Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Cili do jete 11-shi kunder Lushnjes?

Telefonata nga Shkodra. Sulmuesi i Vllaznisė ka kontaktuar dje me mesfushorin e Tiranės, Devi Muka
Sinani: Tirana, "treni i fundit" drejt titullit
Ka mjaftuar njė telefonatė e Vioresin Sinanit dje nė drejtim tė Devi Mukės, pėr tė mėsuar qė klima nė Shkodėr, pėr sfidėn Vllaznia-Tirana, po kap pikun e interesimit. Ka qenė njė telefonatė mes
kundėrshtarėsh nė fushė, por miq tė vėrtetė nė jetėn e pėrditshme.
Dy lojtarėt simbol tė tifozerive respektive, Sinani dhe Muka, dje pėr disa minuta kanė ndarė mendimet e tyre pėr kėtė pėrballje "titanėsh", qė pritet tė zhvillohet tė shtunėn nė "Loro Boriēi". Edhe pse sot luhen takimet e kthimit pėr kupė, rezultatet e ndeshjeve tė para (Vllaznia ka fituar 4-2 ndaj Apolonisė dhe Tirana 1-0 me Lushnjėn), mendja e dy talenteve tė futbollit shqiptar rreh vetėm pėr 90-minutėshin e fundjavės. Miqėsia ndėrmjet Sinanit dhe Mukės i ka rrėnjėt e thella, qė kur futbollistėt luanin nė Kroaci. Vlonjati ka luajtur 3 vjet te Varteksi, ndėrkohė qė shkodrani vetėm njė vit dhe mė pas ėshtė larguar. Tashmė qė tė dy luajnė nė kampionatin shqiptar, shoqėria e tyre vazhdon tė jetė e njėjta si tre vjet mė parė. Gjatė bisedės telefonike mėsohet qė Vioresini t'i ketė shprehur Devit rėndėsinė e kėsaj ndeshjeje pėr Vllazninė si klub dhe tifozerinė e saj tė zjarrtė. Madje, sipas tij, deri tani janė ****ur 12 mijė bileta. Ndėrkohė, vetė Muka, pėr kėtė bisedė qė ka pasur me ish-shokun e tij tė skuadrės, pėr "Sportin shqiptar" ka thėnė: "Kam pasur njė bisedė telefonike me Sinanin, me tė cilin jam shumė shok prej disa vjetėsh. Ai mė ka shprehur klimėn entuziaste qė mbizotėron nė kampin kuqeblu pėr derbin e sė shtunės, Vllaznia-Tirana. Sipas tij, kjo sfidė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ecurinė e Vllaznisė nė lidhje me titullin kampion dhe duhet fituar medoemos,"- thotė Muka. Ndėrkohė, i pyetur sesi i ėshtė pėrgjigjur kėtij "presioni" psikologjik, Devi, me qetėsinė e tij karakteristike, citon: "Mė mirė t'ia lėmė fushės, Sinan. Siē ėshtė e rėndėsishme pėr ju ky takim, ėshtė njėkohėsisht edhe pėr ne. Nė tė tilla kushte, gjithmonė preferoj tė mos bėj shumė deklarata, duke folur vetėm ashtu siē di tė bėj mė mirė nė fushė,"- e ka mbyllur bisedėn "Labi".
Aurel CELIBASHI

Trajneri ėshtė nė mėdyshje nė lidhje me 11-shin qė do tė zbresė sot pėr ndeshjen e kthimit nė kupė ndaj Lushnjės
Josa me shumė dilema pėr formacionin
Tė luajė me formacionin tip, apo tė provojė disa nga lojtarėt e
stolit? Kjo ėshtė dilema qė e shqetėson trajnerin e Tiranės, Mirel
Josa, nė pragndeshjen e kthimit pėr turin e tretė tė Kupės sė
Shqipėrisė, ndaj Lushnjės. Fitorja 1-0 nė takimin e parė, tė
luajtur nė fushėn asnjanėse tė Peqinit, nuk i jep sa duhet siguri
Josės pėr kualifikimin nė turin pasardhės. Por, gjithashtu, duhet
thėnė se njėshi i stolit bardheblu kėrkon tė ruajė disa energji tė
lojtarėve kryesorė nė skuadėr pėr sfidėn delikate tė sė shtunės, ndaj Vllaznisė. Nė kėtė mėnyrė, ai dhe stafi drejtues kanė vendosur qė vetėm nė momentet pėrpara fillimit tė pėrcaktojnė 11-shin qė do tė zbresė sot nė fushė. Nga stėrvitja e djeshme, e zhvilluar nė
"kalēeto", nuk tė jepej mundėsia pėr tė kuptuar sesi ka menduar ta organizojė lojėn trajneri bardheblu. Ndėrkohė, nga ajo qė mėsohet
nė intimitet me lojtarėt, vetė Josa ka pasur biseda kokė mė kokė me
disa prej lojtarėve kryesorė nė skuadėr, ku ka biseduar nė lidhje me njė aktivizim tė mundshėm. Futbollistėt, edhe pse me mendjen nė
kampionat, i kanė shprehur trajnerit tė tij gatishmėrinė qė tė japin maksimumin edhe pėr kėtė ndeshje tė radhės, e cila duhet kaluar me sukses. Pėr tė qenė mė konkretė, pikėpyetjet e Josės fillojnė qė nga porta, ku Egboja hėpėrhė pretendohet tė jetė titullar, por besim i duhet dhėnė edhe Hidit. Nė lidhje me mbrojtjen, i sigurt ėshtė rikthimi nė skuadėr i Rezart Dabullės, i cili ishte i skualifikuar pėr kartonė ndaj Shkumbinit. Ndėrkohė, pėrkrah tij priten tė aktivizohen Dede dhe Pinari. Mesfusha ėshtė pika nevralgjike pėr sa i takon mundėsisė pėr tė bėrė ndryshime, jo se lojtarėt e stolit nuk janė aty me ata tė formacionit, por pėr shkak se disa titullarė kanė nga 2 kartonė tė verdhė. Edhe njė i tretė pėr ta do tė thoshte pezullim pėr sfidėn e "Loro Boriēit".
(vijon ne pergjigje...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Cili do jete 11-shi kunder Lushnjes?

