Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Lushnja iku por kujdes Vllaznine!

Bardheblutė fitojnė 2-0 ndaj lushnjarėve nė "Selman Stėrmasi" dhe kalojnė nė turin pasardhės tė kupės
Tirana: Kualifikimi, vetėm formalitet
Nga Tirana, Aurel CELIBASHI
Tirana - Lushnja 2-0
Tirana: Hidi, Dede, Dabulla, Hajdari, Agolli, Patushi (S. Bulku 46'), Prenga (Muka 55'), Sina, E. Bulku, Xhafa (Fortuzi 61'), Halili. Trajner: M. Josa
Lushnja: Spaho, Bika, Nikolla (Sula 80'), Dhima, Gazheli, Bardhi, Hasalla, Gega, Ēela, Byzhyti (Boriēi 71'), Mindev (Nora 60'). Trajner: A. Canaj.
Shėnues: Fortuzi 75', Halili 86'.
Gjyqtarė: E. Dobi, F. Elezi, F. Lame (Durrės).
Karton i verdhė: Gega.
Karton i kuq: Gazheli.

Tiranės i ka mjaftuar njė fitore 2-0 ndaj Lushnjės qė tė kualifikohet nė 8-shen e skuadrave mė tė mira tė Kupės sė Shqipėrisė. Dje, nė orėn 13:30, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", bardheblutė kanė luajtur "aktin" e dytė tė kupės ndaj myzeqarėve, nė njė ndeshje qė nuk u ngrit mbi nivelin mesatar. Kjo sepse Tirana vinte nė kėtė takim pas fitores 1-0 nė fushėn asnjanėse tė Peqinit dhe nė letėr pothuajse e kishte mbyllur kualifikimin. Faktikisht, nė fushė, edhe pse fituan 2-0, kampionėt nuk e patėn aq tė lehtė sa menduan, pasi lushnjarėt luajtėn fort dhe u munduan tė kėrkonin surprizėn.
Kėshtu, ashtu siē ishte parashikuar edhe njė ditė mė parė, tekniku bardheblu kishte zėvendėsuar Egbon me Hidin. Nė qendėr tė mbrojtjes preferoi Hajdarin dhe si stoperė Dabullėn me Deden, ndėrkohė qė Pinarin e la pushim. Nė mesfushė luajti titullar Agolli nė vend tė Licit, ndėrsa Prenga nė vend tė Mukės. Ndėrsa rokada nė sulm u bė ndėrmjet Xhafės dhe Fortuzit. Pėr sa i takon formacionit tė "lagunarėve", Agim Canaj kishte preferuar tė linte pushim Malkon, Premēen, Norėn, Boriēin, duke i zėvendėsuar me Nikollėn, Spahon, Mindevin dhe Byzhytin. Pjesa tjetėr e skuadrės ishte e plotė. Pjesa e parė e ndeshjes ishte e vakėt nga tė dyja ekipet, tė cilat kėrkonin t'i merrnin kundėrshtarit sa mė shumė terren dhe mė pas ta sulmonin. Loja pothuajse u zhvillua nė mesfushė dhe portierėt respektivė mė shumė bėnin rolin e spektatorit. Pjesa e dytė ka nisur disi mė e vrullshme, kjo edhe si rrjedhojė e zėvendėsimeve qė tė kryen dy trajnerėt. Pėr Tiranėn u aktivizuan Muka, Fortuzi dhe S. Bulku, tė cilėt i dhanė mė shumė frymėmarrje sulmit tė skuadrės. Kjo solli edhe golin e Fortuzit, i cili nga ndeshja nė ndeshje po kthehet nė shpėtimtar tė ekipit. Goli i pėsuar solli rėnie nė lojėn e Lushnjės, e cila i preu shpresat pėr kualifikim dhe lėshoi terren. Bardheblutė fitojnė njė penallti, por Gazheli nuk lejoi qė topi tė pėrfundonte nė rrjetė, duke u kthyer nė rolin e portierit. Kjo mė pas solli ndėshkimin e tij me karton tė kuq dhe njė penallti nė dėm tė skuadrės, e cila u kthye nė gol nga golashėnuesi mė i mirė i kampionatit tė fundit, Mahir Halili. Minutat nė vazhdim ishin formalitet dhe Tirana koleksionon fitoren e 6-tė radhazi nė "erėn" Josa dhe njė kualifikim tė merituar pėr nė vazhdim.
Deklaruan pas ndeshjes...
Mirel Josa, trajner i Tiranės:
"Ishte njė kualifikim i merituar ky ndaj Lushnjės. Jam i kėnaqur me fitoren e arritur dhe lojėn qė zhvilluan disa prej lojtarėve, tė cilėt nuk i kisha aktivizuar shumė gjatė kėsaj kohe. Nė pjesėn e parė kemi vuajtur disi, ndėrkohė qė nė tė dytėn ndryshuam diēka nė lojėn tonė, ēka solli edhe dy golat. Tanimė do tė mendojmė pėr Vllazninė."
Agim Canaj, trajner i Lushnjės:
"E kemi vėnė nė vėshtirėsi Tiranėn nė pjesėn e parė, madje edhe mund tė kishim shėnuar. Kėtė ndeshje e kishim vlerėsuar maksimalisht, por nuk arritėm ta pėrballonim si duhet deri nė fund. Goli i parė ndikoi pėr keq nė anėn psikologjike te lojtarėt e mi, tė cilėt toleruan nė veprimet e tyre. Gjithsesi, "bateritė" ne do t'i pėrqendrojmė nė kampionat, ku na pret njė ndeshje e vėshtirė me Besėn."

Josa ruan forcat pėr Vllazninė
Ndryshimet nė formacion qė trajneri Josa bėri nė takimin e djeshėm pėr kupė ndaj Lushnjės, kishin njė qėllim, ruajtjen e forcave pėr sfidėn e sė shtunės ndaj Vllaznisė. Trajneri bardheblu preferoi qė nė kėtė takim tė dytė ndaj lushnjarėve tė luante me disa prej lojtarėve, qė gjatė kėsaj kohe qė ai ka qenė nė krye tė skuadrės e kanė nisur ndeshjen nga stoli. Kėshtu, Mirel Josa preferoi tė linte nė stol liderėt e skuadrės, Devi Mukėn dhe Indrit Fortuzin. Gjithashtu, frymėmarrje ai u dha Licit dhe Pinarit, tė cilėt kanė nga dy kartonė tė verdhė. Nuk u aktivizua fare Merkoēi me Tafajn, si dhe nigeriani i portės, Emanuel Egbo. Ndoshta Josa ka filluar tė ndiejė tashmė "presionet" qė po vijnė nga Shkodra ditėt e fundit pėr njė ndeshje "ferri" qė i pret nė "Loro Boriēi". Kjo do tė thotė qė ai dhe djemtė e tij duhet t'i mprehin mirė "shpatat" para se tė zbresin nė "djepin" e futbollit, siē ėshtė qyteti i Shkodrės.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po