Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
SKTirana fiton thelle ndaj Shkumbinit

Kampionėt fitojnė bindshėm 5-2 ndaj Shkumbinit nė "Selman Stėrmasi"
Tirana, fitorja e kualitetete
Nga Tirana, Aurel CELIBASHI
Tirana - Shkumbini 5-2
Shėnues: Halili 43', Fortuzi 52', Prenga 59', Muka 77', Patushi 90', Pasha 11', K.Dervishi 78' (p).

Egbo 6
Dede 6
Pinari 6
Hajdari 6
Lici 6.5
Patushi 6.5
E.Bulku (Prenga 58') 6.5
Sina 6.5
Muka 7
Halili (Merkoēi 46') 6.5
Fortuzi (A.Tafaj 71') 6.5
Trajner: M. Josa

Kotorri 5
Magani 5
Xhyra (Hysi 66') 5
F.Tafaj 5
Merxha 5.5
Pasha 5.5
R.Dervishi 5.5
Nexha 5.5
Muēa (Xhaja 55') 5
Bajaziti (Buna 55') 5
K.Dervishi 5.5
Trajner: V. Bici
Gjyqtarė: S.Jareci, S.Avdo, B.Pregja (Tiranė).
Kartonė tė verdhė: Nexha, Hajdari, Muēa, Xhaja, Pinari.

Minutat e lojės
3'- Nexha pasi rrėmben njė top nė mesfushė, lėshon njė parabėl nė drejtim tė portės sė Tiranės, Egbo e prek pak topin sa pėr ta devijuar nė tranversė dhe pėr tė dalė mė pas jashtė. Goditje dėnimi, kroson Muēa dhe largon topin mbrojtja bardheblu.
11'- Fortuzi fiton njė goditje dėnimi jashtė zone. Kroson Muka dhe peqinase lagon topin dhe ndėrmerr njė kundėrsulm me Pashėn, i cili pasi kombinon bukur me shokėt e tij, del i vetėm pėrballė Egbos, gjuan dhe gol. Mė parė topi u devijua dhe nga kėmbėt e Sinės. Shkumbini kalon nė avantazh 1-0 nė pak minuta, duke befasuar stolin e Tiranės.
20'- Fortuzi i rrėmben njė top K.Dervi****, gjuan nga jashtė zone prirtaz dhe topi pėrfundon pak centimetra larg shtyllės pingule tė portės sė Kotorrit.
22'- Sėrish Fortuzi protagonist nė njė sulm tė skuadrės, gjuan dhe topi devijohet nga mbrojtėsit e Shkumbinit nė goditje kėndi.
27'- Muka ekzekuton njė goditje dėnimi jashtė zone dhe Kotorri pret i sigurt.
34'- Halili shpėrthen nga e djathta, kroson brenda zonės pėr Fortuzin, i cili ishte vetėm njė hap larg topit. Lici i ndodhur aty pranė godet dhe topi pėrplaset nė trupin e portierit mik.
39'- E. Bulku gjuan fortė nga distanca dhe topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn e djathtė pingule tė "gardianit" peqinas.
43'- Muka shpėrthen nga e djathta, kroson nė zonė, Halili i ndodhur i pambuluar gjuan me kokė duke shėnuar gol. Tirana pak minuta para pėrfundimit tė pjesės sė parė barazon rezultatin nė 1-1.
47'- Merkoēi i sapofutur nė lojė heziton tė gjuajė nė drejtim tė portės, duke u dhėnė mundėsi kundėrshtarėve t'ia largojnė topin nga kėmbėt.
52'- Muka ndėrpritet me faull jashtė zone, duke fituar njė goditje dėnimi. Kroson "labi" nė zonė, Patushi i ndodhur aty gjuan, por topi pas njė rrėmuje mbetet nė kėmbėt e Fortuzit, i cili me gjakftohtėsi shėnon golin e avantazhit. 2-1 pėr Tiranėn.
59'- Prenga i sapofutur nė lojė, pasi merr njė top nga Muka, gjuan njė top silur nga jashtė zone, i cili ndalet vetėm nė rrjetėn e Kotorrit. Kampionėt thellojnė rezultatin nė 3-1.
62'- R.Dervishi pėrfiton nga njė mosmarrėveshje e Dedes me Pinarin, gjuan njė top parabėl, i cili pėr pak sa nuk pėrfundon nė rrjetė.
65'- Lici shpėrthen nga e majta, *** njė top nė zonė, por largon kapiteni Magani nė momentin final.
70'- Muka kroson nga e djathta pėr Fortuzin e lirė brenda zonės, por sulmuesi gabon fatalisht pėr tė shėnuar golin e tij tė dytė nė kėtė ndeshje.
77'- Dede ndėrpritet me faull brenda zonės dhe gjyqtari Jareci akordon penallti. Gjuan Muka fort dhe sėrish gol. Rezultati shkon nė 4-1 pėr bardheblutė.
78'- Njė minutė mė vonė peqinasit me kundėrsulmin e tyre karakteristik fitojnė penallti. Pinari i ndėrhyn me taka Pashės dhe pėr Jarecin ėshtė sėrish penallti. Ekzekuton Klodian Dervishi dhe gol. Ngushtohet rezultati nė 4-2 dhe ndeshja bėhet emocionuese.
80'- Magani gjuan fort njė goditje dėnimi nė kufijtė e zonės, por topi pėrfundon disda metra larg portės sė mbrojtur nga nigeriani Emanuel Egbo.
85'- Alban Tafaj merr njė top nga mesfusha, depėrton nė krahun e majtė dhe pason pėr Mukėn. Vlonjati gjuan me zgjuarsi, duke kėrkuar tė gjejė tė papėrgatitur Kotorrin, por topi pėrfundon afėr me shtyllėn pingul.
90'- Fatjon Tafaj i shkakton faull Mukės nė kufijtė e zonės sė rreptėsisė. Kroson Devi Muka, topi nė zonė pas njė rrėmuje gjen kėmbėt e Patu****, i cili godet dhe sėrish gol. Tirana udhėheq pastėr rezultatin 5-2 dhe kėtu pėrfundon koha e rregullt prej 90 minutash.

