Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Per te fituar duhet DISIPLINE!

Kampionėt u kanė dhėnė dorėn e fundit pėrgatitjeve pėr sfidėn e sotme me kavajasit
Josa: Disiplina taktike, "ēelėsi" i fitores
Paraditja e djeshme pėr bardheblutė ka qenė e nxehtė, pėr sa u takon pėrgatitjeve pėr javėn e 12-tė tė kampionatit. Nė orėn 11:30, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", tė gjithė lojtarėt, duke pėrfshirė edhe stafin drejtues, zhvilluan seancėn e fundit stėrvitore nė pragndeshjen e sotme ndaj Besės. Trajneri Mirel Josa, sė bashku me dy asistentėt e tij, Zengla-Tafaj, pėrpara fillimit tė stėrvitjes zhvilloi me tė tijtė njė analizė tė shkurtėr pėr sa i takon planit tė stėrvitjes, si dhe detyrave qė futbollistėt duhet tė mbajnė mbi shpinė pėr kėtė sfidė delikate tė radhės. Sipas Josės, nėse ndaj kavajasve do tė kėrkohet fitorja, ajo do tė arrihet vetėm falė njė disipline tė hekurt taktike. "Pėrballja me Besėn, ashtu si tė gjitha ndeshjet qė kanė kaluar dhe qė do tė vijnė, ka rėndėsi tė madhe, pasi pėrmban nė vetvete tri pikė tė ēmuara pėr ecurinė nė vazhdim. Duhet medoemos tė tregohemi tė kujdesshėm ndaj kavajasve dhe tė jemi shumė tė disiplinuar taktikisht nė fushėn e lojės, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund t'i vėmė vendėsit nė vėshtirėsi,"- u ka komunikuar trajneri bardheblu djemve tė tij. Pėr teknikun e kampionėve, kjo do tė jetė trasferta e parė nė kampionat (ka luajtur njė tė tillė ndaj Lushnjės nė Peqin pėr Kupėn e Shqipėrisė) dhe kėrkon qė ta realizojė mė sukses. Madje ai e konsideron kėtė ballafaqim me verdhezinjtė njė nga ndeshjet mė tė vėshtira qė kur ėshtė ulur nė stolin e Tiranės. "Pėr mua, ky takim ėshtė nga mė tė vėshtirėt qė mund tė parashikoj qė kur jam nė krye tė Tiranės, pėr vetė traditėn qė ka Besa nė futbollin shqiptar. Ajo do tė luajė pėrballė shikuesve tė saj tė zjarrtė pas njė periudhe tė gjatė ndėrprerjeje dhe do tė jetė shumė e karikuar. Ky fakt duhet tė na mobilizojė mė shumė pėr tė marrė tri pikėt nė kėtė ndeshje tė radhės, duke qenė se ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t'u shpallur kampionė,"- vazhdon idenė e tij ish-zėvendėstrajneri i kombėtares. Pėr sa u takon ndryshimeve nė formacion, nga stėrvitja e djeshme u pa qartė se dy do tė jenė lėvizjet nė krahasim me ndeshjen e kupės, tė mėrkurėn ndaj Lushnjės. Kėshtu, nė portė, do tė rikthehet Isli Hidi, ndėrkohė qė vendin e Saimir Patu****, tė skualifikuar pėr kartonė tė verdhė, do ta zėrė Sokol Bulku. Pjesa tjetėr e skuadrės nuk do tė ketė ndryshime.
Dje, bardheblutė, pas stėrvitjes kanė pushuar disa orė nė familjet e tyre dhe nė orėn 18:00 janė grumbullur tė gjithė para stadiumit "Selman Stėrmasi", ku mė pas udhėtuan nė drejtim tė Shkėmbit tė Kavajės. Mbrėmja e djeshme i ka zėnė 20 herė kampionėt buzė Adriatikut dhe pikėrisht nė hotelin "Tirana", nė njė grumbullim, i cili shėrben pėr harmoninė dhe qetėsinė e tė gjithė lojtarėve pėrpara njė takimi, qė ndoshta mund tė vlejė kryesimin.
Aurel CELIBASHI

Fortuzi, Xhafa dhe Patushi "falen" tek El Sajedi
Pėrpara stėrvitjes sė djeshme, tre prej futbollistėve tė Tiranės kanė qenė tė pranishėm nė zyrėn e presidentit Metuali El Sajed. Arsyeja ka qenė e thjeshtė, marrja e kėstit tė radhės, tė cilėn egjiptiani ua ka likuiduar menjėherė "kanakarėve" tė tij. Vonesa e tre prej lojtarėve kryesorė nė skuadėr ka sjellė qė stėrvitja e djeshme e bardhebluve tė shtyhej 30 minuta. Mė pas, presidenti El Sajed i ka "bekuar" futbollistėt pėr njė fitore ndaj Besės dhe ėshtė nisur nė drejtim tė Egjiptit. Nė vendin e piramidave, njėshi i kampionėve do tė qendrojė 10 ditė, pėr shkak tė disa impenjimeve tė rėndėsishme vetjake. Gjithsesi, ai u ka kėrkuar njerėzve tė tij mė tė afėrt qė ta informojnė minutė pas minute pėr takimin e sotėm tė Tiranės ndaj Besės.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po