Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Halili kerkon te rikthehet tek kepuca e arte.

Sulmuesi i kampionėve ka qenė iniciatori i sulmeve tė skuadrės nė fitoren e vėshtirė 2-1 ndaj Besės
Halili: Kreun do ta rimerrnim herėt a vonė
Edhe pse e nisi takimin nga stoli, futja nė lojė nė minutėn e 58-tė e sulmuesit Mahir Halili i ka dhėnė impuls lojės sė Tiranės nė fitoren e vėshtirė 2-1 ndaj Besės tė mėrkurėn. Dibrani, nė tri ndeshjet e fundit, nuk ėshtė preferuar titullar nga trajneri Mirel Josa jo pėr shkak forme, por si rrjedhojė e ndryshimeve qė ky i fundit kėrkon tė eksperimentojė me tė tijtė. 3 janė golat qė numri 14 i kampionėve ka shėnuar nė kėtė sezon, shumė pak me atė ēfarė bėri edicionin e kaluar. Megjithatė, pėr tė, rėndėsi kanė pikėt qė Tirana koleksionon. Fitorja e minutave tė fundit ndaj kavajasve ka sjellė entuziazėm nė kampin bardheblu, pasi pas 5 javėsh, 20 herė kampionėt kanė rigjetur kryesimin, tė cilin e mbajtėn deri nė javėn e 6-tė. Pėr Mahir Halilin, tripikėshi i marrė nė Kavajė ka qenė nga mė tė vėshtirėt pėr t'u arritur, duke parė presionin e madh qė tifozeria verdhezi ushtronte pėr 90 minuta.
"Fitorja me kavajasit ka qenė nga mė tė vėshtirat qė kemi koleksionuar nė kėtė sezon. Madje mund tė them se kemi marrė njė fitore me gjak ndaj njė Bese tejet tė karikuar edhe nga tifozeria e saj e zjarrtė. Ndeshjen e kemi fituar si rrjedhojė e njė disipline taktike tė hekurt dhe njė kontrolli tė topit mė tė madh se kundėrshtari. Kėtu nuk duhet lėnė pa pėrmendur edhe klasi i Mukės, i cili me dy golat e shėnuar po konfirmon veten si njė nga lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar,"- thotė 29-vjeēari. Pėr sa u takon disa prej ngjarjeve kryesore qė sollėn kthesėn nė takimin e sė mėrkurės, Mahiri shprehet: "Takimin e kemi nisur keq, pasi qė nė minutat e para kemi pėsuar gol. Megjithatė, nuk lėshuam terren dhe u munduam qė nga minuta nė minutė ta pėrqendronim lojėn nė gjysmėfushėn e kundėrshtarit. Kjo mėnyrė loje solli edhe barazimin tonė, i cili po tė mos ishte ruajtur nga Egboja nė pjesėn e parė, falė njė pritjeje tė penalltisė, gjėrat do tė bėheshin mė tė vėshtira pėr ne pėr ta fituar ndeshjen. Nė pjesėn e dytė kemi vėnė ekuilibėr nė mesfushė dhe kemi sulmuar nė mėnyrė frontale, por vetėm nė minutat e fundit e kemi gjetur golin. Tė gjithė nė skuadėr kishim njė parandjenjė se do tė shėnonim sėrish dhe nuk e ulėm ritmin deri sa ia arritėm objektivit pėr tė dalė me tri pikė nga Kavaja. Dua tė pėrmend gjithashtu edhe organizimin perfekt qė i ishte bėrė kėsaj pėrballjeje, ku terrenin i fushės sė rikonstruktuar tė shtonte etjen pėr tė dhėnė mė tė mirėn nga vetja,"- komenton dibrani bardheblu.
Me kėtė fitore tė tretė nė "erėn" Josa dhe me humbjen e Teutės, Tirana e sheh veten sėrish nė krye tė klasifikimit. Pėr "Kėpucėn e artė" tė kampionatit tė kaluar, kjo situatė do tė ndodhte herėt a vonė. "Kam qenė i bindur se, herėt a vonė, do ta rimerrnim kreun e renditjes, pasi njė gjė tė tillė na i favorizon edhe kalendari. Tani e rėndėsishme pėr ne ėshtė qė tė mos e lėshojmė mė kėtė kryesim tė marrė me meritė dhe tė vazhdojmė tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė, pasi kampionatit tashmė i fillon tatėpjeta,"- deklaron Halili. Nė fund tė opinionit tė tij pėr ballafaqimin e radhės me Shkumbinin, numri 14 i kampionėve bėn tė ditur se ai duhet fituar medoemos. "Nesėr na pret njė tjetėr takim i vėshtirė me Shkumbinin, kėshtu qė nuk kemi kohė pėr tė humbur. Duhet tė fillojmė tė mendojmė menjėherė pėr tė, pasi nė rast se nuk fitojmė, do tė ēonim dėm njė pjesė tė madhe tė sezonit,"- pėrfundon lojtari fjalėpak e punėshumė, Mahir Halili.
Aurel CELIBASHI

- Rezart Dabulla do tė jetė i skualifikuar i radhės pėr kampionėt nė takimin e sė shtunės ndaj Shkumbinit. Mbrojtėsi bardheblu ka marrė kartonin e tij tė tretė tė verdhė dhe tashmė ėshtė automatikisht i skualifikuar. Ky ėshtė skualifikimi i tij i dytė nė kėtė kampionat, kur mė parė dėnimin e kishte vuajtur ndaj Cėrrikut pėr kupė. Pra, pėr Tiranėn, kėtė javė do tė rikthehet Patushi dhe do tė mungojė Dabulla. Vendin e stoperit pritet ta marrė Hajdari.
- Tirana, pėr asnjė moment nuk ka tė pushuar. Edhe pse kampionėt fituan me shumė vėshtirėsi 2-1 ndaj Besės, nuk janė lėnė pushim nga trajneri Josa. Dje paradite, tė gjithė futbollistėt, nė praninė e stafit drejtues, kanė zhvilluar njė seancė tė lehtė stėrvitore prej 60 minutash.
- "Selman Stėrmasi" do tė jetė stadiumi qė do tė presė tė shtunėn, ora 14:00, kampionėt pėr ndeshjen e javės sė 13-tė tė kampionatit ndaj Shkumbinit. Ishte planifikuar qė kjo ndeshje pėr bardheblutė tė luhej tė premten, por miqėsorja me Estoninė e prishi kalendarin, kėshtu qė ajo do tė luhet nė njė orė me derbin Dinamo-Partizani.
- Sot paradite, nė orėn 11:00, nė fushėn "Skėnder Halili", bardheblutė do tė zhvillojnė stėrvitjen e tyre tė fundit nė pragndeshjen e radhės ndaj peqinasve. Nė kėtė seancė stėrvitore pritet qė trajneri Mirel Josa tė pėrcaktojė edhe 11-shin qė do tė zbresė nė fushė nesėr. Mė pas, mbasdite, ashtu siē ėshtė bėrė zakon sė fundmi, kampionėt do tė udhėtojnė drejt Durrėsit, ku do tė grumbullohen

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po