Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Pse Rez Dabulla ka kaq shume kartone te verdhe?

Mbrojtėsi i kampionėve ėshtė lojtari mė i ndėshkuar pėr skuadrėn e tij nė kėtė sezon
Dabulla: Kartonėt, jo tė gjithė pėr fajin tim

Plot 12 ndeshje nė kampionat, 6 kartonė tė verdhė dhe 1 gol i shėnuar. Kėto janė statistikat e deritanishme tė mbrojtėsit energjik Rezart Dabulla nė kėtė edicion. Ajo qė tė bie mė shumė nė sy te 24-vjeēari ėshtė numri i madh i kartonėve tė verdhė qė ai ka koleksionuar, ku ndryshe nga vitet e kaluara, kėtė herė ka ecur me ritme galopante. Madje, nė njėfarė mėnyre, mund tė quhet rekord, duke parė qė kampionati ka luajtur vetėm 1/3 e ndeshjeve. I fundit karton regjistrohet nė ndeshjen e sė mėrkurės, ndaj Besės, ndėrkohė qė duke i shtuar edhe ato nė ndeshjet me Dinamon dhe Elbasanin, i bie qė stoperi bardheblu tė jetė i skualifikuar nė takimin e sotėm ndaj Shkumbinit. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar" rreth kėtij fakti, Rezart Dabulla komenton: "Janė tė shumtė kartonėt e verdhė qė kam marrė kėtė sezon, por jo tė gjithė kanė qenė pėr fajin tim, sepse edhe gjyqtarėt janė treguar shumė dorėlėshuar me mua. Detyra qė kam nė fushė ėshtė e tillė qė mė duhet tė mbroj hap pas hapi sulmuesit kundėrshtarė dhe ndonjėherė tė shkaktoj edhe faulle taktike, por kurrė pėr lojė tė rėndė. Gjithmonė mundohem qė tė zhvilloj njė lojė "fair-play", por edhe kjo nuk mjafton qė tė mos ndėshkohem,"- thotė stoperi i kampionėve. Sezonin e kaluar, njė "sėmundje" tė tillė kartonėsh e kishte mesfushori me tipare shkatėrruese, Saimir Patushi. Por duket se sivjet matjani ia ka "ngjitur" sėmundjen Dabullės, duke u kufizuar shumė nė marrjen e tyre. Pėr sa i takon fitores sė fundit 2-1 ndaj Besės, Rezarti bėn tė ditur se Tirana ka vuajtur shumė deri nė fund tė lojės pėr tė siguruar tri pikėt. "Kemi vuajtur jashtėzakonisht ndaj kavajasve tė mėrkurėn, derisa e fituam ndeshjen. Vendėsit na vunė nė vėshtirėsi me lojėn e tyre tė ngjeshur dhe sulmet e rrezikshme qė organizonin. Megjithatė, falė eksperiencės sonė dhe sedrės qė dhamė tė gjithė nė fushė, fituam njė sfidė qė ndoshta sot mund tė kishte njė rezultat tjetėr, nėse Muka dhe Egbo nuk do tė tregoheshin tė mrekullueshėm me veprimet e tyre. Tanimė, pas 5 javėsh mungesė, e shohim veten sėrish nė krye tė renditjes dhe shpresojmė qė ta mbajmė sa mė gjatė kryesimin kėtė herė,"- vazhdon idenė e tij Dabi.
Ndeshja e radhės pėr Tiranėn ėshtė ajo e sotmja ndaj Shkumbinit, ku bardheblutė do tė presin nė "Selman Stėrmasi" peqinasit e ringjallur pas fitores nė derbi me Elbasanin. Edhe pse Dabulla nuk do tė jetė i pranishėm nė kėtė pėrballje, ai parashikon njė tjetėr 90-minutėsh tė tensionuar. "Mė vjen keq qė nuk do tė jem nė ndeshjen e sotme me Shkumbinin, por ja qė futbolli ky ėshtė, qė duhet tė vuash edhe dėnimet. Parashikoj njė lojė me shumė emocione ndaj peqinasve, pasi ata janė skuadėr nė ngritje kohėt e fundit dhe do tė vijnė nė Tiranė tė paktėn pėr njė pikė. Duhet tė ruhemi qė tė mos pėsojmė gol dhe tė shėnojmė sa mė shpejt tė jetė e mundur, qė mė pas ta kemi nėn kontroll rezultatin. Nė tė kundėrt, jam i bindur se Shkumbini, nė minutat e fundit, do tė mbyllet nė mbrojtje dhe do tė jetė shumė e mundimshme pėr ta ēarė. Nėse edhe kėtė ndeshje do ta mbyllim me sukses, mė pas do tė jemi mė tė qetė pėr ndeshjet derbi qė na presin me Vllazninė, Partizanin, Teutėn dhe Dinamon,"- i jep fund idesė sė tij mbrojtėsi kėmbėshpejtė.
Aurel CELIBASHI


- Tirana ka zhvilluar dje seancėn e saj tė fundit stėrvitore. Dje paradite, nė orėn 11:00, bardheblutė kanė qenė tė pranishėm nė fushėn "Skėnder Halili", ku kanė profilizuar edhe formacionin anti-Shkumbini. Trajneri Josa ka vendosur qė sot tė hedhė kėtė 11-tėsh nė fushė: Hidi, Dede, Pinari, Hajdari, Lici, Patushi, E. Bulku, Sina, Muka, Fortuzi, Merkoēi.
- Gentian Hajdari do tė jetė alternativa e Rezart Dabullės, tė skualifikuar, qė trajneri bardheblu Mirel Josa ka vendosur ta rreshtojė nė mbrojtjen me tre lojtarė. Hajdari do tė luaj stoper, pėrkrah Dedes dhe Pinarit.
- Saimir Patushi, sot, ndaj Shkumbinit, do tė rikthehet nė formacion. Pas njė ndeshjeje mungesė si rrjedhojė e skualifikimit, matjani do ta marrė rolin e shkatėrruesit nė qendėr tė mesfushės, duke e riulur nė stol Sokol Bulkun. Partneri i Patu**** nė qendėr do tė jetė Ervin Bulku, ndėrkohė qė nė krahė do tė veprojnė Lici me Sinėn.
- Hoteli "Tirana" nė qytetin e Durrėsit ka qenė sėrish mbrėmė rezidenca e kampionėve nė prag tė njė ndeshjeje. Dje pasdite, skuadra e Tiranė ėshtė grumbulluar e gjitha dhe ka udhėtuar nė drejtim tė qytetit bregdetar. Sot, ekipi pritet tė mbėrrijė dy orė para nė kryeqytet dhe pikėrisht nė stadiumin "Selman Stėrmasi", ku nė orėn 14:00 do tė luhet takimi i javės sė 13-tė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po