaj sa mė shumė minuta, madje jam i bindur se nuk do tė dalim duarbosh nga "Loro Boriēi,"- pėrfundon komentin e tij mesfushori bardheblu.
Aurel CELIBASHI

- Liqeni Artificial ka qenė "streha" e djeshme pėr bardheblutė pėr tė zhvilluar stėrvitjen e radhės. Pas fitores 2-0 nė kupė ndaj Lushnjės, Tirana nuk e ka ndėrprerė stėrvitjen, duke u pėrqendruyar te ndeshja e nesėrme ndaj Vllaznisė. Trajneri Mirel Josa me futbollistėt, dje paradite, ka zhvilluar njė seancė 90-minutėshe tė karakterit fizik, ku kanė qenė tė pranishėm tė gjithė lojtarėt.
- Stadiumi "Selman Stėrmasi" i mbyll dyert Tiranės. Sekretari i klubit bardheblu, Muēa, nuk e ka lejuar trajnerin Josa qė dje tė zhvillonte stėrvitje nė kėtė stadium, pasi nesėr aty do tė luajė Partizani me Elbasanin dhe terreni duhet tė jetė nė njė gjendje optimale. Kjo e detyroi stafin e kampionėve tė degdiseshin nė hapėsirėn qė afronin Kodrat e Liqenit Artificial. Sot, skuadra ka stėrvitjen e fundit, ku nė orėn 10:00, nė fushėn "Skėnder Halili", do t'i japin dorėn e fundit formacionit anti-Vllazni.
- Hotel "Koloseu" do tė jetė rezidenca e Tiranės pėr takimin me Vllazninė. Nė orėn 18:00, kampionėt do tė lėnė kryeqytetin nė drejtim tė qytetit tė Shkodrės, ku do tė kaloje naten para ndeshjes

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po