(...vijon nga mesazhi i kaluar)
Kėshtu, Alban Tafaj i ka tė gjitha gjasat qė tė luajė nė vend tė Suad Licit nė krahun e majtė.
Gjithashtu, Sokol Bulku mund tė bėjė rokadė me Patushin, duke pasur pėrkrah tij dhe Ervinin. Nė krahun e djathtė konfirmohet Elvis Sina. Pėr sa i takon organizatorit, ose me saktė Devi Mukės, trajneri Mirel Josa do tė donte shumė pėr t'i dhėnė pak
frymėmarrje vlonjatit dhe nė vend tė tij tė aktivizonte tė riun Ansi Agolli. Por rendimenti i madh qė ka dhėnė Muka deri tani e bėn
Josėn tė mendohet mirė nėse do ta zėvendėsojė apo jo. Njė element
tjetėr shumė cilėsor, i cili nuk ėshtė provuar si titullar qė kur
trajneri bardheblu ndodhet nė krye tė skuadrės, edhe Fjodor Xhafa.
Ish-dinamoviti ka luajtur pak minuta deri tani dhe mezi e pret
shansin e tij pėr tė qenė nė formacionin bazė. Me shumė mundėsi,
vlonjati do tė marrė vendin e Indrit Fortuzit, ndėrkohė qė sulmuesi
tjetėr, Mahir Halili, ėshtė e sigurt qė do ta nisė ndeshjen nga minuta e parė. Orėt po kalojnė dhe koha nė dispozicion nuk pret.
Lushnjarėt, edhe pse mund tė duken pa pretendime nė kėtė veprimtari
kombėtare, mund tė shkaktojnė surprizėn, sepse, nė fund tė fundit, nuk kanė ēfarė tė humbasin. Ajo qė duhet tė shqetėsohet pėr ta ėshtė Tirana, e cila duhet t'i bėjė mirė llogaritė, sepse njė eliminim i mundshėm do tė thoshte mbyllje e njėrės portė drejt Evropės.
Aurel CELIBASHI

- Kampionėt kanė zhvilluar dje seancėn e fundit stėrvitore nė
kompleksin "Dajti". Nė orėn 10:00, i gjithė stafi bardheblu dhe
lojtarėt kanė qenė tė pranishėm aty dhe pėr 60 minuta kanė
zhvilluar njė stėrvitje tė lehtė. Ajo mė shumė kishte tė bėnte nė
planin tekniko-taktik, ku Josa e ndau skuadrėn nė dy grupe dhe
zhvilloi lojė me porta tė vogla.
- Tirana, pėr ndeshjen me Lushnjėn, nuk do tė grumbullohet nė hotel
"Tirana Park", nė qytetin e Durrėsit. Ky ka qenė vendimi i marrė
prej drejtuesve mė tė lartė tė skuadrės nė lidhje me sistemimin e
lojtarėve njė natė para njė takimi tė radhės. Ndoshta drejtuesit
kanė menduar tė kursejnė disa prej shpenzimeve tė tyre, duke
qenė se edhe ndeshja nė letėr duket e fituar.
- "Selman Stėrmasi" do tė jetė sėrish stadiumi qė do tė presė
Tiranėn brenda pak ditėve nė takimin e kthimit pėr kupė ndaj
myzeqarėve. Pas fitores 5-2 me Shkumbinin, kampionėt do tė
zbarkojnė sot aty, nė orėn 13:30, orė me tė cilėn korrespondon dhe
fillimi i ndeshjes.
- Altin Haxhia ėshtė masazhatori i ri i lojtarėve bardheblu. Pas
largimit tė Ylli Skorovodės, drejtuesit e Tiranės kanė gjetur njė
tjetėr masazhator, pėr t'ia bashkangjitur mjekut Eduard Gjika. Prej
15 ditėsh, Haxhia ka filluar punė definitive nė kampin bardheblu.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po