Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Devi Muka:i vetmi trofe qe me mungon-Kepuca e Arte!

Labi", aktualisht golashėnuesi mė i mirė i kampionatit, shpall hapur synimet e tij pėr kėtė edicion
Devi Muka shėnon, Tirana fiton

Nė kėtė sezon ėshtė bėrė refren qė njė frazė e tillė tė pėrmendet pas ēdo ndeshjeje kur Tirana fiton. Vlonjati, pėrveē njė dirigjenti nė fushė, sivjet ka marrė pėrsipėr tė realizojė edhe gola, qė kanė vlerėn e tri pikėve pėr skuadrėn e tij. Sa herė qė ka shėnuar, kampionėt kanė qenė superiorė karshi kundėrshtarit. Ai tashmė e sheh veten i pari nė listėn e golashėnuesve mė tė mirė tė kampionatit, njė gol mė shumė se dy ndjekėsit e tij mė tė afėrt, Qorri dhe Fortuzi. Nė njėfarė mėnyre, me kėtė tė fundit qė e ka shok ekipi ka nisur edhe dueli nė distancė pėr fitimin e "Kėpucės sė artė". Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 26-vjeēari shpalos objektivat qė i ka vėnė vetes nė kėtė edicion futbollistik 2003-2004. "Jam i etur qė kėtė sezon tė fitoj ēfarėdolloj trofeu, sidomos me ata qė kanė tė bėjnė nė planin personal, siē ėshtė "Kėpuca e artė", apo dhe sportisti mė i mirė i vitit. Pėr mua, kėto dy trofe janė tė vetmit qė mė mungojnė nė karrierėn e pasur sportive qė kam nė kampionatin shqiptar. Do tė luftoj me tė gjitha forcat deri nė fund pėr t'ia arritur kėtij qėllimi,"- thotė vlonjati bardheblu. Pėr sa i takon titullit tė golashėnuesit mė tė mirė, Devi ėshtė i ndėrgjegjshėm se nuk do tė jetė e lehtė pėr ta fituar, duke qenė se luan mesfushor dhe jo sulmues i deklaruar. "Pėr mua do tė jetė e vėshtirė qė ta fitoj atė trofe simbolik, sepse roli qė kam nė fushė ėshtė t'u shėrbej mė shumė sulmuesve dhe, ndoshta kur tė mė jepet rasti, ta godas vetė portėn. Edhe pse kam shėnuar 8 gola deri tani, mendoj se deri nė fund tė kampionatit do tė jetė njė luftė e ashpėr ndėrmjet disa sulmuesve, pėrfshi edhe shokun tim tė ekipit, Indrit Fortuzin. Megjithatė, duhet thėnė se synim parėsor hėpėrhė kemi qė Tirana tė fitojė sa mė shumė ndeshje,"- vazhdon idenė e tij fantazisti i kampionėve dhe i kombėtares kuqezi. Prej dy javėsh, bardheblutė janė sėrish nė krye tė renditjes, tė shkėputur vetėm 1 pikė larg Teutės dhe 2 ndaj Partizanit. Fitorja e fundit 5-2 me Shkumbinin tė shtunėn e ka rritur ndjeshėm optimizmin e bardhebluve se janė nė rrugė tė mbarė, pas asaj pauze katėrjavore. Ndaj peqinasve, Muka shėnoi me penallti golin e tij tė 8-tė dhe ishte ideatori i tė gjitha sulmeve tė skuadrės. Sipas tij, Tirana, nė kėtė takim, tregoi edhe njė herė forcėn e saj tė madhe nė pėrmbysjen e rezultateve. "Nė kėtė kampionat jemi goditur me gol disa herė dhe mė mbrapa kemi ditur tė pėrmbysim ēdo gjė. Kjo tregon mė sė miri forcėn e vėrtetė qė na karakterizon. Ndėrkohė, nė lidhje me ballafaqimin me peqinasit, mund tė them se ishte njė fitore e merituar pėr ne. Fillimisht, e kishim tė vėshtirė tė dilnim nė lojėn tonė, pasi edhe terreni i stadiumit "Selman Stėrmasi" lė shumė pėr tė dėshiruar. Gjithsesi, mė pas u ambientuam dhe shėnuam 5 gola, tė cilat na karikojnė pėr javėt nė vazhdim. Kalendari qė kemi nė vijim na rezervon katėr sfida derbi, qė pėr mua vendosin njė pjesė tė madhe pėr shpalljen kampion,"- komenton Devi Muka.
Pėr kampionėt, nė prag nesėr ėshtė takimi i kthimit pėr Kupėn e Shqipėrisė ndaj Lushnjės. Ndeshja e parė, e luajtur nė fushėn asnjanėse tė Peqinit, pėrfundoi me fitoren 1-0 tė bardhebluve, me gol tė Rezart Dabullės. Tashmė, pėr Tiranėn, ka mbetur qė vetėm ta administrojė kėtė rezultat, madje i kėtij mendimi ėshtė edhe "Labi", kur deklaron: "Prej dy ditėsh kemi filluar tė mendojmė sėrish pėr takimin e kupės, ndaj Lushnjės. Edhe pse kemi fituar ndeshjen e parė, jo ēdo gjė ka pėrfunduar, pasi do tė luhen edhe 90 minuta tė tjera, tė cilat do tė vendosin pėrfundimisht fatin e tė kualifikuarės pėr nė turin pasardhės. Nė asnjė mėnyrė nuk duhet t'i nėnvleftėsojmė lushnjarėt, pasi pėr ne kualifikimi do tė jetė guri i provės pėr kampionatin,"- pėrfundon idenė e tij mesfushori virtuoz.
(vijon ne mesazhin tjeter...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Devi Muka:i vetmi trofe qe me mungon-Kepuca e Arte!

