Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Marrin kreun por jo prape ne eufori

Besa humbet 2-1 pėrballė kampionėve, nė ndeshjen e pėrurimit tė stadiumit
Devi Muka, ai qė u prishi festėn kavajasve
Nga Kavaja, Feriz FERIZAJ
Besa - Tirana 1-2
Shėnues: Kapllani 6', Muka 27', 89'.

Besa
Osmani 6.5
Xhani 6
Sheta 6
Doka 6
Lila 6.5
Romanishin 6
Veizi 6
Abdulla 6
Kuli 6
Ypi (Verli 79') 6
Kapllani (K.Bajaziti 85') 6
Trajner: F. Sejdini

Tirana
Egbo 7
Sina 7
Dabulla 6
Dede 7
Pinari 6
E.Bulku 6
S.Bulku (A.Tafaj 63') 7
Muka 7.5
Fortuzi (F.Xhafa 80') 6
Lici 6
Merkoēi (Halili 58') 6
Trajner: M. Josa.
Shėnues: Kapllani 6', Muka 27', 89'.
Gjyqtarė: M. Allkja (Elbasan), A. Mali (Patos), V. Guranjaku (Elbasan).
Kartonė tė verdhė: Dabulla, Muka, Sheta, Lila, Doka.

Radiografia
2'- Kuli nuk koordinohet si duhet brenda zonės dhe gjuan keq.
3'- Devi Muka bėn tė njėjtėn gjė si Kuli.
6'- Kapllani shfrytėzon bukur harkimin nga kėndorja dhe shėnon golin e tij tė parė me fanellėn e Besės. 1-0.
12'- Kapllani nuk pėrfiton me kokė, pėrballė Egbos. Topi i goditur prej tij "qeth" traun e portės sė miqve.
22'- E. Bulku ekzekuton shkėlqyeshėm njė goditje dėnimi, por pret nė dy kohė Osmani.
27'- Muka, mė i miri nė fushė, godet shpejt nė hyrje tė zonės, duke befasuar edhe Osmanin, tek e sheh topin nė rrjetė. 1 1.
40'- Dede e prek topin me dorė brenda zonės, prandaj gjyqtari Allkja akordon 11-metėrsh pėr vendėsit. Gjuan Kuli, por grushton Egbo.
44'- Fortuzi nxjerr tė lirė Merkoēin, i cili humbet njė rast ideal goli.
46'- Muka, nė njė kombinim ne Sinėn, gjuan dobėt brenda zonės.
50'- Muka ekzekuton shkėlqyeshėm njė goditje dėnimi, por topi kalon ngjitur me shtyllėn tranversale tė Osmanit.
58'- Fortuzi ka rastin tė shėnojė, por i vetėm pėrballė Osmanit gjuan dobėt.
65'- I sapofutur nė lojė pėr Tiranėn, Halili, gjuan pėrballė Osmanit, por pret ky i fundit.
75'- Halili godet nga njė goditje dėnimi, por pret shkėlqyeshėm Osmani.
80'- Osmani detyrohet tė dalė jashtė zone dhe ta largojė topin me kėmbė, pėrpara se Halili tė rrezikonte.
89'- Kur tė gjithė prisnin vėrshėllimėn e gjyqtarit pėr pėrfundimin e kėsaj ndeshjeje, ėshtė Muka qė shėnon golin e dytė dhe tė fitores pėr Tiranėn.

Komenti
Besa nuk arriti ta festonte kthimin nė stadiumin e saj me njė fitore. Madje nuk mori dot edhe atė barazim 1-1, tė cilin e kishte nė duar deri njė minutė para pėrfundimit tė 90 minutave. Jo pak ndikim te Besa nė kėtė disfatė pati edhe faktori psikologjik. E gjithė trysnia e ushtruar gjatė gjithė javės nga ambienti sportdashės kavajas kishte bėrė tė sajėn, shto kėtu edhe vlerat e kundėrshtarit. Besa humbi njė takim qė nuk duhej ta humbiste. Njė gol i shėnuar dhe njė penallti e humbur janė shumė, po tė kihet parasysh se pėrballė saj ishte Tirana kampione. Besa u ndėshkua, duke harruar se pėrballė kishte Tiranėn, qė deri nė minutėn e 90-tė mbetet skuadėr ndėshkuese. Mė shumė se njė humbje pėrballė kampionėve nė fuqi, Besa nuk arriti t'i kėnaqte ata mijėra mbėshtetės qė e kishin mbushur plot stadiumin e tyre. Kjo me Tiranėn duhet konsideruar njė humbje e pamerituar, por qė do t'i vlejė shumė Besės pėr tė ardhmen, pėr t'u treguar futbollistėve tė saj se duhet qėndruar me kėmbė nė tokė. Dje, loja e Besės tregoi se nuk ėshtė ende ajo e pritshmja. Nė fund, nuk mund tė lėmė pa pėrmendur edhe reagimet e shpeshta tė teknikut kavajas, Sejdini, dhe tė tifozerisė kavajase, pas disa gabimeve tė qėllimshme tė gjyqtarit Allkja.

Thanė pas ndeshjes:
Faruk Sejdini, trajner i Besės:
"Barazimi do tė ishte rezultati mė i drejtė i kėsaj ndeshjeje. Ekipi ynė nuk po e vlerėson akoma peshėn e fanellės sė tij. Futbollistėt e Besės harrojnė qė futbolli luhet 90 minuta. Pėr mua, nėse do tė ishte realizuar penalltia, Besa do tė kishte fituar. Tirana na goditi nė fund, falė kualiteteve dhe fatit. Me sa duket, kėtė herė fati ishte nė anėn e saj."
Mirel Josa, trajner i Tiranės:
"Korrėm njė fitore tė vėshtirė. Me ndėrrimet e kryera, loja jonė u bė mė rezultative. E kisha parashikuar tė vėshtirė kėtė ballafaqim, sepse i tillė ishte kundėrshtari. Nėse Besa do tė shėnonte nga pika e bardhė e penalltisė, ndoshta ēdo gjė do tė kishte marrė fund pėr ne. Besa kishte dy sulmues tė rrezikshėm dhe, po qe se mesfusha e saj do t'i mbėshteste mė mirė, mund tė na nxirrnin shumė probleme."

Tė veēanta
- Nė kėtė ndeshje merrte pjesė edhe Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i cili preu shiritin e rikonstruksionit tė fushės sė stadiumit "Besa". Tė pranishėm nė kėtė moment qenė edhe presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, deputetė dhe personalitete tė pushtetit vendor.
- Njė numėr rekord spektatorėsh shfaqet nė stadium pas gati 25 vitesh. Binte nė sy numri i madh i grave dhe i vajzave, nė totalin e afro 10 mijė shikuesve.
- Besa u kthye nė stadiumin e saj pas afro 20 muajsh, pėr shkak tė rikonstruksionit tė tij.
- Para ndeshjes, pėrreth 1 orė, u zhvillua njė koncert i madh festiv, me kėngėtarė tė ndryshėm nga Kavaja dhe Tirana.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po