Deklaruan
Mirel Josa, trajneri i Tiranės:
"Ndeshjen e kemi nisur keq, duke pėsuar gol qė nė 15 minutat e para. Ka qenė njė lojė e vakėt jona nė kėtė pjesė, e cila me kalimin e minutave erdhi nė ngritje. Kjo pėr shkak tė mosqarkullimit tė topit shpejt dhe terrenit tė rėnduar tė stadiumit "Selman Stėrmasi". Jam dakord me faktin se fitorja erdhi si rrjedhojė e kualiteteve qė kemi nė skuadėr, por nuk besoj se ka ndonjė skuadėr e cila mos ketė nė pėrbėrje lojtarė tė tillė qė bėjnė diferencėn. Duhet tė punojmė akoma mė shumė dhe tė tregohemi tė kujdesshėm sidomos nė situatat e vėshtira kur kemi topin nė zotėrim, pasi janė lojtarėt ata qė i krijojmė telashe vetes tyre dhe skuadrės nė pėrgjithėsi.Kjo nuk mendoj se vjen nga mendjemadhėsia,pornga toleranca."(vijon...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: SKTirana fiton thelle ndaj Shkumbinit

(...vijon nga mesazhi meparshem)
Vasil Bici, trajneri i Shkumbinit:
"Nėse do ta kishim mbyllur pjesėn e parė nė avantazh, Tiranės tė paktėn do t'i kishim marrė barazimin. Por ja qė nuk qe e thėnė kėshtu, pasi po tė kesh nė pėrbėrje lojtar me kualitet si Muka, Prenga dhe Lici, humbja ėshtė rrjedhojė llogjike. Ndeshjen e nisėm mirė, por gabuam shumė nė mbulimin e zonave tė lira dhe kjo solli njė hutim te djemtė. Pėrjashto golin e tretė qė erdhi nga njė goditje e bukur jashtė zone, tė tjerėt ia dhuruam vetė Tiranės. Megjithatė, kam shpresė se kjo skuadėr me kalendarin qė ka nė vazhdim mund t'ia dalė pėr tė mbijetuar nė A1."