(...vijon nga mesazhi i kaluar)
Lushnja, guri i provės pėr bardheblutė
Bardheblutė nuk kanė njė sekondė pushim pėr tė marrė frymė, pasi sa mbarojnė ndeshjet nė kampionat, mendojnė pėr ato tė kupės. Prej dy javėsh, Tirana e sheh veten tė sforcuar, ku edhe trajneri Mirel Josa po ua shtrėngon "rripat" lojtarėve me seancat e njėpasnjėshme stėrvitore. Normalisht, edhe rezultatet pėr kampionat kanė ardhur, kur e shohin veten sėrish nė krye tė renditjes. Fitorja e fundit 5-2 nė kampionat ndaj Shkumbinit, pėr stafin bardheblu dhe lojtarėt ėshtė harruar, duke qenė se nesėr kanė njė tjetėr ballafaqim tė vėshtirė, siē ėshtė ai pėr kupė me Lushnjėn. Tekniku Josa, herė pas here gjatė analizave, po i paralajmėron futbollistėt se kualifikimi ėshtė akoma i hapur. Sipas tij, skuadra duhet tė luajė me tė njėjtin pėrqendrim dhe mentalitet fituesi siē ka bėrė sė fundmi, pasi lushnjarėt janė guri i provės pėr vazhdimin me sukses tė kampionatit. Dje pasdite, nė orėn 14:00, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", skuadra ka zhvilluar seancėn e parafundit stėrvitore. Pėr njė orė e gjysmė, stafi drejtues dhe lojtarėt kanė punuar nė aspektin e ndėrtimit tė formacionit anti-Lushnja. Nė kėtė pėrballje, trajneri Mirel Josa, ndryshe nga dy ndeshjet e fundit, do tė ketė nė dispozicion tė gjithė grupin prej 18 lojtarėsh. Ndaj myzeqarėve do tė rikthehet nė formacion stoperi Rezart Dabulla, i cili mungoi tė shtunėn me Shkumbinin. Pjesa tjetėr e skuadrės nuk mendohet se do tė ketė ndryshime dhe me shumė mundėsi do tė jetė kjo: nė portė Egbo dhe mė pas Dede, Pinari, Lici, E. Bulku, Patushi, Sina, Muka, Fortuzi dhe Halili. Sot paradite, nė orėn 10:00, bardheblutė tė zhvillojnė seancėn e tyre tė fundit stėrvitore nė kalēeto "Dajti".

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po