Tė veēanta
- Dje pėr herė tė parė Tirana ka luajtur me uniforma tė reja, tė cilat kishin pak ditė qė kishin mbėrritur nga Gjermania. Ngjyra e tyre ishte e bardhė me nuanca gri dhe kishin stemėn e Volksvagen Klasik, sponsor i kampionėve.
- Rezart Dabulla, i cili ishte i skualifikuar kėtė ndeshje pėr shkak kartonėsh tė verdhė, e ndoqi ndeshjen nė tribunėn e tifozėve. Kėta tė fundit, edhe pse Dabi nuk luante, ia thirrėn emrin nė korr disa herė.
- Nė tribuėn VIP mungonte presidenti egjiptian El Sajed, i cili ndodhet nė vendlindje. Megjithatė, njerėzit e tij mė tė afėrt e kanė informuar herė pas herė me telefon pėr rezultatin.
- Prenga pas shėnimit tė golit shkoi dhe pėrqafoi trajnerin Mirel Josa, ndėrkohė qė Egbo la portėn dhe i puthi kėmbėn mesfushorit bardheblu pėr atė gol fantastik tė realizuar.
- Edhe pse Shkumbini ndodhet nė njė situatė tė vėshtirė nė tabelėn e renditjes, tifozėt e saj ishin tė shumtė nė numėr nė shkallėt e stadiumit.

Komenti
Tirana merr fitoren e katėrt radhazi nė kampionat nė "erėn" Josa. Kėtė herė viktima e bardhebluve ishte Shkumbini dhe ndeshja pėrfundoi me rezultatin e thellė 5-2. Ashtu si tri ditė mė parė kampionėt e nisin takimin nė disavantazh dhe mė pas pėrmbysin gjithēka, kjo falė "kėmbartit" Devi Muka. Vlonjati sė bashku dhe me Fortuzin, Prengėn dhe Halilin ishin kualitetet qė vendosėn dhe fatin e kėsaj sfide pėr javėn e 13-tė. Ndeshja ka nisur e vakėt, pasi nė tė gjithė sektorėt e fushės bėheshin gabime si rrjedhojė e terrenit tė rėnduar. Nga kjo situatė pėrfiton Shkumbini, ku Pasha bėn njė vrapim galopant, tė cilin e konkretizon me gol nė njė sulm model tė miqve. Goli i pėsuar i zgjon kampionėt nga gjumi, tė cilėt mundohen tė marrin frenat e lojės nė dorė dhe tė sulmojnė pambarimisht nė portėn peqinase. Mbrojtja mike mundohet tė tregohet e kujdesshme deri afėr pėrfundimit tė pjesės sė parė, por qė atėherė kur nuk pritej 20 herė kampionėt barazojnė rezultatin me Halilin dhe shkojnė nė dhomat e zhveshjes mė tė qetė. Nė pjesėn e dytė Tirana pasi ėshtė ambientuar disi me terreni, krijon hapėsira tė lira nė zonėn e Shkumbinit, ku Muka ėshtė ai qė servir pėr sulmuesit. Nė njė rrėmujė nė zonė i pėrhershmi Fortuzi shėnon golin e fitores dhe tė qetėsisė pėr ekipin e tij. Ndėrkohė Josa me zėvendėsimet e tij i jep mė frymėmarrje lojės kur largon Bulkun dhe aktivizon Prengėn. Ky i fundit ia shpėrblen si duhet besimin trajnerit, duke shėnuar njė gol tė mrekullueshėm dhe duke ngritur peshė stadiumin. Kaq ka mjaftuar qė nė kampin bardheblu dhe nė shkallėt e tribunės tė nis festa. Tirana nuk ka tė ngopur me gola, ku dhe mbrojtėsit kėrkojnė tė shėnojnė. Dede pengohet nė zonė dhe pėr gjyqtarin ėshtė 11-metėrsh, ku ai qė merr pėrsipėr tė ekzekutojė ėshtė dirigjenti Devi Muka. Goli i tij me penallti pasohet nga njė tjetėr i tillė pėr palėn peqinase dhe pikėrisht me Klodian Dervishin. Minutat e mbetura kanė qenė formalitet, pasi bardheblutė e kthyen ndeshjen nė njė seancė stėrvitore, ku edhe pse kishte mbetur njė minutė nė dispozicion nga pėrfundimi i takimit, nė listėn e golashėnuesve e vė emrin edhe Saimir Patushi. Ndeshja pėrfundon kėtu dhe sėrish Tirana rrėmbėn njė tripikėsh tė ēmuar, duke e parė veten sėrish nė krye tė klasifikimit. Njė fitore e cila erdhi mė shumė si shkak i kualiteteve sesa lojės harmonike tė skuadrės. Edhe pse fituesi nuk gjykohet, pėr kampionėt tashmė duhet thėnė se kthesa e madhe e premtuar ka ardhur. Ndėrkohė qė nė prag ėshtė ndeshja e kthimit tė mėrkurėn me Lushnjėn dhe kohė pėr tė gėzuar nuk ka.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po